Nga Denisa Pasholli
Rumania përjetoi një nga regjimet më të rrepta në të gjithë Europën Lindore. Më shumë se 2 milionë persona besohet të jenë vrarë, burgosur, deportuar apo zhvendosur mes viteve 1945-1989. Historianët mendojnë se thuajse 100 mijë vetë, mes tyre priftërinj, mësues, mjekë dhe politikanë, humbën jetën në burgje. Shkaktari kishte një emër, ai që ende sot njihet si një nga njerëzit më të urryer në botë, jo vetëm nga rumunët. Nicolae Ceaușescu.
Ai mori pushtetin në vitin 1965 dhe u gjykua e ekzekutua brenda ditës, bashkë me bashkëshorten e tij, më 25 dhjetor 1989, pas shembjes së regjimit komunist të asaj kohe, në mbarë Europën Lindore. Rumania u bë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2007 por ende sot mbetet një nga shtetet më të varfër dhe më të korruptuarat të Bllokut europian, me burokracinë e ngjizur në vend, që prej kohës së komunizmit.
Deri në fund të vitit 1989, lideri komunist i Rumanisë, Nicolae Ceaușescu, i cili qëndronte në detyrë që prej vitit 1965, gëzonte një pushtet të fortë dhe kishte ende plane për të nisur atë që e konsideronte ristrukturimi i Bukureshtit, që deri atëherë po vuante pasojat e një ekonomie totalisht të rrënuar. Ceaușescu planifikoi të paguante borxhet e huaja sa më shpejt që të ishte e mundur, duke nxitur eksportet dhe duke frenuar importet, por çmimin e paguan qytetarët rumunë, të cilët vuanin mungesën e gjërave më elementare, si ushqimi, energjia elektrike apo liria e fjalës. Edhe pse në kryeqytetin Bukuresht, gjithçka të jepte idenë e një vendi të bukur, me njerëz të qetë e të lumtur.
Por le të kthehemi disa vite pas, në të shkuarën deri në fuqizimin si njeriu më i pushtetshëm i Rumanisë të Ceaușescu, i cili sot edhe në librat e historisë njihet si një ndër njerëzit më të urryer në botë. Ceaușescu ishte lider dhe politikan komunist i Rumanisë. Ishte sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste nga viti 1965 deri në 1989 si dhe lideri i fundit komunist i Rumanisë. Ai ishte gjithashtu kreu i shtetit që prej vitit 1967, shërbeu si President i Këshillit Shtetëror dhe nga viti 1974 si President i Republikës, deri në ekzekutimin e tij në dhjetor të vitit 1989, pas një sërë protestash anti-komuniste dhe anti-Bashkimit Sovjetik, që më herët gjatë atij viti kishin shpërthyer në Europën Lindore.
Sapo arriti të përqendrojë të gjithë pushtetin në duart e tij, Ceaușescu censuroi menjëherë shtypin e lirë dhe dënoi haptazi pushtimin e Çekosllovakisë sipas Paktit të Varshavës, gjatë fjalimit të tij më 21 gusht 1968, me të cilën për çudi, fitoi shumë popullaritet. Edhe pse në fillim nuk dukej e tillë, shumë shpejt regjimi i tij do të shndërrohej në totalitarizëm të egër dhe një nga më represivet në bllokun lindor të asaj kohe.
Policia e tij sekrete, sigurimi, ishin përgjegjës për survejimet në masë, ndërsa për të drejtat e njeriut nuk diskutohej më. Në mënyrë surprizë, vetëm disa muaj pas ardhjes në pushtet, Ceaușescu vuri nën kontroll mediat dhe shtypin, duke implementuar metoda nga më të rëndat dhe brutalet në botë. Ekonomia në vend po menaxhohej në mënyrën më të dobët të mundshme, aq sa brenda 4 viteve, Rumania kishte borxhin publik më të lartë në rajon. Deri në vitin 1982, vendi eksportoi të gjithë prodhimet bujqësore dhe industriale, në mënyrë që te paguante borxhin e huaj.
Në Rumani, u ul në mënyrë drastike standardi i jetesës, ku qytetarët e kishin të vështirë të ngrinin kokë. Nuk kishte mjaftueshëm furnizime ushqimore, madje buka ndahej me racion, uji, vaji, vajguri, energjia elektrike, ilaçet dhe çdo domosdoshmëri tjetër po njësoj. Figura e tij u rrit ndjeshëm, jo vetëm brenda vendit por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku pati një përkeqësim të ndjeshëm të marrëdhënieve, edhe me Bashkimin Sovjetik. Krahu i djathtë i Ceaușescu-t ishte Elena, bashkëshortja e tij, mikja e tij e ngushtë, bashkëpunëtorja në çdo krim të bërë prej tij, për çdo firmë të hedhur në letër, për çdo ekzekutim të kryer përgjatë 3 dekadave. Por ja disa fakte për jetën e çiftit Ceaușescu.
Nicolae ka studiuar vetëm 4 vite, pra ka përfunduar vetëm shkollën fillore. Kur ishte adoleshent, ai nisi të punojë si këpucar, deri sa u arrestua dhe u dënuame burg për përhapje të propagandës komuniste. Ishte i turpshëm kur përqark kishte femra. Kur ishte njëherë në Afrikë, 2 balerina ishin paguar për një performancë private për të, por ai as nuk ja kishte hedhur sytë. Stafi më i ngushtë i tij në atë kohë, rrëfyen më vonë se ai ishte një nga njerëzit më seriozë që kishin njohur dhe se gjatë 3 dekadave në pushtet, nuk e kanë parë kurrë të qeshur.
Në media, ai shfaqte imazhe të tij, si një njeri të pasionuar për gjueti por më pas u zbulua se stafi i tij përdorte qetësues për arinjtë në mënyrë që ai ti qëllonte më pas. Për 30 vjet, Ceaușescu ka ndjekur një regjim ushqimor të balancuar. Urrente çokollatën, nuk pinte duhan dhe çdo ditë në orën 12:00, flinte 2 orë.
Ai u njoh me Elenën kur ajo ishte thjesht një studente. Gjatë viteve të regjimit komunist, vajza që më pas do të ishte bashkëshortja e tij, u bë një shkencëtare e njohur në Rumani, edhe pse ajo mezi kish mësuar të shkruante. Elena ishte xheloze për Nicolaen dhe nuk pranonte që asnjë femër tjetër, qoftë edhe përkthyese, t’i afrohej të shoqit. Gjatë gjithë jetës së tij, Ceaușescu i trembej faktit se mundtë vdiste nga një plumb, ashtu siç edhe ndodhi. Madje ai vdiq duke kënduar himnin e vendeve komuniste. Si për ironi fjalët e tij të fundit ishin: “Jetë të gjatë Republikës Socialiste të Rumanisë. Historia do hakmerret për mua”.
Edhe pse populli vuante urie, Ceaușescu jetonte mes luksit. Për 20 vite, 1965-1989, Nicolae dhe familja e tij, jetuan në Pallatin “Ceaușescu”, njohur edhe si Pallati Pranveror, një godinë super luksoze. Pallati u ndërtua për vetëm 1 vit dhe rrethohej nga 14830 metra katror fushë e gjelbërim. Ceaușescu ishte kujdesur që të zgjidhte vetë arkitektin dhe dizenjatorin e mobiljeve. Vlera e ndërtimit dhe mobilimit ishte marramendëse, duke nisur nga materialet e përdorura e deri tek teknikat e stilet, nga neoklasikja deri tek bashkëkohorja, ku ajo që binte në sy ishte përdorimi i floririt.
Pamjet e shfaqura pas rënies së komunizmit por edhe sot, tregojnë qartë se pallati ishte thuajse i tëri i larë në flori, madje edhe rubinetet e ujit. Nga ajo kohë, pallati mori emrin “Pallati i Artë”. Po aty, qëndronin edhe delegacionet që vizitonin Bukureshtin, përfshirë këtu edhe presidentë apo kryeministra të huaj. Pallati ndodhej në atë që njihej si rruga e Pranverës, e rrethohej nga shtëpi të elitës së vendit, të gjitha të ndërtuara në fillim të viteve 1930.
Sot, “Pallati i Artë” është i hapur për publikun, pasi është shndërruar në një muze, ku organizohen jo vetëm ture për vizitorë vendas e të huaj por edhe konferenca e simpoziume. Vlera e kësaj godine vlerësohet nga 6-8 milionë euro ndërsa e tokës përqark në 12-14 milionë euro pasi kjo zonë konsiderohet edhe sot nga ekspertët, si një nga më të shtrenjtat në Bukuresht. Ndonëse nga jashtë nuk të lë mbresa të jashtëzakonshme, pamjet e brendshme të saj janë mahnitëse, kryesisht për vitet kur është ndërtuar. Ajo ka një pishine të brendshme, një solarium, një sauna, sallë kinemaje, serë me bimë ekzotike, kantinë vere dhe 80 dhoma të mëdha, elegante, të dekoruara me letër muri prej mëndafshi, panele druri, piktura nga piktorë të famshëm, mozaikë, mermer të shtrenjtë e unik, llambadarë e pasqyra qelqi nga Murano. Stili i mobiljeve ishte i ndryshëm sipas rëndësisë së dhomave por përfshin kryesisht stilin bashkëkohor, “art deco” dhe stilin klasik britanik, mobilje stil barok dhe të shekullit të XIV dhe XV.
Ashtu si për pallatin presidencial, për të cilën u kujdes vetë, Ceaușescu mendoi edhe për godinën e parlamentit në zemër të Bukureshtit, duke kërkuar ndërtimin e asaj që sot njihet si ndërtesa e dytë më e madhe administrative në botë, pas Pentagonit. Pallati madhështor i Parlamentit, që njihet zyrtarisht edhe si “Pallati Popullor”, është shtëpi e 20 mijë punonjësve, mes të cilëve vullnetarisht edhe ushtria, dhe për ndërtimin e saj u angazhuan 700 arkitektë vendas e të huaj.
Brenda parlamentit 4-katësh gjenden 12 dyqane, 1100 dhoma, ka një holl 100 metra katror, përfshirë edhe një bunker bërthamor. Ajo çka godet sapo hyn në godinë, janë 480 llambadarët me kristal, për të cilët kompanisë prodhuese iu deshën 2 vjet për t’i përfunduar. E gjithë godina u ndërtua për rreth 3 vjet në formën dhe stilin totalitarist dhe me arkitekturë moderniste neoklasike.
Diktatori Ceaușescu kërkoi një godinë, kur senati dhe dhoma e deputetëve të ishin larg njëra tjetrës, për të mos pasur mundësi kontakti. Ai kërkoi që pjesë e godinës të ishin edhe 3 muze, Muzeu Kombëtar i Artit Bashkëkohor, Muzeu i Totalitarizmit Komunist dhe Muzeu i Pallatit. Qëllimi ishte që kjo godinë, të vilte sa më të shumë të ardhura nga vizitorët. Çdo aktivitet politik dhe kulturor, simpozium apo darka shtetërore, ishin të detyrueshme të mbaheshin në këto ambiente, edhe pse për gati 4 dekada, 70% e godinës u mbajt e lirë, bosh. Godina ndodhet në qendër të Bukureshtit dhe ishte shprehje e qartë ekstreme e programit sistematik të impostuar në vend nga Nicolae Ceaușescu, pjesë e planit urbanistik, për të cilin diktatori ndoqi shembullin e ideologjisë së Koresë së Veriut.
Tërmeti i 4 marsit të vitit 1977, i dha Ceaușescu-t pretekstin, edhe pse nuk i duhej një i tillë, për të shembur një pjesë të Bukureshtit të vjetër, mes të cilave edhe kisha e manastire qindravjeçarë, për t’i dhënë kryeqytetit frymën e tij, bazuar në stilin e realizmit socialist. Ideja fillestare ishte Peniani. Ndërtimi i godinës së Parlamentit nisi më 25 qershor 1984 dhe vetë Ceaușescu inauguroi punimet, të cilat për tre vite me radhë i ndoqi nga afër thuajse çdo ditë. Qindra punonjës humbën jetën gjatë ndërtimit të parlamentit të ri, disa historianë thonë madje 3 mijë. Në 1989, Ceaușescu kishte të përfunduar godinën e re, për të cilin kostot atë vit u vlerësuan në 1,75 miliardë dollar ndërsa në vitin 2006, autoritetet shtetërore e rivlerësuan në 3 miliardë dollar.
Në vitin 1990, biznesmeni australian dhe manjati i medias, Rupert Murdoch, kërkoi ta blinte godinën për shumën e 1 miliardë dollarëve amerikanë por kërkesa e tij u refuzua. Ende sot, përpos parave që gjeneron, kjo godinë është një nga më të shtrenjtat në botë, edhe për mirëmbajtje, pasi kostot vetëm të ajrosjes dhe energjisë elektrike arrijnë në 6 milionë dollarë në vit, sa energjia e shpenzuar gjatë vitit nga gjysma e popullsisë së Rumanisë.
Ashtu si pjesa më e madhe e diktatorëve në botë, edhe Ceaușescu kishte pasion makinat e shtrenjta e të bukura. Për gati çerek shekulli, Nicolae Ceaușescu përdori të njëjtën makinë Rover, e cila ishte në pronësi të një biznesmeni rumun. Por në vitin 1977, një makinë e ngjashme, në ngjyrë bojëqielli, u krijua enkas për të, me pelush dhe derë elektrike. Çmimi i saj ishte 33355 dollarë. Ceaușescu e përdorte këtë makinë, kryesisht gjatë vizitave zyrtare apo kur priste delegacionet e huaja. Në janar të këtij viti, autoriteti shtetëror ANAF vendosi të nxjerrë në ankand makinën e përdorur nga diktatori rumun por ankandi dështoi, për shkak të mungesës së interesit.
Pas më shumë se 20 vitesh në pushtet Ceaușescu u shndërrua në një diktator të mirëfilltë dhe asgjë e asnjë nuk arriti ta mposhtë. Kjo, deri në dhjetor të vitit 1989, kur nisi ajo që në histori njihet si “Masakra e Timisoarës”… Pas shpërthimit të protestave në disa vende të tjera të Europës, edhe rumunët nisën revolucionin e tyre, i cili edhe në këtë vend, ishte ekstremisht i dhunshëm.
Revolucioni nisi në qytetin Timisoara dhe shumë shpejt u përhap në të gjithë vendin, duke kulmuar me gjyqin publik e më pas ekzekutimin e sekretarit të përgjithshëm më jetëgjatë në Rumani të Partisë Komuniste, Nicolae, dhe bashkëshortes së tij Elena, duke i dhënë fund regjimit 42-vjeçar komunist në vend. Revolucionet e atij viti ishin të përgjakshme por në asgjë vend, diktatorët nuk u rrëzuan nga pushteti që më pas të ekzekutoheshin. Protestat nisën vrullshëm në mes të dhjetorit, në Timisoara, nga një minoritet në Rumani, në përgjigje ndaj përpjekjes së qeverisë për të dëbuar pastorin e kishës së reformuar rumune, Lazlo Tokes. Për rumunët, kaq mjaftoi për t’u ngritur në revolucion në një përpjekje popullore për të rrëzuar qeverinë dhe regjimin e Ceaușescu-t, ashtu siç po ndodhte në vendet fqinje.
Policia sekrete e vendit, e kudogjendur, që njihej edhe si Sigurimi, që gjithashtu ishte një nga më të mëdhatë e të frikshmet në bllokut lindor e që për dekada kish shtypur çdo përpjekje për të kundërshtuar Ceaușescu-n, qoftë edhe politikisht, përfundimisht dështoi në përpjekjen për të frenuar protestat. Ato rezultuan fatale për qeverinë dhe të suksesshme për popullin rumun.
E ndërsa populli kish dalë në rrugë në protesta, teksa prej vitesh po vuante nga ekonomia e mjerueshme, Ceaușescu zgjodhi t’i adresohej miliona qytetarëve, me një fjalim live në Televizionin Publik Rumun, duke nxitur edhe më shumë urrejtje. Mijëra anëtare të ushtrisë rumune, hoqën dorë nga uniformat dhe nga mbështetës të diktatorit, tashmë u rreshtuan në krah të popullit.
Protestat, dhuna në rrugë dhe vrasjet e ekzekutimet vijuan për gati një javë. Raportet e masakrave në perëndim të qytetit Timisoara, që nisën më 17 dhjetor 1989, provokuan vëmendjen ndërkombëtare, me demonstratat që kishin shpërthyer Bullgari, Hungari e Çekosllovaki.
Ceaușescu fajësoi “grupet reaksionare e fashiste” për organizimin e protestave anti-qeveritare në Rumani dhe pranoi për herë të parë se ushtrisë i është dashur të ndërhyjë për të rivendosur rendin, edhe pse për asnjë moment nuk përmendi raportet që qarkullonin, për qindra apo mijëra njerëz, që ishin qëlluar nga trupat ushtarake.
Më 21 dhjetor 1989, në Bukuresht, demonstruesit ndërprenë një miting të qeverisë, që drejtohej nga Ceaușescu. Radio dhe Televizioni Publik në Bukuresht ndërprenë menjëherë fjalimin e tij, gjatë të cilit ai tha se protestat ishin organizuar nga njerëz që donin t’i jepnin fund socializmit dhe për ta vendosur Rumaninë në pushtimin e huaj. Ai shtoi se pavarësia dhe integriteti i Rumanisë do të mbrohen me çdo mjet.
“Të dashur shokë e miq, qytetarë të Republikës Socialiste Rumune, sot po i adresohem popullit tim socialist, pas ngjarjeve vërtet shqetësuese që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në Timisoara.
Më 16 dhe 17 dhjetor një grup huliganësh, kanë organizuar një seri protestash dhe incidentesh, duke sulmuar institucionet shtetërore, duke shkatërruar e vjedhur një sërë godinash, dyqane, ndërtesa publike, dhe më 17 dhjetor kanë intensifikuar aktivitetin e tyre kundër shtetit dhe partisë, përfshirë këtu disa njësi ushtarake.
Nisur nga mënyra sesi rrodhën ngjarjet dhe deklaratat e disa pjesëmarrësve, këto grupe kanë pasur qëllim të provokojnë, të shkatërrojnë dhe të rrëzojnë institucionet shtetërore dhe asetet e shtetit dhe për të sinjalizuar organizimin e të tilla protestave edhe në qytete të tjera të vendit.
Po i adresohem qytetarëve të Timisoarës, me një apel për sensin e tyre të përgjegjshmërisë, që të bëjnë gjithçka për të qetësuar dhe për të rikthyer rendin e qetësinë në qytetin e tyre, për të kontribuar në qetësinë në vend. Dua të theksoj se forcat tona të armatosura kanë ndërhyrë në mbrojtje të pavarësisë dhe sovranitetit të vendit tonë. Kemi treguar mjaft durim”, tha Nicolae Ceaușescu, më 21 dhjetor 1989.
Betejat vijuan të ashpra edhe në qytete të tjera, përtej Timisoarës, teksa forcat e sigurisë, që për vite kishin mbajtur në pushtet Ceaușescu, luftuan me ushtrinë për të rimarrë kontrollin e vendit. Më 22 dhjetor, sipas raportimeve të kohës, lideri rumun dhe bashkëshortja e tij, që mbante postin e zëvendëskryeministrit, u larguan nga kryeqyteti Bukuresht. Për të mos u kapur rrugës, çifti presidencial la pallatin luksoz me helikopter. (A2)
Vijon…
PSE E BOTONI KETE QE TE MENDOJNE NJEREZIT QE EDHE RAMA KA BERE SHKOLLE KOTI! S’KA LEZET KJO. EDI RAMA ESHTE UDHEBEQESI ME I MADH, IL DUCE THUHET ITALUSHT.
per nje gje te jesh i sigurt,qe Edi Rama ka me shume shkolle se ty,se clidhje ka Edi Rama ne kete shkrim vetem ky bolja me lart e di,dhe nje gje tjeter per ty o bole,kur EDI RAMA JETONTE DHE STUDJONTE NE KRYEQYTET,TI O BOLE JETOJE NE KATUN OSE E SHUMTA NE NDONJE QYTEZE TE SHQIPERISE,SADO TA SHANI EDI RAMEN AI ESHTE QYTETAR KURSE JO PLERAT JENI THJESHT KATNAR QE E KENI TMERR QYTETERIMIN TONE,,,,,,FSHATARZIMI ESHTE PENGESA NUMER NJE E QYTETERIMIT QE TE VAZHDOJE PERPARA,,..
Lerini pordhet me diktatoret komuniste,qe nuk u gjendet as hiri,por merruni me kete diktatorin e sotem Rama qe te “rreh por nuk te le te qash”!
Rama eshte diktator qe te “vret” ne menyre moderne!
Te heq nga puna pa motivacion,te rrit taksat per vit,ka dhene me koncesion,PPP te gjithe sherbimet qeveritare duke rritur ne menyre katastrofale cmimet e tyre dhe shpenzimet e shtetit duke bere te mundur rritjen kolosale te cmimeve!
Cmimet ne Shqiperi jane me te larta se ne SHBA,pa llogaritur ndryshimin gjigand te rrogave e pensioneve!
Ne shtetin Michigan,ku jetoj,pensionistet perfitojne sherbime shendetesore falas si ne shtet edhe tek privati,se ketu shteti me ligj ka bere te mundur qe qytetareve t’u njihen sigurimet shendetesore edhe tek klinikat e spitalet private!
Ndersa ne Shqiperi kjo forme nuk ekziston,por vetem se shteti ka bere mareveshje me privatet deri ne nje shume dhe sherbime te caktuara,por qe ato i perfitojne vetem njerez te zgjedhur e jo te gjithe populli!
Dhe kete be ben vetem per perfitime korruptive se shume nga ato sherbime mund te kryhen edhe ne spitalet shteterore!
Ky eshte material i perkthyer dhe ju e shisni si pune intelektuale te nje tjeter personi te pashkolle.
Denisa o llokum, o xhan, o yll, o margaritar, te keqen e syckave, buzeve si burbuqe. Falemnderit per perkthimin qe i ke bere ketij informacioni te panjohur.
Shqiptart jan pordhac.pun burrash.
Por edhe shqiptareshat jan pordhesha..
Si shko femnave t lshojn pordh prej bythe sepse qelbet pidhi qe esht pran.
Pidhi duhet t jet i paster per tu qi,
Nese bytha pran i shlo er,pidhi behet i pshtir.
Pidh shqiptareshe .era pordh dhe mush me gjiz..long pidhi shumjavor.
KJO DENISA NA ÇUDITI ME KETO QE PO THOT SI SE PASKEMI DITUR NGA KUSH REVISTE E KA MAR SHKRIMIN QE PO NA TRGON ATO QE I DI GJITH BOTA MOJ FYÇKE
Denisa, je e detyruar të shkruash ne fund të shkrimit tënd, të gjitha materialet që ke përdorur . Duhet Denisa, sepse unë kam dëgjuar prej një ish studenti që ka stjudjuar në Rumani, të tjera përshtypje për Çausheskun dhe rregjimin e Tij.
Ndërkohë, po i referohem vetëm një fakti që ti ke përmëndur :
Për ndëttimin e godinës së parlamentit kanë humbur jetën me qindra punëtorë, ndërsa disa historianë thonë 3000 puntorë. (!) Me historianë siç Meta, Duka, Nika, Lalaj, e co. së bashku me pseudohistorianët me në krye Butkën, që deformuan qëllimshëm vlerat dhe veprat e krijuara dhe ndërtuara nën udhëheqjen e PKSh (PPSh-së) për 50 vjet , numri mund të shkojë edhe 30mijë puntorë që humbën jetën për ndërtimin e kësaj Vepre, unikale për Rumaninë, Ballkanin dhe Europën.
Mos e ke Llafin per Sali Kermen apo per Like Hajdutin????
Ik moj torollake jep lajmet atje ku ke shku dhe mos na shit perkthimet e wikipedise per artikuj. Ti ke lindur te pakten 5 vjet pas renies se regjimit te Cauceskut dhe nuk ke kapacitet dhe njohuri te shkruajsh per ate kohe. Nuk e di si Mero Baze ta ka pranuar kete pacavirr petkthim, sikur po na tregon ndonje gje te re.
Keto qe shkruan kjo sharabajke,jane perralla.Caushesku me kater klas shkolle,kure ne nje kohe na paska njohur Elenen ne fakultet.Ky shkrim,bene pjese ne ato shkrime te AGRON TUFES me dhi kundra krimeve te komunizmit.Genjeshtra me bisht.Ishte si ishte çaushesku i Rumanis ai kishte respektin dhe besimin e popullit Rumun,Me von me nderhyrjen e Amerikaneve dhe Evropes,u nxiten turmat kundra tij deri ne eleminimin fizik te tij familjarisht.Nuk na bindin keto shkrime se sot qoft ne Rumani ashtu edhe ne shqiperi, kane sunduar antirumun Ilion Iliesku dhe ne shqiperi antishipetari madh Sali Berisha ku shqiperia dhe Rumania po vuan akoma.
Hahahha. Perkthim idiot. Kshu eshte kur nuk di as vete ca perkthen dhe ske haberi fare nga matematika.
Psh.
1. Pallati popullor paska 12 dyqane , 1100 dhoma dhe nje holl 100 m2. 100 m2 ?!?!??! 100 m2 kane shume shpia private hollin.
2 . Energjia qe harxhon ky pallat ne vit eshte e barabarte me energjine qe harxon gjysma e rumanise ne vit ?!?!?!? Wtf
Ksi idjotizmash shkruhen ketu.
SA KE PER TE MESUAR TI MOJ DENISA SE JE E VOGEL AKOMA NGULITE MIRE NE KOKE DHE MOS JA U TREGO ATYRE QE I DIN
qeka rropsi e madhe kjo
mesiguri noj shpelare ose e fisit te qelbsave
Ne rruget e Italise si gazetare profesioniste do kishte pas me shume
Frekuentim putana De
Ne sondazhet e fundit Ceausesku doli si udheheqesi me i pelqyer per popullin rumun qe ka bere me shume per rumanin se lideret e pas revolucionit. Referoju gazetes Adevarul te para dy ose tre muajve te fundit.
PO jo, Denisa e ke ngaterruar; pa pyet antikomunistet tan Bujar mehmetin me shoke. Ka qene Shqiperia e para dhe jo Rumania. Kete besoj une ty apo Bujar kapexhiun. E ngaterrova Bujar mehmeti a Bujar Nishanin, s’ka rendesi mjafton qe eshte bujar BABALE ngelen te gjithe.
Keni kujdes kur komentoni se ju denoncon per SEKSIZEM!!!!!!
Caucesku i katr klasve shkolle ne nje Album me shum Personalitete te Politiker boterore?
Caucesku me Präsidentin Ford,xhimi Carter,brezhniev,oneker,kastro,Arafat,maocedun,ronald regan,gorbacov,miteran,Huan Karlos,Papandreou,,Mubarak,tensiaopin, Tito, anxheloti,e shum e shum figura polike boterore?
Urdherin e revulucionit e DHA Mihail gorbacov,Pa urdherin e tij Skish per te ndryshuar,ter lindja?