Ish-ministri i drejtësisë së LSI, Ylli Manjani është kundër qëndrimit të opozitës, sepse mendon se kur të vijë në pushtet do të qeverisë me sistemin që la Rama.
Në një postim në rrjetin social, Manjani thotë se fajin e ka sistemi, dhe jo vetëm Rama.
Ndërsa thotë se Rama duhet hequr me urgjencë, ai këmbëngul se opozita duhet të ketë gati sistemin e ri të sundimit Kushtetues dhe ligjor.
Postimi i plotë i Manjanit:
Sistemi apo personi?
Nuk kam ndryshuar mendim as bindjen se vendi ka nevojë për rotacion politik. Sigurisht duke rikthyer pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.
Pa asnjë dyshim, mbetem besnik i kësaj ideje.
Mirëpo na pëlqen apo jo, beteja politike nuk mund të bazohet mbi tezën që “skanë faj ligjet e as sistemi, por Rama”!!!
Kjo është e rrezikshme dhe nuk ngjall shpresë. Se nuk mund të sjellë shpresë ideja që të heqim Ramën dhe të qeverisim sistemin që lë Ai!!!
Ndoshta këtu e ka burimin njëfare skepticizmi ndaj opozitës së sotme…
Unë vetë e rrefuzoj këtë ide, pra të personalizimit të betejës politike, pavarësisht se nuk do tërhiqem nga kontributi për rotacionin aq të domosdoshëm.
E rrefuzoj sepse sistemi i sundimit politik ku jemi zhytur duhet përmbysur për të vendosur sundimin ligjit dhe Rendin Kushtetues të Republikës.
Personat nuk janë garanci, sistemi po!
Për të qenë më konkret akoma, nuk o bashkohem dot as idesë së artikuluar nga opozitarë që “fajin e ka Rama dhe se gjithë beteja të bëhet për heqjen e tij”!
Ai duhet hequr, pa vonesë madje, por mbi të gjitha opozita duhet të ketë gati sistemin e ri të sundimit Kushtetues dhe ligjor. Duhet ta kishte tashmë!
Duhet të ketë gati të programuar dhe me produkte, Kushtetutën e Re; Sistemin e ri zgjedhor; legjislacionin (të paktën konceptet e përgjithshme) procedural që rrit garancitë për procese të rregullta ligjore; paketën e ndërhyrjeve afat shkurtër që shfuqizon të gjitha ndërhyrjet moniste në legjislacion.
Pa dyshim që opozita duhet të ketë këto instrumente gati, tja tregojë shqiptarëve se e ka seriozisht demokracinë, shtetin dhe politikën!
Përndryshe, të presim të ikë Rama që të vijmë ne nuk ngjit! Mund të ndodhë si ngjarje, por nuk ngjit sepse nuk ndryshon asgjë, përveç fytyrave.
Unë nuk jam militant që pretendoj se qeveria do rrezohet me protesta, por jam qytetar që kërkoj të përmbyset sistemi i sundimit të Bosit për të vendosur sundimin e ligjit.
Në këtë fushë, pra në vendosjen e sundimit të ligjit, jam i gatshëm të kontribuoj pa orar dhe pa para. Në beteja personash nuk kam ndërmend të futem, megjithse e përsëris: e mbështes rotacionin politik!
O koqe akoma se keni kuptuar qe nuk iken Rama dhe te lere hajdutst e Berishes dhe Ilirit qe ta masakrojne kete vend ashfu sic kane bere e po bejne.Rama do iki pasi te ngrihen institucionet e drejtesize dhe ajo te japi frutet e saj. Gjyqetare dhe prokurore te korupfuar duhen pastruar nga sistemi.
hahahaha
kta jane tizaret e sharlataet me te medhenj te shqiperise .
Rama do iki kur te duan shqiptaret jo shkerdhat-taret muzlluma
Pyetja eshte si duhet hequr pa vonese ?!?! VOTA.. Ik bej cicin piziveng se voten keni per ta pare vetem me dylbi..
Ky karabushi Lesh e Lise duhet te mesohet me idene qe Ramen e ka aty te pakten deri ne 2025.
Meqe ka lene mjeker te filloje te lere dhe mustaqet dhe bashke me Tit pordhen te shkruaje gam gam ne port hale se vetem ajo i ka mbetur.