Rama mbledh ministrat në Golem, do japin llogari për 6 mujorin

22 Dhjetor 2019, 13:34Politika TEMA

Fundi i vitit është kohë bilancesh edhe për Qeverinë. Për këtë, Kryeministri Rama ka vendosur të thërrasë në takim, mëngjesin e të hënës, të gjithë ekipin e Këshillit të Ministrave.

Edhe këtë herë është zgjedhur formula e mbledhjeve informale jashtë selisë së Qeverisë në Tiranë. Rama do të mbledhë ministrat e tij në Golem, në një resort privat.

Pjesëmarrësit janë njoftuar se takimi do të nisë në orën 9:00 të mëngjesit dhe do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së hënë.

Në fokus do të jetë analiza për punën e secilit dikaster në 6 muajt e fundit, ku ministrat, njëri pas tjetrit, do të japin llogari para shefit të Qeverisë në lidhje me detyrat që u janë caktuar çdonjërit prej tyre.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë pritet t’i dedikohet edhe pasojave të tërmetit të 26 nëntorit dhe planit për rindërtim.

1 komente në “Rama mbledh ministrat në Golem, do japin llogari për 6 mujorin”

  1. Faleminderi Tema says:

    Sa mire qe Tema e nis diten me humor, jam shkri fane.
    =
    Rrofsh Mero, dhe ekipi i gazetes Tema.
    Respekt
    K Dega

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje