Grida Duma: S’është parë që nga rënia e komunizmit kjo që po bën Rama

21 Dhjetor 2019, 18:49Politika TEMA

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes për Mini-Shengenin Ballkanik, ndërsa e ka konsideruar të nxituar dhe të gabuar.

Me një shënim të gjatë në facebook, Duma hedh akuza për mungesë përgjegjësie ndaj kryeministri Rama, ndërsa shkruan se qeveria e Shqipërisë po i bën dëm Kosovës.

Sipas anëtares së Kryesisë së PD-së, marrëveshja për Mini-Shengenin po krijon polarizim dhe ndarje të mëdha mes Shqipërisë dhe Kosovës, një përçarje që, sipas saj, nuk ka qenë në këto përmasa që nga rënia e komunizmit.

Postimi i plotë:

Shqipëria nuk ka qenë, nuk është, e nuk do të jetë cilitdo Vuçiç!
As Kosova nuk është e Edi Ramës!

Përgjegjshmëria ndaj Kosovës nuk të njihet apriori vetëm se je kryeministër në Shqipëri.

Çështja shqiptare nuk është punë mandatesh, por detyrash historike. Mungesa e përgjegjësisë është shumë më e rëndë se turpi i mosmirënjohjes!

Vetëm pak javë më parë, pa fjalë dhe pa bujë Kosova erdhi të ndihmoi një Shqipëri ku ekipet e shpëtimit gërmonin me duar, një Shqipëri pa fond e pa rezerva emergjence, pa mekanizma për shpëtimin e të mbijetuarve.

Disa nga qytetet e Kosovës e të shqiptarëve të Maqedonisë dhanë paratë e caktuara për zbukurimet e fundvitit, qytetarët e Kosovës hapën portat e shtëpive dhe institucionet e Kosovës u angazhuan në një përpjekje masive që tregoi një gjë dhe vetëm një gjë – në Kosovë jeton pjesa më vitale e kombit shqiptar.

Çfarë bëjnë institucionet e Shqipërisë për ta vlerësuar këtë fakt?

Asgjë!

Por asgjëja e institucioneve nuk është asgjë para dëmit që i bën Kosovës qeveria e Shqipërisë.

Marrëveshja per Mini-Shengenin është e nxituar dhe e gabuar. Ajo po krijon polarizim dhe ndarje me të mëdha mes Shqipërisë dhe Kosovës, një përçarje mes shqiptarësh e cila asnjëherë nuk ka qenë në këto përmasa që nga rënia e komunizmit në 1991.

Asnjëherë nuk do të duhej që në Tiranë të parakalonin politikanët e Beogradit, kur një gjë e tillë kryhet në kurriz të Kosovës. Aq më tepër kur Vuçiç ishte pjesë e qeverisë së Millosheviçit që dëboi një milionë shqiptarë vetëm sepse quheshin shqiptarë, që shfarosi, përdhunoi dhe masakroi me forcën e armëve. Të gjitha këto krime sot Vuçiç i mohon, dhe Tirana bën sikur i harron.

Na duhet të pyesim: si janë ndjerë nënat shqiptare në Kosovë kur në mes të Tiranës ecën me arrogancë dhe triumfalizëm mohuesi i masakrës së Reçakut? Mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të reflektojë mirë, përpara se të bëjë çfarëdolloj hapi tjetër që dëmton qoftë edhe një centimetër të Kosovës, qoftë edhe një grimë të dinjitetit dhe ndjenjave të saj.

Samiti i Durrësit, në mungesë të Kosovës, si dhe të çfarëdolloj transparence paraprake, ishte një nismë gjysmake. Si e tillë ai kontribuon në diçka që është absolutisht e kundërta e qëllimeve të mira. Ky samit shton dyshimet se pas ngutisë së treshes Vuçiq-Rama-Zaev fshihet një rrezik që nuk mund të anashkalohet me besimin apriori projekti është frymëzuar nga qëllime të mira.

Samite të tilla i shërbejnë Beogradit per rehabilitimin e politikës së vjetër, si dhe për ta fshehur pas sherreve ndërshqiptare politiken agresive ndaj Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Ajo që kemi për të bërë, -e që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku – është e thjeshtë.

E para: Shqipëria nuk duhet të bëjë hedhë asnjë hap që lidhet me integrimin rajonal pa dakordimin e Kosovës;

E dyta: Shqipëria nuk do të shkojë në asnjë mbledhje me Serbinë – e jo më të organizojë spektaklin e turpshëm të sorollatjes së Vuçiçit në qendrat ku strehohen të pastrehët “nëpër hotelet me 5 yje”, në mungesë të plotësimit nga kjo e fundit të kërkesave të Kosovës;

E treta: Çdo politikë madhore që prek interesin kombëtar, Shqipëria dhe Kosova duhet ta rakordojnë bashkë. Përgjegjësia mbetet me ata që nuk janë të aftë ta realizojnë këtë.

Nëse Kosova nuk do ta takojë Serbinë, as Shqipëria nuk duhet ta takojë.

Nuk është kjo për ti thënë faleminderit Kosovës. Është domosdoshmëri, është përgjegjësi, është paevitueshmëri. Nëse do të integrohemi, do të integrohemi bashkë.

Askush nuk mund të marrë peng Shqipërinë duke shitur Kosovën. Askush nuk do të na tërheqë të gjithëve në gropën që po i hap vetes.

Ata që do të bien, do të jenë të vetëm.

Do të bien në greminën e mosmirënjohjes dhe pabesisë së tyre.

12 komente në “Grida Duma: S’është parë që nga rënia e komunizmit kjo që po bën Rama”

  1. Noc Rroku qe ta toku says:

    I te njejtit mendim eshte dhe Salinjari por me nje vrejtje qe Salinjari kerkon me shume nga ty.

    1. Grida ti 'fle' me ate qe mbeshteti Milloshevicin - Nuk ke moral per te sulmuar Ramen says:

      Kush flet kjo qe eshte “ne shtrat” me Sali Pashe Toptanin, personi qe mbeshteti Milloshevicin me nafte dhe armatime e ushqime ne dem te Kosoves. Kjo qe Sali Pashe Toptani e ka ngritur ne piedestal sepse i shkon pas idese tradhetore qe shqiptaret nuk mund te qeverisin. Ide e vjeter e fqinjeve per te copetuar Shqiperine mes vetit. “Shqiptaret nuk dine te qeverisin.” Dhe kete ka bere Sali Pashe Toptani dhe miku i tij Lulzim Ahmet Zogolli. Te dy prej nje gjaku tradhetor. Shiten detin Greqise dhe ishte pikerisht “tradhetari’ Rama ai qe ndaloj marreveshjen e turpshme te detit. Njelloj sic beri Esat Toptani kur ja u shiti Shkodren sebeve dhe malazezeve ne 1912-ten. Ndersa nipi i tij Ahmet Zogolli ju fali Shen Naumin e mrekullueshem serbeve qe e sollen ne pushtet se bashku me ruset e bardhe ne 1924, kur rrezuan Fan Nolin nga pushteti. Grida dru me pre, nuk ke as moral as fytyre te sulmish Edi Ramen, kur “fle ne shtrat” me tradhetarin me ta madh qe ka pare Shqiperia pas Esat Pashe Toptanit dhe Ahmet Zogollit.

  2. Grida me dashnorin nburg says:

    Po gjerat e medha pas ardhjes qe democracise vetem ky po i ben, ju te tjeret as idene sja keni si behen gjerat e medha. E parasysh ate Monday monumentin tek parku rinia qe bete per 100vjetorin e shtetit shqiptar. E tmerrshme qar vizioni keni.
    Skeni me dale nga opozita dhe per nja 20 vjet ?

  3. Likja says:

    Kjo mund te flase shume mire per probleme te sociologjise, seksologjise, si po e perjeton salianji vendimin per heqje lirie,po per gjera te medha leri njerzit e medhenj te flasin e veprojne.

  4. SA PUTANE ESHTE KJO ?
    PUPUPUPUPU
    THON SE KA QEJF ME I HIP GAMORI EEEEEEEEEEE

  5. Shqiptari says:

    Është në të drejtën e kujdo të bëjë analiza,të gjykojë e të mbajë qëndrime për çështje të ndryshme,aq më tepêr për ato me rëndësi kombëtare.Si shumë të tjerë “patriotë të mëdhenj”dhe zj.Duma është “e shqetësuar” shumë se po shiten interesat kombëtare dhe z.Rama po tradhëton Kosovën,ka harruar masakrat dhe genocidin serb dhe se po flet në emer të Kosovës etj,etj tradhëti të tjera të mëdha që po u bën vëllezërve kosovarë.Tërë kjo llafollogji njerëzish të rëndomtë që për arsye të ndryshme gjinden në pozicione krejt të pa merituara të dalin”në mbrojtje të kombit”. Kosova ka tashmë institucionet e veta legjitime dhe ato janë të mandatuara të mbajnë qëndrim për këte lēvizje politike rajonale që tashmë ka mbështetjen e SHBA dhe BE. Zbatimi i parimeve të BE në Ballkan mbi lëvizjen e lirë,lëvizjen e kapitaleve,mallrave dhe fuqisë punëtore mendoj se nuk cënon asgjë pêr secilin vend të rajonit,aq më tepër për shqiptarêt në rajon.Jemi i vetmi vend i copëtuar nē Europë qe na jepet shansi të heqim barrierat e mëdha të vendosura nga parardhësit tanë dhe për çudi e refuzojmë,apo e paragjykojmê këtë shans.Kuotohet qartë se ende nuk kemi dalë nga filozofia e qëndrimit si breshka brebda zhguallit.Asgjë nga mbroçkullat dhe “argumentet” që përdor zj.Duma nuk u tha nga drejtuesit e shteteve të Ballkanit Perendimor në këtë takim.Fantazia e zl.dhe e ndoni koke të madhe këtej dhe andej kufirit mendoj se është shumë naive dhe nuk e përtyp askush.Ka ardhur koha që barrierat,pengesat, muret dhe mëritë e vjetra duhen lênê pas.Ai që mendon se “Shkjau”po don me na fut në ish Jugosllsvi e po na mashtron,e uroj të fantazojë e të bëjë “sygjerime”dhe”politikë të madhe”sa të dojë.koha vrapon dhe nuk pret ta ndjekin”fiozofët” dhe”politikanêt e mëdhenj” Koha do tregojë shumë shpejt se kush ka pasur tê drejtë.

  6. E verteta says:

    Te fala nga Credinds…….!

  7. Tironsi says:

    cfare turpi i thote vetes politikane.Kjo mjerane nuk sheh me tej se hunda vet.Boll ka vuajtur shqiperia nga Komunizmi dhe veteizolimi duke na kene te fundit ne europe,sa per kosoven mosmirenjohese aty te rine ata spo respektojne ShBA jo me Edi Ramen Forca Edi leri zagaret te lehin

  8. Jimi says:

    Prandaj thone qe politika eshte kurve, se me te me se shumti merren kurvat, si kjo qe kapardiset ne foto!

  9. Olimpia says:

    O injorante,me ,,patriotizmin,,tuaj idiot ju nuk beni gje tjeter vecse e mbyllni Kosoven ne nje rreth vicioz pa shprese.Gjerat Jane te thjeshta,Rama po kerkon nje menyre per te rrezuar kufijte midis shqiptareve.Po kerkon te realizoje nje hapsire mbarshqiptare ekonomike,kulturore,shpireterore .Natyrisht secili ben llogarite e veta.Vucic edhte i bindur qe 70.000 mie serbet e Kosoves nuk mund fa kthejne kurre ate ben Serbine.Por ai synon rikthimin e nje milione serbeve te Bosnjes.Pune e tij.Ne nderkohe realizojme nje ,,fuzion ,,te ftohte ,pa zhurmen e topave apo deklaratat e politikaneve te rreth 5 deriva 6 milione te shqiptareve.Kaq idiote jeni qe nuk e kuptoni…??? Sepese la nje kusht ne pavaresine e Kosoves…jo bashkim me Shqiperine.Dhe kete kusht e garantojne di anetare te perhereshem te KS te OKB ,Rusia dhe Kina.. Gjen dot nje mentre tjeter ti Grida per bashkim kombetar ?? Mendon se SHBA do te shpertheje nje lufte boterore per bashkimin e shqiptareve…Mjaft me se ma neveritet me kete ,,patriotizmin,, tuaj idiote qe eshte ne thelb thjesht nje qendrim i ndyre antishqiptar .

  10. Burgu per burra eshte says:

    SALIANJI KU ESHTE GRIDA?i

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje