Nga Enver Robelli
Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçic mund të ketë mbetur i kënaqur me qëndrimin e tij të sotshëm në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia hapi atij portat për të marrë pjesë në të ashtuquajturin samit i liderëve të Ballkanit perëndimor. Vuçic dukej si politikan që ia do të mirën rajonit, ndërsa Edi Rama merrej rend me rend me politikanët e Kosovës – njërin e quante gënjeshtar, tjetrin hipokrit, një tjetër të pasinqertë e kështu me radhë. Mungoi vetëm edhe ndonjë sharje me nënë.
Vuçic nuk kishte nevojë të fliste fare. Rama po grindej edhe me gazetarët shqiptarë në përpjekje për të mbrojtur një samit, i cili u mbajt pa asnjë arsye urgjente. Vuçiqi e luajti rolin e «njeriut të paqes», ndërsa mikpritësi i tij qortonte si problematikë politikanët e Kosovës. Lehtësia me të cilën u amnistua Vuçici ishte e padurueshme, por jo aq e papritur.
Politikanët me tendenca autoritare shpesh arrijnë në një pikë kur nuk dëgjojnë asnjë kritikë, sado e bazuar të jetë ajo. Edi Rama i është afruar kësaj pike. Terrenin e ka ende të hapur. Sepse opozita shqiptare pothuaj nuk ekziston. Sepse Partia Socialiste është një turmë që i bën amin liderit, pa guxuar ta kundërshtojë. Mediat? Tepër të pafuqishme për të pasur ndikim në opinionin e gjerë.
Është e paimagjinueshme që Vuçic të flasë për politikanët serbë jashtë Serbisë ashtu siç foli Edi Rama për politikanët e Kosovës. Për ndonjërin prej tyre ai mund të ketë edhe të drejtë, por konfliktet me politikanët në Kosovë kryeministri i Shqipërisë nuk duhet t’i thellojë për të mbrojtur një takim me Vuçicin. Është bukur cinike që kryetarit të Serbisë t’i jepet mundësia që Tiranën e Durrësin t’i shfrytëzojë si arenë për t’u dukur si politikan që investon në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Si aktor i paskrupullt dhe popullist i rryer Vuçici tha se qeveria e tij do të ndajë edhe mjete financiare për të përkrahur të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Në Durrës kryetari i Serbisë – falë naivitetit apo budallallëkut të qeverisë së Tiranës – tregoi fytyrën e tij «humaniste» – vetëm pak ditë pasi ishte tallur me shqiptarët e masakruar nga qeveria, ministër i së cilës ka qenë Vuçic në fund të viteve ‘90.
Këto mund t’i duken Ramës gjëra krejtësisht minore, por në të vërtetë janë zhvillime shqetësuese, sepse shpalosin mungesën e një koordinimi politik mes Tiranës dhe Prishtinës, që tashmë ka një traditë të neveritshme.
Nuk mund ta quash patetike një gazetare që kujton faktin se Serbia ka vrarë mijëra civilë shqiptarë të Kosovës dhe për këto krime nuk janë dënuar as një për qind e fajtorëve. E kaluara e përgjakshme nuk mund të shikohet si kapitull i mërzitshëm që po na e zë rrugën për t’u miqësuar me serbët dhe për të bashkëpunuar me ta.
Po, pse jo bashkëpunim në shumë fusha, por ky bashkëpunim nuk mund të bëhet duke u shtirur sikur nuk ka ndodhur asgjë. E keqja e nismës për të ashtuquajturin «mini-Schengen ballkanik» është se Serbisë i jepet shansi të prezantohet si faktor stabiliteti, ndërkohë që është shteti që e destabilizon Ballkanin qe 30 vjet – në Bosnjë përmes nacionalistëve serbë, në Kosovë përmes një partie që e ka themeluar vetë dhe përmes grupeve kriminale dhe parapolitike, në Maqedoninë e Veriut përmes agjentëve (a nuk ishte një agjent serb këmbë e krye në parlamentin maqedonas kur bandat e Nikolla Gruevskit rrahën e përgjakën politikanë maqedonas dhe shqiptarë?)
Distanca që mban Mali i Zi me Serbinë edhe në nismën e «mini-Schengenit ballkanik» ka të bëjë me rolin destruktiv të Serbisë në Mal të Zi. Në tetor 2016 një grup kriminelësh serbë (me gjasë të dirigjuar nga shërbimet ruse) u futën në Mal të Zi për të rrëzuar me dhunë pushtetin legjitimin dhe për të vrarë liderin malazez Millo Gjukanoviq. Kisha Ortodokse Serbe në mënyrë konsekuente mohon identitetin malazez.
Edi Rama me gjasë beson se duke u shtirur se po angazhohet për bashkëpunim rajonal do t’ia zbusë zemrën presidentit francez Emmanuel Macron dhe bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të nisin së shpejti. Ky është një kalkulim i gabuar, sepse për aq kohë sa Shqipëria mbetet shtet i pakonsoliduar, me politikanë që më shumë polarizojnë dhe shkatërrojnë e vjedhin pothuaj çdo gjë se sa që ndërtojnë, rrugën e Tiranës drejt Europës nuk e hapin samitet e shpifura në Novi Sad, Ohër apo Durrës.
Për aq kohë sa nga Shqipëria ikin oficerë të lartë policie, sepse kanë denoncuar baronët e drogës të lidhur me politikanë socialistë dhe për aq kohë sa deputetë socialistë marrin guximin të kërcënojnë hapur denoncuesit e krimeve të regjimit komunist, për aq kohë sa shërbëtorët e diktaturës ndihen të sigurt dhe madje avancohen në funksione, Shqipëria do ta ketë të vështirë të ndryshojë imazhin e saj në Europën Perëndimore.
Këtu Shqipërinë nuk e shpëton as Vuçici. As planet për lirinë e lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve nga Serbia në Shqipëri dhe anasjelltas. Vuçic tha se në të ardhmen shqiptarët mund të punojnë në Serbi. Shumë mirë.
A do t’u digjen punëtoritë apo dyqanet atyre shqiptarëve që do vijnë në Serbi falë largpamësisë politike e ekonomike të Ramës dhe Vuçicit? Apo ndoshta do të goditen si shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë që kanë biznese në Serbi dhe sa herë që ka ndonjë dalldi nacionaliste, ata duhet të struken diku për të shpëtuar kokën nga grupet radikale të afërta me Vuçicin.
Në mediat sociale Edi Rama tani është tradhtari i ditës. Në kacafytjet ndërshqiptare, siç dihet, nuk ka masë. Pa i minimizuar gabimet e Ramës, sepse ato janë të mëdha, megjithatë kritikat nga Kosova në adresë të tij shpeshherë janë hipokrite.
Politikanë të Kosovës të nivelit më të lartë janë takuar me Vuçicin jo vetëm në Bruksel, por edhe në festa krejtësisht private në shumë kryeqytete të Europës. Raporti mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçicit është më i ngushtë se ai mes Ramës dhe Vuçicit.
Në vitin 2013 marrëveshja me Serbinë në parlamentin e Kosovës është miratuar nga 89 deputetë. Kosova, siç dihet, ka pranuar që shtetasit e saj nëpër Serbi të lëvizin me letërnjoftim, sepse pasaporta ia acaron nervat policit serb – për këtë kapitullim nuk mund të akuzohet Edi Rama. As për pranimin e bashkësisë së komunave serbe, të shpallur pastaj si antikushtetuese.
Nuk ka faj Edi Rama as për qeverisjen e keqe të Kosovës. Dikur ka qenë në modë afrimi me Serbinë. Vraponin njerëzit e PDK-së me kërthi në krah për të dalë në fotografi me politikanë të Serbisë. Vraponin komandantë për të takuar njerëz të Vuçicit, të cilët janë shefa të nëntokës në veri të Kosovës. Figura të cirkut politik të Kosovës takoheshin me njerëzit e Vuçicit nëpër jahte. E te cirku i jahtit janë bashkë pastaj të gjithë: Thaçi, Rama, Haradinaj e plot e përplot të tjerë.
Bravi! Nje shkrim i goditur dhe qe nxjerr lakuriq te pa cipet ketej e andej kufirit shqeptar?!
Turp per ket pjelle politike te pa ftyre.
Tani,qe te ngushelloheni vazhdoni e akuzoni Enver Hoxhen se ia shiti Titos Kosoven!
Ulurini o idiote antishqiptare,spiune te UDB-se dhe mbuloni tradhetite tuaja duke ia hedhur Enver Hoxhes!
Me vjen keq qe injoranca per politika te medha shtrihet deri ne nivelin e gazetareve qe mendojme me dy pare mend. E gjithe klo lufte gjoja kunder Rames , eshte pjese e kazanit kendej e andej trojeve shwiptare ne kuadrin e patriotizmit fshataresk qe ka per idhtar andej ramushin e kendej salen. Turp per kete politike te felluqur qe nuk shikon me shume se deri tek gishti i kembes. A mfndoni se me kete qendrim kosova do te bej hajer po nuk e perkrahu usa dhe BE. As mos e mendoj dhe faktet po tregojne se shtetet e medha po mbeshtesin ra.en dhe ka ani i pllitikaneve shqiptar po behet keq.
Bravo,bravo…!
…bravo shkon per gazetarin.
??
O Zot ne se ekziston vertet si ka mundesi te kete te tille gazetare
O koqe gazetar, socialistët janë më Ramën, sepse është doktor mortja akoma në politikë dhe pa dhënë llogari përpara drejtësisë. Se nëse don ta dish ti socialistët e shanin Nanon përpara PD istëve dhe pëdëistët kurrë se shanë doktor mortjen. Ky është ndryshimi dhe ndryshme e socialistëve për të sharë Ramën.
Dakord, por Ramen nuk e pengon Sali mortha te veje me shume, madje e detyrim te dialogoje dhe ti mbaje afer lideret e kosoves, edhe pse i duhet te duskutoje me Haradinajn, qe eshte deshmor i gjalle i luftes , por nga politika nuk ha pyke, i takon Rames, jo te mjaftohet me deklarata si jeto te koheve te fundit.Robelli po na i thote fort e qarte, Dhe jo vetem Robelli, qe ne kete menyre, po bejne punen dhe interesat e djallit, jo te kombit.
I sakte, i qarte, kurajoz z.Robelli. Nuk.mund t’i shtosh nje presje analuzes.
BRAVO NJE SHKRIM I GODITUR LIDERET KOSOVARE SI HARADINAJ,THACI HANE DHE PINE ME VUCICIN DARKA DHE DREKA DHE BEJNE TRADHETAR EDI RAMA ,,HARADINAJ ESHTE NE SINKRON TE PLOTE ME BERISHEN QE KERKOJNE TE PERCAJNE SHQIPETARET ,KUR FOLI EDI RAMA NE BEOGRAD PER NJOHJEN E PAVARESISE TE KOSOVES NGA SERBIA PRA EDI RAMA ISHTE HERO KUR THOTE SE RAMUSH HARADINAJ GENJEN ESHTE TRADHETAR MINISHENGENI ESHTE PRODUKT I PROCESIT TE BERLINIT PRA ANGELA E MERKELIT …
robelli metafora jote eshte nje mjerim ne forme dhe shemti ne permbajtje.Si shqipfoles je ne nivelin shiftar me te cilin je rritur,edukuar dhe djallezisht hedh helm neperke ndaj shqiptareve dhe Shqiperise.Cinizmi yt eshte i nivelit ZERO.
Ka nje mungese kthjelltesie te tepruar nga politikanet ne Kosove. Rama po i sjell verdalle qe te bejne marreveshje te cilat nje nga nje dhe pak nga pak do ta bejne te pashmangshme njohjen e Kosoves si shtet dhe konsolidimin e saj si shtet anetar organizimet qe inspiron te behet.
P.sh. Kosova eshte a ftuar te jete anetare e barabarte e marreveshjes “Shengen” e cila pasi te nenshkruhet dhe te funksionoje… nese Kosova zgjedh te marri pjese, e ben te pashmangshme qe Serbia ti sillet si anetar i marreveshjes … dhe e ben njofjen te pashmangshme me pas.
Domethene anes e anes, nga Shengeni ballkanik ne Kombet e Bashkuara dhe pastaj direkt per NATO apo Unionin Europian.
Si thoni juve, do ta njofi Serbia Kosoven ne marreveshjen ballkanike dhe pastaj do kete fytyre ta pengoje ne OKB apo diku tjeter?
Ja pra qe njera dere hap tjetren dhe pa ta kesh mendjen te qellimi nuk ngelesh te dera por hyn brenda.
Sipas mendjes te ketij gazetar Rama duhet ta priste me pushke Vucic ,mendoj se kosovaret nuk e duan paqen.
Ky Debatiku qenka rrot fare…
Enver Robelli eshte i vetmi shqiptar Kosove e Shqiperie qe ia vlen vertet te lexohet.
E njeh politiken kosovare e ate shqiptare se bashku me hilexhinjte qe gelojne brenda saj.
Vetem per nje gje habitem…
Vertet mendon Robelli se polici Zagan ishte i ndershmi ???
Vertet mendon Robelli se Agron Tufa eshte shenjtor ???
Po sikur t’i njihje si ne ?
Zagani ishte roja i parcelave te droges,qe pasi iu kositen kerkoi strehim politik.
Ashtu si Tufa qe hodhi poshte luften Nacionalçlirimtare,per t’i bere te gjithe tradhetare e kolaboracionistet heronj.
Çdo te kishte ndodhur ne France per kete ?
Kete duhet te kuptoje Robelli se shqiptaret per azil po dalin me gei se lgbt -ja.
Kur doni te na mbushni mendjen se vertete paska pase grusht shteti ne Mal te Zi dhe vertete paskan dashur te vrasin Gjukanoviqin vaj halli sa i vertete mund te jete shkrimi
Ti Likja me tre pare mend po i kuptojshe “politikat e medha”, per dallim nga kosovaret, qe nga pozita e te lartit i konsideron me perbuzje si te pa afte. Po ti jap disa shembuj. Ne takimin e ish KM Nano – milloshevic, ne 97 u tha se kryeqytetit i Kosoves eshte Beogradi. Ne 99 Kosova u clirua nga Serbia.
Ne 2006 ish ministri i jashtem Mustafaj tha pavarsi e kushtuzuar per kosoven, pra gjysem shtet, ne 2008 kosova u shpall shtete i pavarur sovran pa asnje kushtezim.
Nuk po marr shembuj tjere se kaq mjafton per vizionin e te kuptuarit te politikave te medha.
Te hysh ne nje marreveshje te tille pa koordinim bashkepunim, diskutime me opinion dhe pa analiza te mirefillta politile, sepse ky shengen eshte politik, mes dy shteteve shqiptare, eshte akt antishqiptare. Nuk po hyj ne mohimin e krimeve, fushates anti kosove per cnjohje ( sa cinike lur flasim per bashkepunim rajonal), tregon se ftesa per kosoven eshte nje mosftese. Ne finalen e bisedimeve me Serbin, duke rehabilituar mohuesit e krimeve po i fusni thike mbase shpine kosoves dhe kosova ka te drejte te reagoje.
Nese mendon qe shqiperija londineze pa Kosoven do perfitoj nga ky shengen serb, une te them se do te perfundoni vetem si kurva te serbeve, sikurse ato te mjerat motra qe i shisni per katunaret serb qe si pranon kush ne fshatrat e thella te serbise.
Por per mendjet xhuxhe te shqiprise xhuxhe ( londineze ), kjo nuk qendron se ” ju i kuptoni politikat e medha”
Ne 1945 partizanet jugosllave kishin 4-5000 rober kosovar, i kaluan neper shqiperi, me ndihmen dhe mbeshtetjen e “mendjeve te medha” te xhuxheve londinez drejte masakres se Tivarit. At Zef Pllumi ishte deshmitar i parakalimit te tyre ne hyrje te Shkodres.
Keshtu qe nuk ka asgje te re, vetem se kurva po kthehet tek pronari.
Kosova as nuk ka qene dhe nuk do behet ndonjehere shtet me keta politikane te trashe, por edhe gazetare idiota si puna e ketij Robell serbit, sivellait te tij Buzhaloviq,etj.albini
albini – Kosova nuk bahet shtet kurre per sa kohe vellezerit e saj nuk e ndihmojne, dhe e nxjerrin jashte pa e meritu. Edhe Shqiperia, si tash e si ne te kaluaren nuk shihet se ka ba ma’ hajr se Kosova. Ma jepe nji shembull ne Evrope qe ban politike ndasie ne popullin e vet keshtu si Shqipnia ?
Artikulli asht perfekt, vecse nuk ju pelqen ju se e nxjerr politiken e shtetit Shqiptar lakuriq, gjith pucrra.
Rama injorant ne politiken e jashtme. Naiv komplet. Fatkeqsia e Shqiperis eshte se Rama ne Shqiperii nuk ka konkurence. Opozita Shqiptare eshte mafioze dhe hajdute, shkaterruese e shtetit. Rama nderton ose perpiqet te ndertoje deri diku. Per politike te jashtme eshte komplet gomar dhe antishqiptar. Te varfrit ne ku jemi kstandisur…
E gjithe puna eshte Te njohim dhe te pranojme Realitetin.Kosova ekziston,Shqiperia Ekziston,Mali i Zi Ekziston po ashtu dhe Serbia dhe Maqedonia Veriore Le te merremi vesh dhe te hyjme bashkarisht ne EUROPE.!!!!! Ata qe therrasin DRU ME PRE le te behen menjane.
…..pirdhni, pirdhni e hani mut bashkë, kjo është iniciativë amerikane o llapamutër. I ka vdek nona asaj pune, do bëhet si thotë Amerika, tjetër nuk ka. Tani jepini pordhave se duhet me u liru. Po gjermanët me francezët luftuan dy shekuj, u vranë miliona francezë e gjermanë, e sot drejtojnë së bashku boshtin e dytë ekonomik më të fuqishëm të botës. Tani……vu pordhëlat shqiptare nga të dy anët, pjerdh njeri për ne. SHBA pikë e mbaroi
Po mire, keta gazetare apo dhe ndonje tjeter qe kritikon Ramen per kete çeshtje, pse nuk formojne ndonje parti, te fitojne, te qeverisin dhe ti japin zgjidhje ketij problemi dhe te tjere probleme?! Eshte e lehte te hashe fasule dhe te pjerdhesh, por eshte e veshtire qe ti durosh ato sidomos kur vijne nga njerez injorante dhe te papergjegjshem qe dine te derdellisin tere diten e naten neper gazeta, portale apo media te ndryshme. Nje gje eshte qe s’duan ta dine: nuk duan paqe, mirqenie dhe liri per njerezit e ketyre trevave, por i duan ne armiqesi per ti mbajtur te nenshtruar gjoja me patriotizmin qe ka mbaruar qysh kur u permbys sistemi i meparshem. Sot jemi vasale te fuqive te medha dhe sa me mire ta rregullojme me ata dhe sa me shume te zhvillojme miqesine e paqen me gjitonet, aq me e mire do te jeta e qytetareve tane. Jemi per mireqenie apo keqenie te ketyre njerzeve qe administrojme?! Mos u merrni me dallkauket qe s’kane pune si shajtani qe s’kish se çfare te bente e qiu te birin ne bythe. Jane bere te padurushem per njerzit e qete e dashmires keto gjallesa njerezore qe u duket patriotizmi tyre si mjet lufte, ne te vertete eshte mjet per te mbajtur te nenshtruar njerezit. Hidhni ore nje hap perpara se ngelet si tra i pagedhendur dhe pastaj na shajne qe shqiptaret s’dine te ndertojne shtet. Me shume se ne Amerike harxhohet leter e llafe ne Shqiperi e Kosove se sa pune konkrete te sinqerte e te ndershme me pergjegjesi per popujt e tyre. Politikanet tane dhe dallkauket qe u vijne pas, jane bere si mole druri ne trungun e vendit.
Ti je gazetari qe duhet te kandidohesh per kryeminister?!???
Besoj se problemi me i madh dhe koka e “peshkut qe kumdermon” e ter kesaj “sallate patriotike” si ne Shqiperi, Kosove dhe me tej kufijve tane qendron tek ajo pika ku flet per ata te “pa dukshmit” e rregjimit komunist qe nuk ju eshte bere kurre i ditur emri dhe nuk jane denoncuar apo hequr nga politika nga as edhe nje parti e madhe. Deri sa “ata te padukshmit” qe jane akoma ne parlament apo politike dhe rekrutojne keta “herojnte” e sotem nuk denocohen rajoni do jete gjithmone ne kete pike.
Jane te nje gjaku prandoj hane e pine ???
ti enver e ke nje gje te mire sepse luan me dy porta nuk e ndan as ktej as andej i kritikon te gjithe dhe topin e le prap ne mes te fushes,laj mut me shurr i thom na malokt
Gjermania dhe Franca pas luftes u ulen direct ne tavoline. A mos duhej te vriteshin akoma sic mendojne idiotet ne Shqiperi??? Apo duhen bisedime???
Kosovaret jan derra.Ju pelen balta e qelbur.Minishengeni eshte ne interes te Shqiperis por edhe te Kosoves.Bravo Edi Rama qe e do Shqiperin te hapur dhe me fqinjesi te mire.
Keto lloje gazetaresh i sherbejne vetem maskarallekut e poshtersive, e jo kurre vendit te shqipareve. Sa me shpejt ta mbyllin gojen e tyre te qelbur aq me mire do te jete per shqiptaret.
Ky mesazh eshte per Edi Ramen
Shpresoj ta lexoj.
Te trajtosh Serbine si mike te Shqiperise, kur politikanet serbe akoma nuk kane kekuar falje per krimet ne Kosove dhe nuk kane njohur Kosoven si shtet te pavarur eshte krim politik ndaj shqiptareve te kosoves dhe te shqiperise.
Kane kaluar 75 vjet dhe hebrenjte akoma nuk kane harruar ate qe nazizmi gjerman iu beri atyre dhe duan qe as bota vete te mos harroj.
Serbet perfshire dhe maqedonasit kane vrare dhe persekutuar qindra mijera shqiptare.
Ky nuk mund te quhet naivitet i Edi Rames.
Qe te behet minishengeni ballkanik, se pari Serbia duhet te njohe Kosoven si shtet dhe te heqe dore nga veriu i Kosoves.
Edi Rama egoist deri ne neveri, qe po krijon kaos dhe vendos veton ne vendimet qe merr.
Per Ramen eshte shume e rendesishme se cfare mendojne politikanet perendimor per te dhe kalon cdo limit qe te marri pelqimin e tyre.
Per te eshte shume i rendesishem imazhi i tij ne kuptimin qe do te paraqitet ndyshe nga cdo politikan tjeter i meparshem ne Shqiperi, eshte e rendesishme ta paraqesi veten si unik, si perendimor dhe shkon deri aty sa shkel cdo interes kombetar dhe shqiptar vetem per ti treguar botes qe Ai dhe Vetem Ai di te beje politike ne Shqiperi.
Ai nuk e kupton dhe nuk ka kuptuar ndonjehere qe politika eshte pazar dhe te gjitha bisedat, vendimet qe merren duhet te peshohen dhe te trajtohen si te favorshme vetem nese kandari anon ne anen tone.
E pashe Edi Ramen ne takimet me njerezit pas termetit dhe nuk mundesha te shikoja asnje nga kronikat ku ai shfaqej deri ne fund. Deshira e tij per te treguar qe ai e ndjente dhimjen e tyre, qe ai ishte i shkrire me ta ishte cringey (e turpshme dhe te shkaktonte nje djenje bezdie).
Komunikimi i tij eshte irritues. Menyra se si iu drejtohet varteseve ne publik dhe perpara mediave eshte arrogant dhe i turpshem.
Edi Rama, ky mendjeshkurter qe nuk sheh me larg se gjatesia e hijes se vet, po i ben demin me te madh shqiptareve, dem qe asnje politikan tjeter deri me sot nuk iu ka bere shqiptareve deri me sot.
I mikluar nga ideja qe ai eshte ideatori i kesaj nisme dhe ndoshta i ndjere i lajkatuar nga Vucic and Zaev, te cileve iu intereson ky mini shengen, sepse ata e dine mire qe ky process se pari ka fut percarjen midis shqiperise dhe kosoves dhe se dyti ata jane perfituesit e vetem, Edi Rames i duket vetja se po ben histori dhe si lider i ballkanit.
TURP!
Titulli i shkrimit asht pa senc. Pra, nuk asht origjinali, por asht vene nga Tema.
EG ,as nje presje nuk dua tja shtoje komenti tende,bravo.Janullat po bombardojne Temen nga si gjithmone ne interes te dreqit.P.S. lexoj portalet serbe,asnje fjale miresie per shiptarite si thuan ata.Robuli shkruan nga pozita rugoviste,mos kerkoni ti thote te gjitha!