Takimi i kreut të shtetit me Alex Soros, djali i miliarderit amerikan, të cilin Meta e akuzoi për “deep state” është kritikuar ashpër nga analisti Edvin Kulluri, i cili me ironi i ka kujtuar Presidentit të Republikës fjalët e tij, kur ai e cilësoi veten nga vendi i “Mic Sokolit”.
Duke ironizuar fjalët e Metës, Kulluri ngre një pyetje me sarkazëm ndaj kreut të shtetit.
“Mic Sokoli, apo Micky Mouse?
Kjo është çështja”, shkruan Kulluri, ish anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, duke e shoqëruar me foton e shpërndarë nga vetë Presidenca gjatë takimit të Metës me Alex Soros.
Ha ha mbase kerkoi falje cunit soros se ka nuhatje frike likja.
Ky eshte Mic Floriri ose Like Hajduti
Titull me i mire: Takimi i dy miliarderve.
TemA: 22/07/2019
Një top ose një tank për Ilir Metën
Nga Ilir Mborja
Tek “Pallati i Drejtësisë”, ndërtuar rishtaz pranë ish Fushës së Aviacionit në Tiranë, bie në sy një mungesë. Askush s’ka menduar të sjellë aty një top apo një tank.
Të paktën, George Soros-it nuk i falet kjo gjë. Ai, dikush nga stafi, apo djali i tij që viziton shpesh Shqipërinë, nuk duhet të harrojnë presidentin tonë Ilir Meta, kur, më 2 korrik, para kamerave deklaroi: “Kam dy fjalë për miliarderin Soros: Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit. Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokoli, Vojo Kushi.”.
Që presidenti ynë Ilir Meta nuk është lepur që t’ia mbathë nga frika e burgut si Gruevski dhe e gjithë raca e tij(?!) kjo as që mund të vihet në diskutim. E tha vetë: Ai (veç Salvador Allendes) është politikan i tipit edhe si i tre heronjve shqiptarë që përmendi.
Në fakt, Ilir Meta, mbetet t’i ngjajë e të veprojë vetëm si dy prej tyre. Rasti që të veprojë vetë si Avni Rustemi përjashtohet. Esad Pasha nuk u paralajmërua kurrë nga atentatori i tij, siç u paralajmërua Sorosi më 2 korrik të 2019-s “me dy fjalë” nga Ilir Meta.
Prandaj, më 13 qershor të 1920-s, Esad Pasha doli serbes nga holli i hotelit “Kontinental” në Paris duke marrë peshqesh dy plumba prej kobures së Avni Rustemit.
Prandaj, tashmë, rasti i Avni Rustemit, përjashtohet se, miliarderi Soros, sapo dëgjoi kërcënimin e Ilir Metës, shtoi rojet e masat e sigurisë dhe, që nga ajo ditë, nuk bën asnjë hap më për të dalë nga rezidenca e tij diskrete…
Tani Ilir Metës i mbetet të veprojë vetëm si Mic Sokoli apo Vojo Kushi, por për t’u vetëflijuar heroikisht si ata, presidentit tonë i duhet një top që t’i verë gjoksin, ose një tank, që t’i hidhet sipër kur ta rrethojë SPAK-u…
Por problemi është se në Shqipëri nuk ka më asnjë top e asnjë tank. Ç’mbetën nga ’97-a nga ato që na lanë rusët e kinezët, i shiti për skrap Pandi Majko kur ishte ministër i Mbrojtjes.
Tani, mbetet që Sorosi, ose edhe amerikanët, të cilët, me thënë të vërtetën, kanë shpenzuar jo pak për reformën në drejtësi si edhe për ngritjen e SPAK-ut, t’i dhurojnë presidentit tonë një top ose një tank… Nuk bëhet qameti.
Po të jetë se ngushtohet Sorosi për kaq gjë, ne mund t’ia kthejmë mbrapsht sapo të mbarojë punë presidenti ynë… Nëse nuk ndodh kjo, domethënë Sorosi të tregohet cingun për kaq pak gjë, Ilir Metës pastaj i mbetet të vetëflijohet vetëm si Allende.
Me plumb… Por, plumbi i pistoletës pastaj, veç Sorosit, kompromenton NATO-n, CIA-n, FBI-në, Amerikën, Shtëpinë e Bardhë, madje dhe vetë Trumpin.
Lëre pastaj ç’ngatërresa i sjell historianëve kur të flasin për vetëflijimin e Salvador Allendes së shkretë, që gjithsesi, nuk e përfoli kush për vjedhje…
Prandaj, vetëm një top ose një tank i dhuruar nga Sorosi, jo vetëm që i nxjerr palagur të gjithë të tjerët nga kjo histori dhe i kthen lirinë e plotë miliarderit, por, ndërkohë, nxjerr “faqebardhë” edhe “trimin” tonë hajdut…
Gabimi shume shume shume i madh nese Sorosi lejohet ne Shqiperi. Mos kerkoni lemosha me konseguenca jetike per vendin. Shanset jane qe pas zgjedhjeve te 2020 Sorosi do pesoje disfate totale. Mos vini bast per nje kal te semure qe nuk do fitoje garen. Britania doli e pavarur, USA drejtohet nga Trump. Globalistet e nje shoqerie pa identitet si Soros e kane te humbur betejen. Evropiani eshte Europian, afrikani afrikan, aziatiku aziatik. Po shkove mbas Soros nese Shqiperia progreson do mbushet vendi me ganeze, kongoleze, somaleze, afganas etj. Shqiptaret nuk po merren vesh me fqinjet qe kane te njejtat zakone e pamje. Merre me mend si do shkoje po qe se Soros vazhdon te kontrolloje vendin. Gabim i madh i kryeministrit Meta.
Hahahahahaha, me lot kom qesh, hahahahaha