Vuçiç në Tiranë: Serbia s’do e njohë Kosovën. Ata janë në fushatë, s’dihet kush do qeverisë

21 Dhjetor 2019, 08:33Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç minimizoi të premten protestën e Vetëvendosjes dhe thirrjet kundër tij, duke thënë se është mësuar me protesta dhe se kjo është normale në demokraci. Presidenti serb tha se thirrjet nga jashtë nuk do të ndryshojnë as qendrimin e tij dhe as atë të kryeministrit Rama. Nga ana tjetër ai nuk i kurseu deklaratat kundër Kosovës dhe thumboi politikanët, duke thënë se janë ende në vazhdimin e fushatës zgjedhore dhe nuk dihet kush do e formojë Qeverinë.

“I kam çdo ditë para zyrës së Presidentit, edhe kur flet, edhe kur nuk flet për to; në demokraci kjo është normale dhe nuk shoh asnjë problem të veçantë, por kam përshtypjen se ata njerëz janë të kthyer më shumë nga e kaluara. Nuk më bën shumë përshtypje kur dikush mendon se me fyerje mund të ndryshojë qendrimin apo mendimin politik të dikujt. Besoj se nuk mendoni se do të ndryshoj qendrimin tim për shkak të thirrjeve jashtë ose që Edi Rama do ndryshojë qendrimin e tij. Thjesht kjo nuk shkon ashtu. U ndjeva shumë mirë t’iu them sinqerisht, më sollen një çaj shumë të mirë, ishin shumë mikëprites dhe nuk kam çfarë të them për këta njerëz ketu. Mendoj se disa njerëz nuk e kuptojnë realitetin dhe nuk jetojnë as në të tashmen dhe nuk kanë asnjë vizion për të ardhmen, por ky është problem i tyre”, u shpeh ai në konferencën për mediat.

Presidenti i Serbisë u shpreh më tej se “kjo që po bëjnë (mini-shengeni) është vizionare dhe që do i sjelle zhvillime Beogradit, Tiranës dhe Shkupit, më shumë para, standard më të mirë jetese dhe qendrim të njerezve në shtepite e tyre, në mënyrë që të mos ikin jashtë vendit, për të mbushur barkun me bukë”.

Lidhur me qendrimin për Malin e Zi, Presidenti serb tha se kishte biseduar para disa netësh me Presidentit Gjukanovic dhe të shtunën do të flasin hapur.

Unë nuk e fsheh se ata mund ta refuzojnë, çdokush mund ta refuzojë, nuk duhet të lusim askënd, por mendojmë se do ishte miëe, do ishte mirë për Malin e Zi, do ishte mire për të gjithë rajonin. Por të me pyesni pse Bosna dhe Hercegovina, unë mund ta kuptoj kur dikush nga Prishtina thotë se ekzistojne arsye politike, sepse e urrejnë Serbine, sepse Serbia nuk do ta njohë Kosoven… nuk mund ta arsyetoj, por mund ta kuptoj se gjendeni në vazhdimin e fushatës zgjedhore dhe nuk je i sigurt se kush do ta formojë qeverinë dhe ta interpretojë në këtë mënyrë. Por nuk është mirë kur silleni si i orientuar nga partia dhe nuk kujdeseni për interesat, siç e thoni ju të Vendit, siç e themi ne të Organeve Krahinore të Qeverisjes; si të doni quajeni, por këto janë interesa më të mëdha se interesat e partisë”, u shpreh Presidenti serb, raporton abcnews.al.

Ai më tej u tha se është i kënaqur nga bisedimet e deritanishme. “Unë jam i kënaqur, dhe më besoni se i kam llogaritur shumë mirë interesat serbe. Unë e respektoj rajonin por puna ime është të kujdesem për interesat e Serbisë dhe me besoni i kam llogaritur mirë, të gjitha”.

Lidhur me refuzimin e Bosnjë-Hercegovinës, Vuçiç tha se nëse dikujt i vjen mbarë kjo iniciative ajo është Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Por i vjen shumë për mbarë edhe Serbise, Shqiperise dhe Malit te Zi.

Këto deklarata Presidenti i Serbisë i bëri nga hotel Rogner, në një konferencë për gazetarët, pas takimit me me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

6 komente në “Vuçiç në Tiranë: Serbia s’do e njohë Kosovën. Ata janë në fushatë, s’dihet kush do qeverisë”

  1. agon says:

    Kush jane interesat e Serbise ato qe prekin interesat e Shqiperise zoti Vucic? Sepse neqoftese eshte keshtu ckuptim ka ajo qe thoni,i un jam per interesat e Serbise? Atehere i bie qe Rama eshte per interesat e Shiperise dhe Zaevi ato te Maqedonise, ku ishim hic gjekundi, cfare beme hic asgje, ketu behet llaf per intresat e te gjithe ballkanit, po te shofim secili interesat e vet ckuptim ka kjo shfaqje qe po jepni, ke do mashtroni me kete!!!!

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Edi ke për të shtuar noi gjo lale mbi deklaratat e mikut tënd vuçiç? Edo ti dhe anastasi na sillni miqtë tuaj të cilët nga qendra e Tiranës na kujtojnë ne shqiptarëve se Kosova është sërbi. .të të vijë turp edo për postin që mban, nuk ma do mëndja që këtë radhë t’ia hedhësh vetëm me “turpin”…

    1. Flm says:

      “… nuk do te njoh kurre Kosoven si shtet Turk-Arnautesh”
      ###
      Ku eshte cudia ne kete shprehje kur thjesht emri Kosov (dellenj) eshte Serbe, kur te gjitha toponimet jane Serbe, kur te gjitha monumentet Kulturore jane Serbe ose Orthodhokse, … c’lidhje kane me xhihadistat turko-kosovar.

  3. SHKELZENI says:

    NE KOSOVE SHQIPTARET JANE VERTET NJEREZ PA VIZION SERBIA KA KRYER KRIME ASKUSH NUK THOTE TE KUNDERTEN DHE KRIMI DENOHET POR ME SA PO SHOHIM SHUME PO THIREN NE HAGE KOSOVAR PER KRIME LUFTE SE SA SERBE
    FEMIJA QE NE KOHEN E LUFTES KA QENE 5 VJEC SOT ESHTE 25 VJEC DHE NUK PYETE PER LUFTEN RAMBUSHIN ME KALLASHE POR PER TE ARDHMEN E TIJE .
    KOSOVA ESHTE KRAHINE ENDE E PA NJOHUR SI SHTETE DHE KETA INJORANTE I SHPALLIN LUFTE POLITIKE SERBISE NJE SHTET I KONSOLIDUAR ME DIPLOMACI ALEAT DHE ALEANCA TE NDERTUARA KETE TREGOJNE EDHE TERHEQJET E NJOHJES SE KOSOVES NGA SHUME SHTETE.
    SERBIA NGELET FQINJI JONE I MIRE APO I KEQ AJO ESHTE E DO TE JETE ATY NDAJE E VETMJA GJE ESHTE KE KESHE RELACIONE TE MIRA TE MARESH PJESE NE TAKIM TE FLASESH .
    THACI TAKOHET CDO DY JAVE ME VUCIC NUK KEMI PARE REFUZIM TE THACIT NDERSA KUR RAMA THERET NJE SAMIT KY NUK VJENE TREGON HISTORI ME LUFTE .
    THACI NUK REFUZON TAKIMIN ME VUCIC PASI AI TAKOHET REGULLISHT POR AI REFUZONE RAMEN DHE PER KETE RAMA DUHET TE MENDOHET MIRE DHE TE NDRYSHOJE POLITIK ME KOSOVEN PASI RESPEKTIN DHE TOLERANCEN E RAMES PO E MARIN PER DOBESI .FLM

  4. kodrasadikit says:

    Ha ha ha .. Vuqiq : I kam llogaritur mire interesat e Serbise !! Per tjeret futjav teposhte e perpjete siq ja futen shokut Enver u moren vesh per Kosoven e viset shqiptare e ja futen ..Tani Vuqiqi me Ramen u moren vesh e po deshirojne tja fusin qeshtjes shqiptare e intresave tona kombetare ….Me endesi eshte Serbise ti pershtate ! He klase politike e cofte e tradhtare ,populli i shkrete po veshtron e po bene sehire .Ne ditet tona qdokush i merr lajmet dhe e shef tradhtine kombetare ..-fatkeqesisht .ps ndoshta botohet se mos idhnohet Vuqiqi -fqiniji i

  5. Enea says:

    Ramo Ramo, kam pershtypjen se do shpallesh person non grata nga populli shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje