Partia Demokratike akuzoi qeverinë se ka dështuar t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.
Ish-deputetët e PD-së Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi, sipas fakteve të mbledhura në zonën e Sukthit dhe të Ishmit, pretendojnë se banorët e fshatit janë më të braktisurit.
“Askush nuk ka ardhur të na shohë’ është përgjigja që jep secili prej tyre, kur pyeten se çfarë ndihme u ka dhënë qeveria apo pushteti lokal. Më e keqja është se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet. Dëshmitë e banorëve te Sukthit dhe të Ishmit provojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën, kur po bëhet një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit”, shprehet PD.
Po ashtu PD shprehet se “Qeveria ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti”.
More pd ka qellim gjetjen e te metave apo ndihmen per qytetaret e demtuar nga termeti. Turp. Kane nga 2-3 apo me shume shtepi dhe asnje lloje ndihme nuk japin, qofte per te strehuar te demtuarit, por vetem llapin. turp.
O plehrat e pd leshelis po dhe Enver hoxhës ju deshën 6 muaj më ndërtuar shtëpitë në 79 Kur ngriti gjithë shtetin në këmbë. Ku ti gjejë strehet Edi Rama, po ju mor horra kur bombarduar Gerdecin dhe vrate 23 banorë dhe plagoset 123 sa muaj deshet për ta rindërtuar, harruar, po ju doni kapital politik tani por në opozitë do jeni dhe në 2021, 2025 , 2029…