“Etja” për gaz, si mund të përfitojë Shqipëria nga aleanca greko-izraelite kundër Turqisë

23 Dhjetor 2019, 09:08Politika TEMA

Si kundërpërgjigje ndaj marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Libisë, që ndajnë Mesdheun duke pretenduar si ujëra territoriale një korridor që fillon nga brigjet turke në veri, e mbyllet në brigjet afrikane libiane në jug, Greqia dhe Izraeli kanë vendosur që të përshpejtojnë punën për ndërtimin e gazsjellësit “East Mediterranean”.

Ndërtimi i këtij gazsjellësi me një gjatësi rreth 2200 kilometra është një projekt i hershëm i lobuar fort sidomos nga Greqia e Qipro, por edhe i mbështetur nga Izraeli dhe Italia. Ai synon që të transferojë nga brigjet izraelite në brigjet italiane, duke kaluar përmes Mesdheut rreth 20 miliardë metër/kub gaz.

Mediat greke shkruajnë se për këtë qëllim, Kryeministri Qirjakos Mitsotaqis ka pasur së fundmi një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanjahu. Të njëjtat burime thonë se në bisedën në fjalë, mes Kryeministrit grek dhe atij izraelit është diskutuar mundësia që në ditët e para të janarit të mblidhen në Athinë përfaqësuesit e Italisë, Greqisë, Qipros dhe Izraelit për të nënshkruar marrëveshjen e nisjes së punës për këtë gazsjellës.

Katër vendet e konsiderojnë me rëndësi gjeo-strategjike këtë gazsjellës, edhe si kundërpërgjigje ndaj Turqisë dhe “aleancës” së saj me Rusinë dhe Iranin. Por, projekti gëzon edhe mbështetjen e vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe të SHBA, që nuk dëshirojnë që tregu europian të lihet në duart e pasigurisë së gazsjellësave rusë që kalojnë përmes Turqisë dhe Ukrainës.

Qeveria greke thotë se pavarësisht kërcënimeve të Turqisë dhe pretendimeve të dy vendeve për ujërat territoriale në Mesdhe, ku në një pjesë të madhe mbivendosen hartat e pretenduara të Zonave Ekskluzive Ekonomike, gazsjellësi do të ndërtohet.

Vlera totale e gazsjellësit përllogaritet në rreth 8 miliardë dollarë. Por, hovi grek për ndërtimin e plotë të tij sa më parë, mund të ndërpritet nga faktorë që nuk varen nga Athina. Së pari, në Izrael ka ende një pasiguri sa i takon qeverisë së re të vendit, ndërsa Italia nuk ka ndryshuar thelbësisht qëndrimin e saj për të mos financuar këtë gazsjellës.

Roma është përqëndruar aktualisht tek vënia në punë të plotë të gazsjellësit TAP, që kalon përmes Shqipërisë, ndërsa si zgjidhje për të ulur koston e “East Med” një ide që ka qarkulluar është edhe lidhja e tij me TAP-in. Në këtë skenar, në hartën e vendeve që do të përfitonin nga ndërtimi i këtij gazsjellësi do të përfshihej edhe Shqipëria, duke u shndërruar në portën hyrëse të rreth 30 për qind të gazit për të cilin do të ketë nevojë tregu europian në vitin 2030.

Turqia dhe Libia nënshkruan së fundi një marrëveshje ku zgjerojnë hartën e ujërave territoriale nëpër Mesdhe. Bëhet fjalë për vendosjen e një korridori që shtrihet pa ndërprerje përmes Mesdheut nga brigjet e Libisë deri tek brigjet e Turqisë. Gjerësia e korridorit është 30 kilometra, duke zgjeruar hapësirën territoriale turke që shtrihet deri 10 kilometra nga brigjet e Kretës. Marrëveshja është nënshkruar më 27 nëntor dhe të rafitikuar nga të dyja vendet.

Greqia ka reaguar duke njoftuar dorëzimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të këtij memorandumi duke deklaruar se ai shkel ligjin ndërkombëtar për ndarjen dhe vendosjen e kufijve detarë.

Megjithatë, Ankaraja këmbëngul se marrëveshja nuk cenon asnjë vend tjetër në Mesdhe, se ajo është një marrëveshje e nënshkruar mes dy vendeve sovrane dhe në përputhje të plotë me të gjitha direktivat e përcaktuara nga ligji ndërkombëtar.

Por, nga përmbajtja e anekseve të memorandumit të nënshkruar mes dy vendeve, kuptohet qartë që shënjestra është Greqia. Pika e parë përcakton koordinatat gjeografike ku Turqia dhe Libia zgjerojnë ujërat e tyre territoriale në Mesdhe, ndërsa mes parashikimeve është edhe klauzola që detyron dy vendet nënshkruese që të njoftojnë njëra-tjetrën në çdo hap në rast të një negociatë me një vend tjetër për çështjen e kufirit detar.

Njëri prej vendeve me të cilat Libia nuk ka një marrëveshje për kufirin detar është Greqia dhe kjo do të thotë se në bisedimet e mundshme mes Tripolit dhe Athinës, Ankaraja do të ketë sy e veshë në tryezë, që detyrohen nga memorandumi në fjalë.(SI)

11 komente në ““Etja” për gaz, si mund të përfitojë Shqipëria nga aleanca greko-izraelite kundër Turqisë”

  1. Flm says:

    Levizje paniku te Turqis, te cilat jane jasht c’do logjike e jo me te drejte nderkombetare.
    ###
    Sa do Turqia te beje “te fortin” ajo eshte humbese, sepse Greqia dhe Qipro me zgjuarsi ka futur ne kete loje superfuqi ushtarake si SHBA, BE, Izrael, Franc, Italy, Egjypt …
    ###
    C’eshtja eshte se ke pale do te mbeshtesi Shqiperia ne raste se i kerkohet, Ramuti byrazeri i Sulltanit, c’fare rruge do te ndjeki, ate te Europes apo te Anadollit.

    1. SHBA dhe BE te lene”kopilin ne dere” neqoftese pershkallohet situata me Rusin e Turqine…ju gabelt e Anadollit e keni provuar me 1974 ne Qipro apo beni perseri “budallajn” mos ju hapni b…Putinit se ju sjell tanket ne mes te Athines dhe nuk ka “Zot” tju marri persiper….jo me SHBA e BE….arapi mou…

      1. Flm says:

        O k..Arapi mu, nje pyetje kisha …
        Greqia ka 6 mij ishuj ku nga ato 107 prej tyre banohen.
        ###
        Si ka mundesi “superfuqia” Turqi nuk guxon te shkeli nje ishull shkembor ndonese ato i ka 0.5 milje nga brigjet e Turqis dhe 200 milje larg Greqis kontinentale.
        ###
        Si eshte e MUNDUR a mund te me thote njeri ???
        Pres pergjigje nga kopilat Turk-Arnaut.

        1. ISatame says:

          Budalle
          njeri shume shume i pa diture ashte garante Amerika se per 8 ore Turku te dele ne Kapshtice

  2. USA-EU says:

    Shqiperia perfiton trashte e Erdoganit. Derisa e keni Edi Ramen ne pushtet, Shqiperia s’do kete perspektive euro-atlantike dhe do te zhytet deri ne fyt ne varferi. Shqiperise i nevojitet nje qeveri pro perendimore e jo te behet koloni serbo-turke.

  3. Spartakos Thraks says:

    Shqipëria do të përfitoj nga kjo aleancë vetëm duke u antarsuar në këtë kualicion dhe pa u shkëputur nga marveshja e TAP të ardhurat që do të të përfitojë sigurisht do të jenë më të shumta se nga TAP. Arsyeja është më se e thjeshte se të ardhurat nga TAP janë vetëm shpërblim tranzit. Ndërsa po arriti një marrëveshje me East Med do të ketë shumë avantazhe se kuadratet detare të Shqipërisë kufizohen me ato të Greqisë dmth do të përdorin se bashku disa degezime nga puset e gazit drejt aksit kryesor të linjës. Por që bëhet kjo realitet duhet të vendosë vetë dhe duke mos bere rimorkjon e askujt. Politikanët duhet të mendojnë për të mirën e popullit çfarë i intereson atij,te shohin realitetin siç është, të respektojnë ligjet ndërkombëtare që përcaktojnë ndarjen e kufijve të zonave të shfrytëzimit detar dhe të mos besojnë formulat që na nxjerr Erdogani që thotë se ishujt nuk kanë të drejtë zonash detare, dmth simbas tij as Anglia, Japonia, Filipinet, Indonezia, etj nuk duhet të kenë zona detare.

    1. undefined says:

      Sa te jene leshqent e Athines ne keto “pazare” te pranishem shqiptaret do marrin gjithmon “lesh e currit”….kush beson nje gje te tille ose eshte kopil 300 e ben rolin e “budallajt” ose eshte komplet “carac” nga trute e kokes…

  4. Pellazgos says:

    Sjane vetem “gabele” zoti me comentin Pi….h,pi…..h,por vendi i Theatros,i Filo-Sofise,i Dhimo-kratise,i Politizmos ne te gjithe rruzullin tokesore,qe nga Pyles tou Irakleos qe quhej Gjibraltari,ne Masalia te Pytheas se quhet Marseje,Nea-Polis qe quhet Napoli,Magna Grecia,Aleksandria Kostandinopolis Persopolis ne Persi,etj.
    200 vjet jetoi Perandoria e Megas Aleksandros me Ptolemenjte dhe Kleopatten qe quhet Periudha Helene.E hodhi faren tek Var-Varet dhe po te bejne D,N,A, qe nga Spanja deri ne Iran do dalin Greke.
    Tani ik pertyp ca fara lule dielli dhe “kendo” si gjinkalla se nuk e ka krimbin Shqiperine myslimane askush ne llogari ashtu sic eshte katandisur.

  5. Jo per gje... says:

    Mireqe e ndryshuat harten se late nam…. As I kontrolloni fare lajmet. Ashtu si ju a cojne ashtu I botoni llokum. Debila.
    Sa per konflktin detar eshte me te vertete serioz sepse perfshihen shume interesa dhe shume pale.

  6. Veshi says:

    Hidrokarburet nen tabanin e Mesdheut do te nxirren nga investitoret dhe do te shprndahen prejtyre , sipas kritereve nderkombetare, shteteve kufitare dhe tregut. Te tjerat jane muhabet.

  7. mich says:

    Dogfight (Greece vs Turkey) HAF Mirage-2000 shoot down turkish F-16 Greek F-4 Phantom ( HAF ), extremely low flight over the Aegean sea

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje