Shkeljet rrugore në Francë: Shoferëve u kërkohet të penalizojnë shoferët e tjerë për një pagë prej 1.200 euro

22 Dhjetor 2019, 13:26Lifestyle TEMA

Duket e pabesueshme, por në Francë për dy vjet kompanitë private kanë në pronësi automjete me radarë të integruar, të cilat monitorojnë trafikun dhe regjistrojnë ata që ecin tej normave.

Informacioni pastaj i dërgohet policisë, i cila u pret fletëgjobat drejtuesve me shkelje,.

Në vitin 2017, Franca ktheu kontrollet me radar në celular, por vetëm duke i regjistuar, e kjo nga privati. Ishte thjesht çështje llogarie, pasi ul kostot për policinë, e njëherësh punëson njerëz në një shërbim të nevijshëm.

Janë dy kompani që merren me këtë proces: Geos dhe Mobiom. Madje ato janë në kërkim të punonjësve që do shërbëjnë si kapës kundrëvajtësish me radar në celular.

Mobiom ka një pagë neto mujore prej 1,400 euro dhe gjashtë orë në ditë (përfshihen edhe ndërrime të natës) – përfshirë pushimet dhe fundjavat. “Shërbimi funksionon nga 0 deri në 24 orë sepse paratë janë në rrugë!”, thuhet nga të interesuarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje