Nga Altin Ketro
Pas takimit të radhës të mbajtur në Tiranë midis 4 liderëve të Ballkanit në kuadër të procesit të nisur në Berlin dhe që është në funksion të një marrëdhënie të re ndërshtetërore në këtë ish-zonë të nxehtë të Evropës, nisi si zakonisht një stuhi akuzash kundrejt kryeministrit Rama.
Ndjeshmëria më e madhe ishte se përse Rama pranoi që Tiranën ta vizitojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Është e habitshme kjo ndjeshmëri kaq e madhe sa herë organizator është Edi Rama, ndërkohë që nuk përbën fare problem kur presidenti Vuçiç dhe lideri serbo-boshnjak Dodik vijnë në Tiranë me ftesë të presidentit Meta, ku me atë rast nuk bëhet asnjë protest apo të ngrihet ndonjë furtunë në gotë.
Gjithsesi, akuza më e madhe që i bëhet kryeministrit Rama është se përse takohet dhe fton presidentin serb, i cili, sipas akuzatorëve të Ramës, përfaqëson një shtet i cili ka kryer krime në Kosovë, duke i përmendur midis të tjerave: masakrën e Reçakut, përdhunimet masive të grave e vajzave, si dhe shpërnguljen me dhunë të popullsisë civile drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë gjatë luftës në Kosovë.
Po, sigurisht, janë të vërteta gjithë këto krime që thashë më lart kundrejt popullit shqiptar të Kosovës. Por janë pikërisht masakra si ajo e Reçakut, përdhunimet dhe spastrimi etnik, çmimi që Kosova duhet të paguante për të fituar lirinë dhe pavarësinë.
Sepse liderët amerikanë dhe britanikë, Klinton e Bleir, nuk do mund ta vinin ndryshe në lëvizje NATO-n për të bombarduar Beogadin, përveçse duke u njohur me këto krime të rënda të Millosheviçit.
Pavarësisht rolit historik e të pamohueshëm që pati UÇK-ja ku shumë pjesëtarë të saj dhanë jetën për liri, lufta e NATO-s me Serbinë nuk u shkaktua prej luftimeve me automatik kallashnikov, ndërmjet ushtarëve të UÇK-së dhe artilerisë serbe.
Sot në botë ka me mijëra luftime të tilla, por që nuk tërheqin fare vëmendje ndërkombëtare. Janë pikërisht masakrat ndaj civilëve dhe spastrimet masive etnike ato që ndërgjegjësojnë komunitetin ndërkombëtar, arsyeja pse duhet ndërhyrë ushtarakisht kur gjuha e diplomacisë nuk funksionon.
Prandaj është e udhës që të mos përmenden vijueshmërisht si argument bllokues viktimat civile të vitit 1999, sepse gjaku i tyre prej barbarisë serbe, është kostoja njerëzore që duhej paguar për të pasur Kosovën e lirë. Përndryshe, janari i 2020-ës do e gjente ende Kosovën nën Serbi.
Retorika e lartë që po shihet në Kosovë pas këtij takimi të radhës, duke e akuzuar rëndë kryeministrin Rama si tradhtar, është tërësisht e gabuar. Jo vetëm pse ajo që po bën Rama është në të mirë edhe të vetë Kosovës duke pasur parasysh se çfarë përfaqësojnë ato katër prioritete mbi të cilat funksionon edhe vetë Bashkimi Evropian, por mbi të gjitha, kjo gjuhë e rënduar e tyre kundrejt Ramës dëmton shumë rëndë edhe vetë liderët kosovarë.
Kërkesa e tyre që Rama mos takohet e mos lidhë asnjë marrëveshje me Serbinë në kuadër rajonal, është njësoj sikur të thuash fjalën e fundit në fillim. Dhe ai politikan që thotë fjalën e fundit në fillim, e ka tmerrësisht të vështirë më pas që të bëjë prapa kthehu.
Kjo kërkesë ultimative e palës kosovare që Tirana të mos ketë asnjë kontakt kur pjesë është edhe Beogradi, do vërë në vështirësi çdo përfaqësues politik qeveritar nga pala kosovare kur do t’i duhet të takohet në të ardhmen me përfaqësues politik nga Serbia.
Se ja, mirë nuk do të duan të marrin pjesë në këtë të ashtuquajtur “Shengeni i Ballkanit”, po nesër kur t’i thërrasë në Berlin zonja Merkel, në Paris zoti Macron, apo në Bruksel zonja von der Leyen, dhe ku pjesë e tryezës do të jetë Vuçiç apo Brnabiç, duke u nisur nga ajo çka po i thuhet sot Ramës, logjikisht i bie që pala kosovare të refuzojë pjesëmarrjen.
Kjo gjë do të më sillte ndërmend periudhën gjatë regjimit komunist ku ekipet tona sportive të lojrave me dorë, të cilat arrinin deri në finale të Kupave të Evropës, për dreq u binte shorti me ndonjë ekip rus dhe regjimi i kohës nuk pranonte të ndesheshin. Si rezultat, ekipi rus fitonte ndeshjen në tavolinë dhe vijonte garën më tej, kurse ekipi shqiptar kthehej në atdhe duke mbajtur në kurriz edhe dënime nga federata përkatëse ndërkombëtare.
Nën këtë shembull, duke parë këtë retorikë pa kuptim, i bie që edhe liderët kosovarë, të mos kenë kurajo të ballafaqohen me palën serbe dhe kësisoj serbët avancojnë më tej në proceset integruese, kurse shqiptarët e Kosovës rrezikojnë ndëshkime të formës që nuk ftohen më në takime ndërkombëtare.
Natyrisht, ka ende ndjeshmëri përse politika serbe nuk ka kërkuar falje për krimet në Kosovë. Por mos prisni që këtë ta bëjnë kaq shpejt. Sepse gjithë ai brez njerëzish që jetojnë në Serbi janë rritur qysh në kopësht me teza nacionaliste dhe nuk është kaq kollaj t’ua mbushësh mendjen që Kosova nuk i përket më territorit serb.
Janë pikërisht kontaktet e vazhdueshme në rangjet e larta të politikës, më pas bashkëpunimet ekonomike si dhe në shumë fusha të tjera, kontakte të cilat mbase do të zgjasin për disa vite, ato të cilat do të zbehin pak e nga pak ndjenjat e sëmura nacionaliste në Serbi duke pranuar gradualisht një realitet të ri tek ata, siç është Kosova, një shtet i lirë dhe i pavarur.
Si përfundim, të gjitha shtetet e rajonit duan integrim në Evropë. Disa kanë avancuar në këtë drejtim duke i hapur negociatat, disa të tjerë janë në pritje. Por askujt të mos i shkojë ndërmend që Evropa do na pranojë ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë rregulluar marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes njëri- tjetrit. “Shengeni Ballkanik” është një sprovë domethënëse në këtë drejtim,
Ky bashkëpunim rajonal, nëse funksionon, është një sinjal i qartë dhe shpresëplotë për BE-në që në gjirin e saj nuk do afrohen shtete problematikë, të cilat mosmarrëveshjet e tyre t’i tranferojnë edhe në tavolinat ku do jenë pjesë e së tërës. Prandaj është e rëndësishme që nga Ballkani t’i përcillen BE-së sinjale bashkëpunimi, dhe jo të përdoren ndjenjat e brendshme për të ndezur gjakrat në funksion të përfitimit për kapital politik.
P.S. Është e kuptueshme që kur shkruan për këtë temë, bëhesh lehtë objekt sulmesh e akuzash duke të futur në grupin e tradhtarëve. Kjo ndonjëherë të çon në ndjenjë vetëcensurimi me idenë: Ç’më duhet t’i hyj këtij diskutimi kur e di që s’do më kuptojnë. Por sinqerisht nuk mund të rrija pa i hedhur këto radhë duke qenë i kompleksuar nga kjo “frikë”.
me pak fjale ose rama (si gjithe shqipfolsit ne skiperi) shesin gjithcka per 2 lek ose eshte tradhetare, zgjidh e mer more gazetar “progresiv”.
“Detar” duket qe te paska zene deti. Je i sigurt qe e ke lexuar deri ne fund o vetem titullin ?
Mendoj se vetëm Andi Bejte këtu më sipër e përshkruan ramën 100% shkrimet e tjera janë të përcipta, dhe boll me atë karamelen që edin e akuzon vetëm Kosova për tradhëtar. ..e gjithë shqiptaria e akuzon, ju militantët keni ngelur si një grusht pleshtash që ju ka rënë bomba dhe nuk dini nga të merrni më parë. ..ju që pretendoni se akuzat vijnë vetëm nga Kosova jeni në një linjë me sërbët dhe me celulën e anastasit, nuk ngurroni të bëni pakt me djallin vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën tuaj, kësaj radhe do ta keni të vështirë veç. ..
Po c’prisni filloni revolucionin kunder Rames. Vetem nje pyetje kam dhe te lutem me jep nje pergjigje.
Kur ta permbysni Ramen dhe “pleshtat” e tij cili eshte programi dhe kush jane liderat qe do e vene ne jete programin e levizjes per shpetimin e Shqiperise nga Rama
Apo thjesht vetem ta hidhni poshte dhe me vone qameti le te behet ?
Pse ca ka per te lexuar ose per te kuptuar qe Krim inistri i Arnauteve , Vizionari artist, ja kaloi eshe Sali B..ishes
Avash Harvardi avash se memorie kemi te gjithe . Te krahasosh Ramen me ate tjetrin eshte vari carin muhabetit. Bemat e tjetrit dihen prandaj nje fakt te vetem ku Rama ja paska kaluar mund te na e sjellesh?
Apo ti flet , ai ajo ata flasin dhe u gatua corba. Problemi eshte se vete gatuani dhe vete po’ e hani. C’te them me shume……oreks te mbare.
‘Armand’ nuk ke kuptuar gjë apo bën sikur nuk kupton? Revolucioni ka filluar ka vite ka që në 1990..atëherë unë isha aty tek 55 kg dhe me flokë sterrë të zinj isha në mes të asaj turmës që në krye kishte Neritan cekën isha i mbushur me shumë urrejtje në shpirt për gjithë ato vuajtje të prindërve apo familjes time të madhe të përndjekur padrejtësisht dhe brutalisht nga regjimi i qoftëlargut enver. ..isha një flluskë e vogël në mes të turmës kur rrëzuam bustin e qoftëlargut enver por ne ramë viktima të sali berishës me shokë. ..problemi qëndron se megjithëse sot mbas 30 vjetësh ne shqiptarët u bëmë njërëz dhe e kuptuam lojën e Ramiz Alisë me sali fatos etj etj dhe nuk po reagojmë tu japim atë që meritojnë. ..edi rama është thjesht një hallkë më tepër e shtuar e nomenklaturës komuniste, i kishte të gjitha kushtet dhe shanset që të bënte shtet por ai bëri të kundërtën. .përse e bëri sepse është budalla apo skizofren? mendoj se jo, ai vepron sipas urdhrave që merr. .si edi si saliu apo meta janë pengje në duart e agjenturave serbogreke dhe në momente deçizive ata në mënyrë orkestrimi perfekt sjellin destabilizimin e Shqipërisë. .edi rama i bën lëvizjet në harmoni të plotë me sali berishën dhe ilir metën,ja fakti flet vetë e gjithë shqiptaria i është hedhur në grykë edi ramës për përçarjen që po mbjell midis shqiptareve ndërsa opozita shqiptare hesht. ..detyra jonë është që ti zhdukim nga faqja e dheut te gjithë këta sharlatanë që bëjnë rrokada apo akrobatllëqe për t’i hedhur hi syve këtij populli. .ti zhdukim këta njëherë se kushdo që të vijë pas këtyre nuk ma do mëndja të jenë kaq shpirtzinj e të fëlliqur pastaj këta janë të gjithë bij e nipër anëtarësh të byrosë politike të enver qoftëlargutë. .revolucioni vazhdon i dashur ‘armand’shqiptarët u gënjyen në 90 u rigënjyen në 97 për së dyti sepse fatos nano nxorri asin nga xhepi dhe hodhi në fushë bandat terroriste të cilat nuk e lanë popullin të bashkohej por krijuan amulli të mirë orkestruar, ato banda përsëri ekzistojnë të gjithë shqiptarët e dinë një gjë të tillë sepse ed eskobari (mos vdeksh kurrë ‘Zigur’)ka krijuar një shtet paralel për “ditë të vështira “…shqiptarët këtë radhë nuk duhet të bien preh e teknazmave djallëzore të pushtetarëve tanë. .gjaku lum le të vejë sepse revolucioni do gjak (fatkeqësisht)por nëse duam të shporrim mortjen shekullore duhet të paguajmë çdo çmim. ..
me respekt ‘zhaku i pamposhtur ‘
Ky gazetari Ketri perdor nje llogjike kriminale per te mbrojtur Ramen dhe Vucicin!
Masakren e Recakut e te tjera krimet e ish Jugosllavise nuk duhet t’i permendim se ato paskan qene kosto e nderhyrjes se NATO-s ne Kosove,keshtu propagandon ky halabak antishqiptar!
Sipas llogjikes se ketij banditi mediatik i bie,qe ne se ti ke humbur ne bixhoz miliona tek komshiu dhe do qe te hakmerresh ndaj tij,por nuk te mjafton humbja e milionave gjoja per faj te tij,i thua gruas tebde qe te beje seks me komshiun qe ti ta kapesh ne flagrance komshiun per te shfryre inatin ndaj tij!
Keta halabake jane mbrojtes te Rames,ne rrugetimin e tij aventurier per percarjen e kombit shqiptar,pasi shkaterroi gjithcka ne Shqiperi!
Rama eshte fatkeqesia e kombit shqiptar sot!
Sic ke nickname je vete i neveritur kryekeput ne arsyetimin tend idiotesk. Kur shoh vemje si tu qe shkruajne ne blog I them vetes me vjen turp qe kjo gjallese flet shqip. Fatkeqsia jane monstra si ju kokeboshe dhe patriote tribale. Vdekje vicidolizmit kesaj tifoje qe ka pllakosur mendjet irracionale qe na bejne te turperohemi si shqiptare.
Zoti Altin Ketro,je i saket ne mendimet e tua.Qendrimi i Edi Rames eshte i mire dhe i drejte.Qendrimi i drejetuesve te Koseves nuk eshte i drejte.Edi Rama,po mundohet qe te ulin gjakrat ne ballkan,kerkon te ndertoi ura kalimi e mirekuptimi mes shtetve te Ballkanit,sidomos me Serbim qe po bejme qe nga 1948-ta qe shqiperia ka merdhenje te keqe deri te ngrira me Beogradin.Zoti Edi Rama,Mendon se nuk mund te ecet keshtu me fqinjet.Mardhenjet duhet te jene te mira.Prandaj Edi Rama qe ka arritur te beje bashke me shqiperine Serbim,Malin e zi,Maqedonin,eshte merite e tij dhe duhet lavderuar.Kjo eshte edhe per te mirten e Kosoves,por kosovaret kete nuk e koptojne.
Ketro dobet kjo analize…nuk po e ben si duhet punen per shefin..Shengeni Ballkanik eshte domosdoshmeri ekonomike njerezore e nuk ka dyshim…por ky sulm i shefit tend ndsj udheheqesve Shqiptare te Kosoves eshte i ulet dhe denton marredheniet tona.. ashtu si mesazhet kuranore qe na jep nje kryeminister laik….Nderkohe ti Ketro as ja ke idenee e luftes se Kosoves.I kam pare vete nenat Serbe kur percillnin femijet ushtare ne Beograd..me idene qe sdo kthdhen me. Po e ben njesoj si ballistet e Tufistet qe ulin luften partizane….Ketro mos ul vlerat e luftes se ke inat Ramushin….ai ishte nje nga mijera
Loni nuk eshte sulm kunderudherrefyesve te Kosoves, por thirrje per mendje . E geqin veten per gjenerala, por u kane zene cipe syte me ato qe kane perfituar keto vite dhe u duket bota e tyre. Harrojne ose jane injorante qe sot ne boten moderne ti ngrene kebet menjehere . Edi Rala eshte vizionar, jeton me kohen, i pergjegjshem per ate qe thote dhe ben dhe jembengukes si asnje tjeter. Kush e kupton kete sherbim eshte ne kanalin e duhur, femijet tane nuk duan me armiqesi qe po vazhdon te kultivohet ne emer te patriotizmit fallco, duan paqe, prosperitet, zhvillim dhe nivel te larte jetese qe sot arrihet vetem me bashkepunim interbacional dhe jo te internosh veten . Te faleminderit ne qoftese me kupton.
SULMI I RAMËS NDAJ TYRE ËSHTË PAK!!
ATA JANË CA FSHATARË QË E KONSIDEROJNË VETEN SI FEUDALË NË KOSOVË KU SECILI KA DHE SUNDON FEUDIN E VET.
ATA JANË TË LUMTUR TË JENË FEUDALË NË NJË GJOJA SHTET DHE TË PA INTEGRUAR ME SHQIPËRINË DHE BE-në,SE SA TU RREZIKOHET POLITIKA E SUNDIMIT TË TYRE FEUDO-FSHATARE NË KOSOVË.
Jo mor z Ketro, ju mire beni qe shkruani per kete teme. Problemi eshte i atyre qe duan te na mbajne ne gjendje lufte te perhershme. Besoj qe shumica e popullit eshte katerciperishte dakort me keto nisma. Shiko, Shqiperia nuk eshte rasti i vetem ne bote qe i kane bere padrejtsi historike. Por Shqiptaret jane rasti i vetem ne bote qe duan te izolohen nga bota. Ky eshte thjeshte lapsus. Edhe pse ne historine tone post mesjetare, jo pak kemi qene te mbyllur si komb. Kjo nuk eshte perralle nga e kaluara. Politika pasqyron karakterin e popullit. Ti ke nje fshat, nje rrugice, dhe i ngre muret nga tre matra te larta ne oborr. Kjo se nuk do lidhje me boten jashte , ambientit tend. Kete ka pasqyruar edhe politika ne dy, tre, anet e kufirit. Ne e dime qe eshte proçes i veshtire pajtimi i serbeve me shqiptaret. Por po tu referohemi ngjarjeve ne bote, me kete mendesi i bie qe asnje shtet i perfshire ne lufte, mos pranonte bashkpunim me Gjermanine, Japonine, e me keto qe ka bere raprezalje ndaj civileve. Falja do ishte xhesti me kuptimplote . Por as Gjermania as Italia, as Japonia, morpo as Amerika per Hiroshimen , asnje nuk ka kerkuar ndjese fill pas lufte. Po, e kane bere H.Kol, Merkel, Klinton, apo De Gol etj. Po kjo ka ndodhur shume me pas. Dhe per me teper per rrethana e specifika shume te ndryshme nga problemi Kosovar. Personalisht nuk jam ne gjendje te diskutoj mbi detaje teknike te ketij bashkpunimi, por nisur nga eksperienca Europiane , ky mund te jete momenti qe Ballkani te shkeputet nga mendesia “Ballkanike “. Mjaft me me parrulla patriotike te kota. Patriot eshte te mendosh per brezat ne vazhdim. E jo per çanakun e radhes, qe kur fitohet s’ka me as shije.
Ketro,politika eshte shprehje e koncentruar e ekonomise.Jam i sigurte qe kete postulat e njeh.Dhe ekonomia eshte matematike.PA ekonomi moderne Shqiperia nuk del kurre nga varferia.Rama duket se dicka ka kuptuar,gjithesesi jo teresisht.Sepse nuk ka kuptuar akoma kerkesen urgjente per ri industrializimin e Shqiperise.Por gjithesesi e ka te qarte se vetem BE mund ta fuse vendin ne kete rruge.Eshte edhe Kina, por politikanet shqiptareve si servile shembullore kane frike nga ky vend gjigand qe eshte ,,fabrika dhe teknologjia ,,e botes.Sepse te gjithe ata ,,miq strategjike,,qe sapo shohin nje kinez ne Tirane therrasin,,kujdes nga Kina,,vete zhvillojne me Kinen marredhenie komplekse qindramiljaredeshe.Nderkohe lidhur me takimin ne Tirane,une mund te shprehem se armiqte reale te shqiptareve Jane ATA primitive qe nuk kuptojne se vetem me pragmatizem,inteligjence dhe veprim mund te cohen prepara objektivat strategjike,zhvillimi ekonomik dhe bashkimi kombetar.Mbyllja ne,, feudot,, e vogla shqiptareve eshte vetvrasje.Kosova jo vetem qe duhet te vinte e para ne kete proces,por duhet te shkoje edhe ne Beograd ne se e therrasin edhe per nje ngjarje te thjeshte.Dhe duhet te shkoje kudo,sa me shpesh ,edhe kur perballe ndodhen serbet.Afirmimi arrihet jo duke u mbyllur skutave apo me perralla te patriotizmin idiot.Cdo kohe ka limitin e saj,tashme lufta ka mbaruar,Serbia kurre nuk mund te rimarre Kosoven shqiptare prepara se te rimarre sllavet e tjere te ish Jugosllavise.Vucic e di shume mire.Nderkohe edhe Rama e di shume mire se processi i bashkimit nuk mund te realizohet kurre pa firmen e pese te medhenjve te KS.Prandaj cdo proces i terthorte,fuzion i ftohte kombetar nepermjet integrimit ekonomik,kulturor,njerezor eshte hap real drejt bashkimit ,pa zhurmen topash apo klithma,,patriotike,,
Ti je ne rregull me shkrimin. Por politika kosovare eshte pushtuar nga njerezit e automatikut. Dhe nuk kuptojne se bota fuksionon ndryshe nga c’mendojne ata. Ndersa kosovaret mbajne koken mbrapa, bota shikon para.
Ik mor i paditur, ti tregon se Bota funkcionoka ndryshe, smerë vesh dhia nga taxhia.
Gezuar minischengeni me funkcionom ndryshe te Botës.
https://presheva.com/serbia-fshin-rreth-7-mije-shqiptare-ne-medvegje-nga-regjistrat-civil/
Po te mos ishte Amerika,Europa e patjeter Shqiperia,kush do e clironte kosoven nga serbia?! 1.200.000 kosovaret qe iken nga syte kembet apo 60.000 “luftetaret” qe u regjistruan pas luftes,apo apo 2.000.000 kurbetqaret qe jetojne neper bote?! Pse nuk e marrin mitrovicen e veriut meqense jane kaq patriot?!!!! Tani Altin priti patriotet e fb.Por une ju them vetem nje gje:shkoni clirone mitrovicen.
mitrovica eshte toke shqiptrare dhe jo “kosovare” ore i shitur qe zgerdhehesh me vetveten.
Fajin e kane shqiptaret e kosoves qe nuk ju vendosin nje takse 100% dhe te merreni me erdoganin dhe hoxh-ramen tuaj.
Detar që nuk di ‘not’ në detin e realitetit. Vërtet Mitrovica është tokë shqiptare, tashmë ajo është qytet kosovar me probleme që, hëpërhë ka diktuar situata në terren, gjë që nuk do zgjasë dhe shumë. Por ka edhe më tej Mitrovicës, qytete që denbabaden shqiptare janë edhe ato, por janë fare jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Është Presheva, Ulqini, Janina, Tetova, Dibra etj. Pse nuk shkon ti t’i marrësh edhe ato? Mbase kështu, në qendër të gjithë këtyre qyteteve do të të ngrenë nga një shtatore si askujt tjetër më parë nga burrat e mëdhenj që kanë aspiruar e luftuar për Shqipërinë Etnike nuk e ka arritur dot? Hë si thua? E bën dot?!
Patriot zgjuarsi eshte te mos atakosh vellezerit….vepro por mos ofendo. Pikerisht per kete Rama ka bere gabim dhe do mari kosto politike…por ka ndezur nie zjarr ne vatren Shqiptare qe do shuhet vetem kur te iki….arrogant i pandreqshem.
Ky Ketro luften e njeh nga Video lojrat…pra viktimat civile ishin ok thote….po si mund te kishteviktima civile pa luftenuk na e thote…..viktimat civile erdhen se pati deri lufte frontale….vetem ne Llap pa ndihmen e Natos uck mbajti frontin 6 muaj ne llogore….turp qe pergojon luften e uck…ti qenke nje Tufe e Vogel…..sa qef kemi ti minimizojme lufterat tona…cudi…
Bekim Femiu e kishte gruan serbe. Po kështu Azem Vllasi. Po kështu të tjerë e të tjerë në Kosovë apo Maqedoni. Atdhetarët shqiptarë përtej kufirit AMË në kohën a Jugosllavisë, ani se kishin gratë në shtëpi, me “automatik” në dorë shkonin pranë të dashurave bythëmdhaja serbe e maqedonase për shtatë palë qejfe.
Mos na çani kokën me Ramushë e Rabushë!
I nderuar. Në një situatë jashtëzakonisht jo normale politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, është e jo logjikshme një raport normal mes tyre. Rama ka rënë në kurthin serb. Në kohën kur pozicioni politik i Kosovës është dobësuar tej mase edhe si rezultat i politikanëve mediokre të saj, kjo iniciativë vetëm sa forcon pozicionin e Serbisë në arenën ndërkombëtare. Çfarë do ti ofroj Shqipëria këtij tregu: vaj ulliri?. Edhe ata pak prodhues që janë aty do shkatërrohen kur malli shumë më cilësor dhe më i lirë nga Serbia do mbush tregun e juaj. Pritni turist nga Serbia? Ata janë edhe më koprrac se shqiptarët. E vërtet është se ka patur takime mes palës kosovare dhe serbe porse ato janë bër në kuadër të dialogut që ka për qëllim zgjedhjen politike të problemit. Takimet rajonale të zhvilluara më herët kanë patur vulën e BE-së, ndërsa kjo ka atë të Vuqiqit. Mjerë ju në çfarë rrethi keni hyrë!
Thelbi te dashur bashke patriote eshte edukimi! Edukohuni dhe lereni menjane urrejtjen! Edhe francezet u vrane me gjermanet dhe shume herebile,por maredheniet shteterore jane normale! Edhe popujt e aBritanise se Madhe urrejne franceset dhe gjermanet por bejne politika shteterore! Kosovaret shqiptare edhe Saliu me Liken jane “patriote” te vetes se tyre! Nuk e kuptoj -a eshte deshira e shqiptareve Europa? Bejuni Europiane ne sjellje dhe mentalitet!
Te jesh patriot do te thot te mendosh cdo sekond per popullin tend A jane patriot politikanet shqiptare kendej e andej kufirit? Me fjale po me vepra JO Mjafton tu shikosh pasurine qe kane ,ate qe duket pa lere ate qe nuk duket ,dhe per te mbuluar kete korupsion shesin moral patriotizmi Si mundet ti zgjidhesh problemet qe ke me serbin pa u takuar me udheheqesin e tyre?Pak urejtje kishin gjermanet me francezet e prap u ulen ne tavolin e sot jane miq e plot shembuj te tjere.ASGJE NUK VJEN PO U VETIZOLOVE
E ke thenë shumë mirë deri te krahasimi serbi-gjermani-francë.
Gjermania u distancu nga fashizmi dhe pagoi demshperblime te majme duke pranuar krimet e luftes dhe mosrelativizimin e krimeve te aleateve ndaj gjermaneve pas nenshtrimit. Ne anen tjeter serbia jo vetëm qe mohon krimet por se edhe relativizon me vrasjet kolaterale qe u bene ndaj shkive.
Nje verejtje kisha une – fenomenin shkak-pasoje nuk duhet ta perdorje si etalon te moralit te serbeve dhe ndaj serbeve, se jane diskutime te kitheta keto dy tema… dmth nuk mund te thuash qe shteti serb duhet ta konsideroje veten te shlyer nga pergjegjesia e krimeve, meqenese ato krime shkaktuan nje lufte qe serbet e humben
Jam i zhgenjyer nga rama po luan rolin e nje tradhetari,asgje nuk perfiton Shqiperia kush po don me punu ne serbi ata hyne pa problem si turista vucic e tha ne po perpiqemi te realizojme planet tona ku serbija perfiton shume.
Sipas autorit te shkrimit nuk duhen permendur viktimat e genocidit serb meqe ky paska qene cmimi per pavaresine e Kosoves. Kjo eshte sikur tu thuash izraeliteve mos i perkujtoni viktimat e Shoah-s sepse ky ishte cmimi qe paguat per te krijuar shtetin tuaj pas luftes. Ose sikur tu thuash francezeve mos i perkujtoni viktimat e rezistences antifashiste, sepse i beni gjermanet te ndihen keq.
Vetem pak jave me pare Merkel ishte ne Aushvic ku u shpreh se ndjen turp te thelle per krimet qe kane kryer gjermanet gjate luftes. Pra, 74 vjet pas luftes gjermanet vazhdojne te kerkojne falje per krimet e kryera.
Lind pyetja cfare i kane mesuar Merkelit ne shkolle per pergjegjesine e popullit te saj dhe cfare u mesohet femijeve serbe? Si mund te shpresohet qe keta femije do sillen ndryshe nga baballaret e tyre per sa kohe qe nuk ka pranim te krimeve dhe njohje te pavaresise se shtetit kosovar?
Bravo detari por nje gje duhet te dish qe shqiptaret si ty jane te pakte prandaj bejne qejf kta tradhëtarë me dy fytyra. Kjo tregon se kesaj bote po i vjen fundi sepse një shprehje e bukur thotë do te vije fundi kur hipokritet ateistë si erdogan,Rama etj te predikojne ne emer te fese.dmth tjeter mendpjn e tjeter flasin.
Bravo detari por nje gje duhet te dish qe shqiptaret si ty jane te pakte prandaj bejne qejf kta tradhëtarë me dy fytyra. Kjo tregon se kesaj bote p
o i vjen fundi sepse një shprehje e bukur thotë do te vije fundi kur hipokritet ateistë si erdogan,Rama etj te predikojne ne emer te kombit e fese.dmth tjeter mendpjn e tjeter flasin.
Analizë perfekte, nderime Altin!
Ketrrat grryejn m0ll e pem dhe asnji herrnuk japin gje pozitive por kete rradhe e ke skelur me te dy kembet kur thua se Kosovaret duhet ta paguanin me vrasjet e perdhunimet, Te thaft goja e truri se jemi ne shekullin e 21 dhe ka te tjera mjete, pse Maqedonija nuk u perdhunu pse Mali i Zi u nda pa u vra asnje o i mjere te takojn fjale shum ma te renda por sma lejon kultura. sa per Edi Ramen ai beri mire qe me mjete bashkohore po mundohet te eleminoje ate qe ti kerkon te frenoje dufin e kosovareve per te mos u hakmarre me te njejten monedhe.
MENDOJ SE RAMA E QENDISI PERSONALISHT VENDIMIN PER SERBIN VUCIC , PA PYETUR ASNJE POLITIKAN TJETER QOFTE SHQIPETAR OSE KOSOVAR .SAMITI MUND TE MBAHEJ KUDO ,NE BOSNJE ,KROACI ,HERCEGOVINE ,MAQEDONI ,AMERIKE ,POOOR KURESESI NE SHQIPERI ,KUR NE NJE KOHE QE SERBI NUK E NJEH PAMVARESINE E KOSOVES E NE TE NJEJTEN KOHE ,USHTRON NJE FUSHATE TE EGER KUNDER NJOHJES SE SAJ NGA SHUME VENDE TE BOTES , SHKURT ARMIK I BETUAR I SHQIPETAREVE ,, KY AKT ULI SHUME SEDREN BUJARE SHQIPETARE ,VRAU NDERGJEGJEN TONE E GJAKUN LUM TE VELLEZERVE KOSOVARE NGA KRIMINELAT E BETUAR NE JETE TE JETEVE NDAJ NESH ..KY ESHTE NJE AKT TEPER I SHEMTUAR E SHUME I DYSHIMTE ESHTE TURP TURP E TURP PER PERSONIN QE E BERI ..TURP
E si u lakan gjithe ata masakra e gjakderdhje qe ka bere Vucici ne Kosove,me nje fjale se “edhe ne i kemi denuar ato” qofte te Edi Rames,qofte te ndonje komerntuesi apo gazetari. Falja me e madhe e Vucicit eshte te njohe Kosoven, e pastaj te beje brockulla me ramen per shengenin ballkanik. Raportet e Kosves me Serbine jane parimore,politike,per ceshtje thelbesore. Per derisa SHBA e njeh Kosoven si shtet,si ka mundesi qe Serbia nuk e njeh. Rama eshte me SHBA apo me Serbine. Pa njohjen e Kosoves nga Serbia nuk ka asnje lloj bashkepunimi,ndryshe Rama eshjte vertet tradhtar.
Ore ai prapa RAMES ne te djathte me duket si VANGJEL GREKU nga kucova .Ka punuar me policine ,e vetem VRER NXJER NGA GOJA PER KOSOVARET ..Nuk po me pelqejne fare disa gjera ne kete mes.. Te ruhen pak KOSOVARET NGA RAMA dicka kurdis nen rrogoz ky njeri i fshehte dicka te keqe.
Kur Rama tha në mes të Serbisë se Kosova është shtet dhe nuk është pjesë e Serbisë, ju që tani e quani tradhëtar thatë: pse duhet të flasë ai në emër të Kosovës? Kosova ka qeverinë e vet, ka kush i del zot. Tani ai flet në vëndin e vet, si kryeministër që populli i ka dhënë votën, shprehu atë që mendon, ju prapë: duhet të bëjë si ti themi ne, se pa ne shqipëria nuk ekziston. Ore e dini ju se kemi jetuar në paqë e pa grindje nga 1945-1990? E Kosova ishte nën Jugosllavi, jo shtet por krahinë autonome…mosmirënjohës ndaj shqipërisë, vetëm të lëvdoheni dini, harruat ndihmën e shqiptarëve në kohën e luftës. Patriotizëm fallco që vetëm dëm i bën gjykimit të kujtdo.