Në Komisionin Hetimor për shkeljet e Presidentit Meta është miratuar shtyrja me 4 muaj e afatit të hetimit të veprimeve të tij.
Në Kuvend kaloi projekt-ligji për një shtesë në përmbajtjen e këtij hetimi, pas anulimit të dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit edhe ajo e dekretimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila çoi më pas në një përplasje me kreun e KED, Ardian Dvoranin.
Mazhoranca pretendon se Meta ka bërë dy shkelje të tjera sa i takon emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, arsye për të cilën kërkoi edhe shtyhrje me 4 muaj këtë komision.
Ndërkohë nga ana tjetër, anëtari i Komisionit të Posaçëm Hetimor, Arben Zeneli ka dalë kundër këtij propozimi pasi kërkon që Komisioni të mbarojë fillimisht për atë çfarë u mblodh fillimisht, pra për anulimin e dekretit të 30 qershorit.
“Të mbarojmë fillimisht për atë çfarë u mblodhëm. Më pas përfundojmë, dhe vijojmë me shtesat.”- tha Zeneli. Halit Valteri gjithashtu deklaroi; “Nuk mund të merremi se çfarë bën sot Meta apo çfarë do bëjë Meta. Nuk bëhet kjo punë shto ujë e shto miell. Jemi kundra shtimit të objekteve të hetimit për Presidentit në këtë Komision.”
Po PSE me të vërtetë mendoni ju o njerëz se këta duan të dënojnë njëri tjetrin.
Saktësisht e kundërta është e vërtetë.
Këta bëjnë sikur. Por ngaqë nuk i kanë edhe besën njëri tjetrit mbajnë dhe prova për të shantazhuar njëri tjetrin.
Këta janë një tufë ujqërish që e gjithë lufta bëhet kush do jetë kryetar i tufës.
Sapo bëhet dikush të tjerët binden dhe kënaqen dhe me alfën dhe omegen por mjafton te jenë pjesë e tufës dhe të mos ndahen prej saj…
Po te jete e vertete, pra jo thjesht nje propozim, atehere ky do te ishte nje zhgenjim i madh per pritshmerite e larta te publikut. Jo vetem kaq, por une si qytetar i ketij vendi ndjehem i fyer qe kam per kryetar shteti nje karnaval si Ilir Meta, i cili te paguhet edhe nga taksat e mija, per me teper qe ai ka aq shume para qe mund te roje me to edhe 100 vjet. Por ky eshte problemi me i vogel. Ai po na shemton Republiken. Meta deri ne periudhen e shtyrjes kater mujore mund te kryeje edhe shkelje te tjera. Po pastaj? Ju çdo beni do shtyni prape afatin?! Nese Komisioni Parlamentar per shkarkimin e tij, do te vijoje me traditen e gjithe Komisioneve Parlamentare te mepareshme, qe vetem shtyjne diten, duke shtyre afatet, por kurre nuk kane arritur ndonje rezultat konkret rreth problemit per te cilin ngrihen, eshte turp per ju. Uroj te mos jete keshtu.