FOTOT: Kjo është mënyra e veçantë që zgjodhi mësuesja për t'i shpjeguar mësim nxënësve

23 Dhjetor 2019, 16:24Lifestyle TEMA
FOTOT: Kjo është mënyra e veçantë që zgjodhi

Mësuesit janë një ndër personat që ndikojnë shum në jetën tonë.

Veronica Duque është një mësuese 43-vjeçare që ka krijuar një mënyrë shumë unike për t’u shpjeguar nxënësve mësimin.

Për shpjegimin e anatomisë ajo vendosi të vishte një kostum ngjitur pas trupit i cili tregonte komplet muskujt dhe organet e trupit.

Unë kam dhënë mësim për 15 vjet. Mësoj shkencë natyrore dhe shoqërore, art, si dhe anglisht dhe spanjisht tek të rinjtë e tek studentët e mi”, është shprehur Veronica.

Aktualisht, ajo mëson klasën e tretë dhe vazhdimisht kërkon ide se si t’i bëjë mësimet më interesante.

Unë isha duke shfletuar në internet kur u shfaq një reklamë e një rrobe banje. Duke e ditur sa e vështirë është për fëmijët në një moshë të re të vizualizojnë disponimin e organeve të brendshme, mendova se ia vlen ta jepja një provë”, kja thënë ajo.

Pasi burri i saj Michael Michael publikoi disa foto nga mësimi, Veronica menjëherë u bë shumë virale. Duke marrë mbi 65 mijë pëlqime dhe 14 mijë komente, kjo foto e ka bërë atë një simbol të krijimtarisë dhe përkushtimit.

Veronica është një mësuese e re në moshë dhe madje shumë e talentuar sepse ajo përdor strategji të ndryshme për të komunikuar dhe për të shpjeguar mësimin tek studentët e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje