Remzi Hoxha mbushi sot 64 vjeç, iu pre jeta në mes nga Berisha për llogari të Milosheviçit. “Patriotët” ishin të zënë për ta kujtuar

21 Dhjetor 2019, 21:24Politika TEMA

Remzi Hoxha, ish biznesmeni shqiptar nga Kosova, me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni kishte ditëlindjen e 64-tërt ditën e sotme, nëse do të jetonte.

Jeta e tij u pre në mes në kulmin e aktivitetit pro pavarësisë së Kosovës, nga oficerët e SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, me urdhër të Sali Berishës që në vitin 1995.

Pasi e rrëmbyen në Tiranë e dërguan në Kune- Vain të Lezhës dhe që nga ajo ditë jo vetëm që nuk është kthyer në shtëpi i gjallë, por as eshtrat nuk i gjenden.

“Faji” i vetëm i Remzi Hoxhës ishte se filmoi një takim mes presidentit serb Sllobodan Milosheviç, atij maqedonas Kiro Gligorov dhe presidentit shqiptar Sali Berisha, në Shën Naum, që si për ironi të fatit i ishte falur Pashiqit nga Ahmet Zogu si dhuratë për ndihmën që i dha për të ardhur në pushtet.

Menjëherë pas këtij filmimi, Sali Berisha akuzohet se ka urdhëruar Gazideden për ta “shtrydhur” që të tregonte se ku dhe si e kishte realizuar këtë kasetë.

Dhuna e tëpërt e ushtruar nga oficerët e SHIK, njëri prej të cilëve i dënuar 18 vite për këtë krim, solli dhe vdekjen e Remzi Hoxhës. Që atëherë familja është në kërkim të eshtrave.

Asnjë nga “patriotët” në Kosovë nuk u kujtua për këtë ditëlindje, duke treguar qartë se sa shumë kanë lëvizur gjërat në shtetin më të ri të krijuar nga SHBA dhe BE, dhe të plazmuar që nga Shqipëria në momentet më të vështira, kur Salih Berisha ishte në kulmin e luftës kundër UÇK.

Këta patriotë, duke filluar nga Ramush Haradinaj, Halil Matoshin e deri tek Berat Buzhala që nuk rri dot pa folur, ishin tepër të zënë me sportin më të preferuar nga “elita kosovariste” këto kohët e fundit: Sulmin ndaj Edi Ramës.

Për ironi të fatit, ditën e sotme vetëm Sali Berisha nuk ka folur asnjë fjalë. Nuk është pendesë, por thjeshtë si një “skile” e vjetër nuk mund të kthehet në vendin e krimit. Ndaj ka heshtur./M.Nikaj

(TemA)

8 komente në “Remzi Hoxha mbushi sot 64 vjeç, iu pre jeta në mes nga Berisha për llogari të Milosheviçit. “Patriotët” ishin të zënë për ta kujtuar”

  1. fitneti says:

    Nese nuk rron remziu, pse rron saliu.

  2. ???????????????????? says:

    Berisha, para drejtësisë!
    I PËRJETSHËM KUJTIMI I REMZI HOXHËS !

  3. Aliu says:

    Ky kriminel ka surrat dhe e shan Edin kriminel dhe vrases. Kjo eshte per te qeshur dhe qare qe Saliu, i treguari me gisht si vrases e etikon dhe poshteron Ramen si kriminel. Dhe pervec Remziut sa e sa te tjere te eleminuar.

  4. para ligjit te gjithe te barabarte, po duam demokraci dhe liri says:

    Spak e di kete pune apo vete 99.99% e shqiptareve dhe nderkombtareve?! Te shohim, mbase kujtohet drejtesia shqiptare qe ti beje shqiptaret e ndershem te marrin fryme pvaresisht se nje pjese kane vdekur dhe te tjeret jane plakur, ndersa Saliu eshte ne Lalez.

  5. Shpata says:

    Asgje nuk ka per te ndodhur! Spaku-t i doli era!! Po te doni qe gjerat te ndryshojne levizni menderen dhe dilni ne rruge, sepse kafeneve, me artikuj, me komente nuk zhukni dot krimet dhe vjedhjet e popullit! Rrespektoni republiken duke kundershtuar direkt padrejtesite, mos u sillni si dele te urta te Saliut apo Edit, kjo nuk eshte republike pour principate!! Dakord, urime!!

  6. USA says:

    Cdo dite historia na denoncon nje serial killer psikopat, qe ne 30 vjet ka torturuar, zhdukur kufoma, qe ka hedhur ne humnere ushtrine, financat, kursimet e shqiptareve, drejtesine, qe destabilizon prej 30 vjetesh jeten tone dhe qe se bashku me te birin kane lare duart me gjakun e qytetareve te ndershem te ketij vendi.
    Si ka bere vetem keto krime, por me familjen, me klanin e tyre tribal, me grupet terroriste paramilitare, me fevzot, gjeket, peket, me gjingjonet dhe mafjen.
    Vazhdojne e qendrojne mbi ne dhe kockat e viktimave te tyre, ashtu te krimbur ne para, kapadai, histerike, kercenues dhe vrases.
    Edhe per pak ore, deri sa cekicet e historise, drejtesine, hakmarrjes te shperthejne mbi kete lloj sekti tribalo-shpellar, te lidhur me zorren e vetme te nje kerme qe po jep shpirt qe qen dhe qe ska per ta lene kete bote pa paguar me lekuren e shushunjave qe polli, urrejtjen vellavrasese qe mbolli, humneren ku hodhi Shqiperine, krimet e pafundme dhe gjakun qe derdhi.

  7. Republike apo Principate says:

    Asgje nuk ka per te ndodhur! Spaku-t i doli era!! Po te doni qe gjerat te ndryshojne levizni menderen dhe dilni ne rruge, sepse kafeneve, me artikuj, me komente nuk zhukni dot krimet dhe vjedhjet e popullit! Rrespektoni republiken duke kundershtuar direkt padrejtesite, mos u sillni si dele te urta te Saliut apo Edit, kjo nuk eshte republike pour principate!! Dakord, urime!!

  8. Loran says:

    Merruni me llafe o zgjepsa se aq keni takat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje