Kufinjtë i ndryshojmë me Vuçiçin, por drekë me të në Tiranë nuk hamë

22 Dhjetor 2019, 08:30Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në takimin e rradhës të Mini-Shengenit ballkanik në Shqipëri, po krijon një dallgë artificiale protestash, të nxitura nga pretendimi se ky projekt dëmton interesat e shtetit kosovar dhe të të gjithë shqiptarëve. Mbështetësit e kësaj teze nuk merakosen aspak për përmbajtjen dhe peshën reale të nismës shqiptaro-serbo-maqedono-malazeze, për të nxitur hapjen e kufinjve, e stimuluar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitaleve e tregut të punës.

Vala e protestave, të cilat i ngjajnë një patriotizmi patetik të një kohe tjetër, dëshmon vetë shkallën e manipulimit politik që po mvesh këtë nismë, më shumë sesa influencën e saj reale në punët e Ballkanit Perëndimor. Refuzimi i palës kosovare për t’u bërë pjesë e “Mini-Shengenit’, përtej faktit që e ka bazën tek dinamikat e brendshme të politikës kosovare, ka krijuar një klimë artificiale tensioni në botën shqiptare, a thua se Rama dhe liderët e vendeve të tjera ballkanike morën laps e letër dhe hodhën në erë interesat e shqiptarëve për pjesën e mbetur të shekullit 21!

Meqë jemi tek lapsi e letra, tingëllon shumë hipokrite dhe e pabazë të thuash sot se nuk ulemi në tryezë me Aleksandër Vuçiç, por ama kemi negociuar me të për muaj e muaj pas perdeve, projektin e “korrigjimit kufitar”. Kufinjtë i ndërrojmë me serbët, por dorën s’ua japim se na duket tradhëti kombëtare!

Sot sfida e Kosovës është të integrohet në sistemin ndërkombëtar. Ky është vektori i lëvizjes, përfshirja e shtetit të ri kosovar në tryezën e institucioneve e organizmave, e jo nxjerrja edhe e Shqipërisë nga ky sistem bashkëpunimi. Sa për Mini-Shengenin, le të kujtojmë se nisma të tilla Ballkani, Mesdheu, Deti i Zi e Europa Qëndrore, numërojnë një dyzinë e më tepër. Mospjesëmarrja në këtë rrjet bashkëpunimi nuk i bën mirë as Shqipërisë, as Kosovës. Siç ndodhi në samitin e SEECP në Bosnje muaj më parë, kur Rama dezertoi takimin për mospërfshirje të Kosovës, dhe vendin e tij e zuri me të drejtë presidenti Meta.

Mini-Shengeni, siç e thotë edhe vetë togëfjalëshi, është shumë i vogël, për të shitur a blerë interesat e shqiptarëve, serbëve, malazezë e maqedonëve. Edhe më i vogël e meskin është koncepti se ky format është e keqja absolute, hapi fatal që do të na marrë në qafë të gjithëve si komb.

Djalli është më pak i zi seç duket. Për faktin e thjeshtë se është një “djall fukarenjsh” ballkanikë që bëjnë vetëm foto me njëri-tjetrin, ndërkohë që vendimet i merr tjetërkush, shumë larg rajonit.

16 komente në “Kufinjtë i ndryshojmë me Vuçiçin, por drekë me të në Tiranë nuk hamë”

  1. mik says:

    Mbrojtje e dobet nga ana e autorit.
    Autori tregon se gjithmone fajtoret mbrohen nepermjet sulmit dhe denigrimit . A konsiderohet kjo menyre mbrojtje ?

  2. beni says:

    Ne nje shtet ashtu si mündet ta quajme,sepse Kosova nuk eshte e konsoliduar me nje papunsi gatii 60%-70% me nje Energi te Re ne Moshe ku kjo Energie sillet e sorollatet Kot ne Brockulla patriotike e nacionaliste te nje prapagande te hershme orientale per pushtetet e disa individve dhe Interesa te dikujt tjetri matan atlantikut Ben qe Kosova jo vetem qe prodhon nje izolim total,por ajo nxit urejtje edhe Tek popujt e tjere ne rajon,njelloj si rajhu hitlerian?
    Integrimi per ta ne rajon eshte orjentalizimi e radikalizimi si pjes e pushteteve qe perfaqsojn disa individe e demagoge orientale te stur ne egon e patriotizmit,por ATE orientale jo ATE rajonal
    Shanci per ket energji te Re per tu punesuar eshte shum i Paket me nje politike izoluese ekstreme e nacionaliste,ku nuk ka Partie Reformatore jo nacionaliste per tu dhen rinise shancet nga politikan pergjegjes per Situaten ne vend!
    Serbia sot perballet me nje popullsi te vjetr ne Moshe,e pranoj edhe vucic dhe eshte nje shanci per tu ber pjes e reformave sociale,ku nuk shikohet nacionalizmin ne ket rast por shance per ane sociale ku popullsi Kosoves me energji te Re mundet qe te ul Problemen sociale qe kan plakosur ket shoqeri!
    Problemen e perendimore me Serbin kan qen,Futja e sistemit Kapitalist dhe ky sistem nuk njeh kufij te vjetr apo te rinj mjafton qe energjit e Reja te Jen sa me effektive e ti sherbejn sistemit!
    Dihet qe ne politike ka shum viktima,Kur fillonn e shtohenn demat,pra duhen ralluar se nuk ka tagji per ta,Serbet bejn politike dhe e bera politike ben edhe ATE qe dikujt i duket Genozid!!!

    1. pjeter says:

      Dikujt i duket gjenocid? Ty ropt bashke me Vucicat ku i keni O m… q..e. ç, fare duhet td bente serbi me shume qe ty te te dukej gjenocid????

      1. Revizori says:

        Mos u merzit o Pjeter. Nje cope injoranti je. Dukesh nga komenti.
        Sipas teje, del qe shtetet perendimore duhet ta perjashtojne Gjermanine nga paktet euro-atlantike mbas dy lufterave qe shkaktoi, ku u vrane dhe ekzekutuan me miljona te pafajshem.
        Mentalitet prej arabi. Ke dhe emer madheshtor, por e turperon.

        1. pjeter says:

          Te perseris te njejtin koment pergjigje, nuk turperoj iç fare emrin madheshtor, ti e meriton plotesisht pergjigjen time.Bastardet qe shkruajn shqip dhe mohojne gjenocidin ne Kosove, meritojne me shume se nje sharje.

  3. pjeter says:

    Çdo gje ne rregull Minxhozi, por ke harruar nje gje delikate, shume delikate, faktin qe Vucici eshte negacionist i masakrave te vendit te tij Serbise,ne token e lenduar prej nje shekulli, dhe keto ndodhen pas darkave e takimeve me te, te Thaceve refuzues.Rama eshte e qarte qe nuk mundet ne asnje menyre tia diktojne axhenden politike te shqiperise, por edhe pse jane ide te mira dhe me mundesi te mira ekonomike, keto nisma, qeme te drejte i tha Albin Kurti ,duhen pare me syte e Kosoves.Kosova eshte viktima qe lengon akoma, dhe Rama duhet te kish bere me shume e jo te mjaftohej me nje thenie si larje duarsh, ju thashe? nuk doni? atehere ju po beni vetvrasje, eshte shume pak.Personalisht e shof Ranen te lodhur, me mire te hapi krahun, nje personazh i lodhur na ben deme edhe pse ne parim mundohet per mire.Na duhet nje lider me i fresket dhe me me energji te reja, dhe sidomos te jete me aftesi dialogu faktive , me palet e tjera te kombit.E ketu nuk e kam fjalen per Belul mafishen, qe ka lindur i lodhur.

    1. mik says:

      pjeter – i cmoj dy komentet e tuja. Nuk i heq asnje presje, pervecse, sa ma shume Rama te qendroje ne pushtet, aq ma dam do t’kete ky vend.

    2. mendohu dhe nje here says:

      Kosova tani lengon nga te tijte. Akoma me shume do lengoje me kapacitete mediokre politike dhe armiqesine qe mbjell dhe kerkon ta mbaje stabile. Hapuni sot se te rinjte duan ajer te ngopen, te marrin fryme midis tyre dhe jo te izolohen nen hijen e zeze te se kaluares. Kaq u theme une si qytetar plak ne Europen e djeshme dhe te sotme qe faktet dhe jeta me kane bere te kuptoj ç’eshte toleranca, ç’eshte krenaria, ç’eshte Shqiperia dhe ku dua ta shikoj. Libri pare qe kam lexuar dhe qe e mbaj mend, mund te kem lexuar dhe ndonje tjeter, por s’me kujtohet, ka qene “Gjaku i falun”. Nuk e mbaj mend autorin se duhet te kete mbi nje gjysem shekulli e ca, por ishte nje liber me permasa te vogla fare. Me vjen keq gjendja e krijuar nga njerez qe per mua i perkasin kohes se perenduar. Si ore, s’ka vizionar qe kete popull te mrekullushem qe u rezistoi dallgeve dhe furtunave shekullore, tu jap liri te ecin ne kembe me mjete ne token e bekuar, sepse kjo toke eshte e te gjitheve, pavaresisht administrimit privat. Ku ka si paqja dhe toleranca qe eliminon semundjen e diktatit. Puna juaj, kush kupton dhe aprovon dhe realizon.

  4. ml says:

    O idiot ! Shqiptaret e Kosoves ulen me vuçiçin per mu nda prej serbis dhe ju propozoni vasalizimin e shqiptareve me politikan qe kan dashur ti shfarosin shqiptaret e Kosoves. Ketu esht dallimi. Duket se te shqiptaret e shqiperise ndjesia patriotike qenka e nji periudhe te kaluar. E drtejat e juve, por se paku te keni pak ndejsi si njerez per nji popull qe se ka dy dekada qe ka perjetue masakra, perdunime dhe debime masive.

    1. ana says:

      Ne te shqiperise duam ti hapim kufijt, te lehtesojme levizjen, tregetine, te risim shkembimet turistike me te gjitha vendet per rreth; te krijojme nje klime pajtimi dhe afrimi me te gjithe popujt, sepse vetem keshtu behemi pjese e integrimit europian. Rrisim sigurine teritoriale dhe krijojme nje te ardhme me te mire per femijet tane. Ti cfare kerkon lufte? Po nuk ke bythe! Se po te mos ishte Amerika sot do te te kisha akoma ne shtepi. Mos vazhdoni te beni femijen kapricoz dhe tejkanoz se durimi ka nje kufi; aq me teper qe Amerika nuk te ka femijen e saj .

      1. Meti says:

        @ana

        Nga kjo marrëveshje, ju do të fitoni “Të trashët e surles”, po ju jeni shumë të trashë për ta kuptuar një gjë të tillë, prandaj hidhni helm e vrarë mbi Shqiptaret e Kosovës.
        A di të më thuash se cilat janë përfitimet Shqipërisë nga një marrëveshje e tillë? ZERO!
        A mos po mendon që do të vijnë Serbët për turizëm në Shqipëri? Harroje, ata asnjëherë nuk do t’ju zgjedhin ju përpara Malit të Zi, Greqisë, etj. Do të lulëzojë vetëm “turizmi” i martesave të vajzave shqiptare me të moshuar serb, të cilat do të shtojnë kombin serb i cili ka një bilanc negativ të natalitetit.
        Ju nuk do të jeni në gjendje për t’i bërë ballë eksportit të prodhimeve serbe (siç nuk mundëm as ne në Kosovë), kurse në anën tjetër nuk do të jeni në gjendje të eksportoni asgjë në Serbi (me ndonjë përjashtim të vogël të ndonjë produkti bujqësor).
        Edhe vet Edi Rama e di se një marrëveshje e i tillë nuk është në dobi të Shqipërisë, por ai nuk e ka hallin e Shqipërisë, por ka hallin e bythës së tij!
        Ju bëjeni marrëveshjen, mos mërziteni fare për ne Kosovarët (e di që nuk mërziteni), por ju siguroj që shumë shpejtë do të zhgënjeheni, ngase në mes të serbëve dhe shqiptarëve ka një dallim, ata gjithnjë në planë të parë i kanë interesat shtetërore pastaj ato personale, gjë që nuk është rasti me shqiptarët. Ata punojnë me plane të Akademisë Shkencave e mbështetur nga Kisha dhe institucionet tjera. Po ju keni plane? Nuk kemi as ne në Kosovë, ngase një mut jemi, kot hiqeni sikur jeni më të mirë se ne.

      2. ml says:

        çfare fitimi keni ju mori … perveç se lehtesime ne kufi per me shkue te nji plak serbe. per tjera edhe me pase Shqiperia ndonji mall me eksportue urrejtjen qe kan serbet per shqiptaret nuk e blejn dot.

  5. Bureto says:

    Ku e sheh ti denigrimin? Lexoje edhe një herë me vëmendje se mbase se paske kuptuar. Sidomos fjalinë e fundit. Nuk duhet të harrojmë atë shprehjen paksa vulgare, por të vërtetë: ‘më mirë mut se i vogël!”. Kështu or @mik.

  6. emigranti says:

    Z. Minxhozi, kur nuk di cfare flet me mire rri.
    Kush eshte ai shqiptar qe ka thene nuk ulemi me serbet per bisedime per te vene ne vend padrejtesite ?
    Pse nuk ben me pare Rama shengen me Kosoven, edhe si presion mbi Serbine qe ta detyroje ate te ulet seriozisht ne tryeze me Kosoven.
    Hapja e ketyre bisedimeve ne kete moment kur pritet qeveria e re , e cila deklaron se ulemi ne tryeze me Serbet duke pasur si parim baze reciprociteti , pra si te barabarte, ja pamundeson dhe zhvlereson Kosoves zhvillimin ebisedimeve.
    Pra eshte z. Rama ai qe po minon zgjidhjen e problemit Kosove-Serbi duke i ngulur thiken pas shpine Kosoves nepermjet kesaj paterice qe i ofron Vucicit.
    Mosdhenia e kesaj mundesie Serbise ne kete kohe ishte mbrojtja me e mire qe do ti bente Rama kauzes kombetare, konkretisht Kosoves, e cila nuk lejohet te kaloje asnje mjet ne Serbi, nderkohe qe ato serbe hyjne lirshem ne Kosove.
    Pra ndersa mallrat serbe hyjne ne Kosove , ato kosovare nuk lejohen ne Serbi.
    Per momentin do te ish normale qe jo taksa por moslejimi edhe i targave e mallrave serbe jo vetem nga Kosovsa por edhe nga Shqiperia do detyronin Serbine te ulej si e barabarte ne bisedime me palen kosovare me te cilen deri tani eshte tallur.
    Ndersa me kete akt antikombetar te Rames tani serbet as nuk do denjojne te ulen me ne bisedime, duke i lene te pazgjidhura problemet e shumta te shtetit kosovar.
    Pra z. Minxhozi kunder bisedimeve eshte Rama ne aleance me Vucicin.

  7. Tepelena says:

    Per te thyer injorancen duhet te ndroje mentaliteti Evropa ka pranuar me kohe bashkimin e saj varferia me e madhe e nje populli eshte kurre eshte i pa ditur. Nuk eshte kurre vone te kuptojme se duke u afruar me bisedime me cdo shtet fqinj perfitimi eshte marredhenia me e mire per te ardhmen e gjeneratave te ardhshme te shteteve sikur se dihet qe me nacionalistet egocentrike te botes jane ballkanasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje