Nga Albert P. Nikolla
Një parti në spektrin politik të një vendi që aspiron Bashkimin Europian e ka të pamundur të mos i referohet një kuadri ideologjik ose të paktën të ketë prirjen e tërheqjes drejt një ideologjie të caktuar. Qasja krahinore dhe faresfinore e partisë kryesore të opozitës e ka të pamundur mbijetesën në një afrim tashmë të pakthyeshëm me Europën!
Nëse një pjesë e popullit shqiptar në vitet ’90 e deri diku edhe në vitet 2000 e ka pranuar, me hir e pahir, një PD të tillë pa bosht të qartë ideologjik, sot gjërat kanë evoluar aq shumë nga pikëpamja kulturore e politike dhe hapja ndaj Europës është tashmë e dhënë faktike. Siç do ta shohim më poshtë, kjo është arsyeja pse një parti e tillë nuk ka një program të mirëfilltë politik, por ecën mbi dallgët emocionale të drejtuesit të saj de facto! Mjaft figura të kësaj partie e kanë kuptuar tashmë se duhet një rithemelim dhe një rikonceptim ideologjik me figura të reja dhe janë krejt të bindur se tashmë kjo parti lundron në mjegull pa kurrfarë busulle.
Ka vite që është dukur ashiqare zbehja ideologjike e PD-së! Një minimum përmbajtjeje ideore e mbante kahu i përfaqësuar nga të përndjekurit politikë dhe të shpronësuarit! Politika që ka ndjekur PD-ja me grupimet e të përndjekurve politikë ka qenë që në zanafillën e saj tëhujëzuese. Kujtoj letrat dhe qasjet e të burgosurve politikë të sapoliruar nga burgu në 1991 kur shikonin te kjo parti shpresën e lirisë dhe pa kaluar as një vit u përballën me zhgënjime të jazhtëzakonshme. Aq i thellë ka qenë zhgënjimi i të përndjekurve politikë nga qeveria e PD-së, saqë në 2012 ndodhi e pamenduara: një ish i burgosur politik, Lirak Bejko, u vetëflijua duke u djegur me benzinë në mes të Tiranës bash si Jan Palak në mes të Pragës kundër terrorit sovjetik! Ishte një ndodhi tronditëse për krejt opinionin shqiptar! Një akt i tillë nuk kishte ndodhur as përgjatë regjimit të egër komunist! Nga ai akt ka nisur tatëpjeta e pakthyeshme e kësaj partie!
Po aq të zhgënjyer me partinë “e djathtë” mbeten edhe ish-pronarët, sytë e të cilëve u drejtuan drejt Strasburgut duke shpallur procese gjyqësore kundër qeverisë “së djathtë”, boshti ideologjik i së cilës duhej të ishte shteti i së drejtës dhe ekonomia e tregut me të drejtën e pacenueshme mbi pronën! Kur këtyre të fundit ua rroku mendja më në fund qasjen tallëse të PD-së me ta, u larguan masivisht prej saj dhe çdo afërsi me PD-në, e supozuar nga media apo opinioni publik, u jepte alergji për arsye të rrenave dhe prapavijës komuniste të drejtuesit të PD-së!
Në këtë thatësirë dëshpëruese ideologjike, PD-ja përpëlitet të gjejë ndonjë shteg shpëtimi! Çdo përpjekje e saj është iluzion i pashpresë, sepse gabimet e saj nuk janë taktike, por rrënjësore e për rrjedhojë ajo ka humbur arsyen ideologjike të ekzistencës!
Moskuptimi i qartë i nevojës ideologjike, nisur edhe nga trashëgimia farefisnore e saj, ka bërë që bërthama e saj e fundit ideologjike të rrotullohet rreth emocionit “anti-Ramë”! Ky emocion ushqehet më së shumti nga kompleksi i inferioritetit që kryetari de facto i PD-së ka ndaj Ramës. Madje përfaqësuesit e PD-së nuk ndalen me kaq, kanë gati-gati një frikë prej Ramës! Ky fakt më sjell ndërmend 14 veçoritë e fashizmit të shpjeguara nga Umberto Eco: në pikat 6 dhe 7 i referohet frikës prej tjetrit dhe frustracionit social dhe individual!
Në këtë pamje duhet lexuar thirrja e fundit dëshpëruese e Bashës për të hapur dyert e PD-së ndaj kujtdo që sulmon Ramën! Në interpretimin simbolik tipik të gjuhës politike të kësaj partie, të sulmosh Ramën do të thotë të shpifësh kundër tij, ta fyesh, ta përgojosh, ta kërcënosh! “Udhëzimin” më të vyer në këtë perspektivë të mjerë politike e përcjell kryetari de facto i Opozitës, i cili prej vitesh ka të njëjtin refren politik për militantët: kapeni Ramën e hidheni në Lanë! Në fakt, prej kësaj thirrjeje që tam-tami i tij trumbeton tash sa kohë, në Lanë kanë përfunduar vetëm fjalët e Opozitës!
Përtej asaj çka thamë më lart, ofshama e çjerrë për dyer të hapura dëshmon se mozaikut politik në Shqipëri i mungon zëri autentik opozitar! Si mundet një kryetar opozite t’i bëjë thirrje për bashkim kujtdo, pa asnjë filtrim statutor, formal apo moral?! Si mundet të mirëpritet në opozitë çdo shpifës, rrenacak, përgojues, duke u mjaftuar në faktin e vetëm, por të mjaftueshëm për PD-në që të sulmojë Ramën!? Si mundet PD-ja të mos kuptojë arsyen themelore që në politikë ndahet programi politik nga personi, si mundet ta përqendrojë gjithë energjinë e saj në sulme personale?! Ndoshta arsyeja kryesore e mungesës ideologjike të PD-së ka nisur që në lindjen e saj nga një konceptim i shtrembër mbi atë çka është ideologjia. Nisur nga shkollimi i pamjaftueshëm pseudomarksist, nismëtarët e saj mendonin se ideologjia kishte të bënte vetëm me idetë mbi një ekonomi e formacion shoqëror. Nuk kishin pasur as mundësinë që të kishin si referim Vilfredo Pareto-n apo Max Weber-in, të cilët dëshmonin se ideologjia është projekt kulturor e politik njëherazi, është harmoni mes ideve dhe vlerave që e influencojnë shoqërinë me po aq forcë sa ekonomia!
Ky mjerim politik në fakt nuk përbën dramë vetëm për PD-në, por për krejt opozitën në Shqipëri! Në këtë panoramë të trishtë të opozitës, Partisë Socialiste i bie barra e rëndë që në strategjinë e saj politike të vërë në llogari këtë mungesë të mendimit opozitar! Një mendim i shëndetshëm opozitar do të ishte impuls pozitiv edhe për qeverinë! Atëherë PS-ja duhet të mbajë përherë e më fort një kontakt me shoqërinë civile, që me mendimet e sugjerimet e saj ndërtuese të shndërrohet në ndërgjegje kritike pozitive, me qëllim që qeverisja të ecë përpara e suksesshme dhe Partia Socialiste të nxisë e mbështesë një debat politik mbi Shqipërinë e së nesërmes, duke e lënë opozitën në gjumin e saj letargjik!
Analize shume e detajuar e prezantuar qarte.
Nje parti e marre fund.
Shume shpejt do shohim në krye te PD Argita ndyresiren.
Brenda 2020.
Artikull shume i mire….. por per ata qe kane sy te lexojne dhe tru ta kuptojne.Vete lideri i opozites eshte pa diplome.aleatet e saj ,si LSI, ,republikane,apo me keq akoma Don Duka i krimit(sipas berishes),apo Nard Ndoka,jane edhe pa arsimin e duhur,ne fund gallataxhiu I LZHK Dash Shehi,ne partine e tij ka gjithesej 13 antare.Nje opozite qe ste motivon per asnje levizje politike.
Dhe qershia mbi torte -Berisha nje njeri qe ka kohe qe e ka kryer misionin e tij (me drite dhe me shume hije) ,krejt i amortizuar,qe cdo opinion qe jep e ka ne funksion te ruaje vehten dhe familjen,nga deshkimi i prapesive te bera nder vite.
Njerzit e ditur dhe te afte, ( sic eshte dhe autori i analizes), per fatin tone te keq, nuk kane asgje ne dore..!!??
O Mero,ndërroje foton,ky pinoku është i palexuar……është kokëpadëgjuar
Egzakt!
Shkelqyeshem.
Analize injorante e bere nga nje komunist i ri dhe injorant.
Jo mor shoku nikolla. Partia demokratike nuk e ka humbur boshtin ideologjik.
Por per ty komunist injorant dhe gjithe komustet e tjere çdo gje qe nuk eshte me ju eshte kunder jush.
Ju komuniste te felliqur kerkoni t’ju gjyqin te tjerëve per te mbuluar poshtersit tuaja.
Ju komunistë te felliqur dhe injorante jeni leshuar si hiena te zeza per te sulmuar partine demokratike e duke mbrojtur shpurën e re te injorances komuniste.
Ju komuniste te felliqur dhe injorante po kerkoni me çdo kusht qe te zezen ta beni te bardhe.
Po mos harroni mor komuniste te felliqur dhe injorante je jeni te humbur.
Ju po shkoni drejt shfarosjes.
E djathta do tiumfoje.
E drejta do triumfojë.
Vdekje deri ne çelizen e fundit te fares se keqe komuniste.
Ps.
Per te gjithe ata qe do komentojne qe edhe Sali Berisha ka qene nje komunist.
Po njerez.
Ka qene
Por nuk ka qene nje kriminel siç kane qene baballeret tuaj.
PROF DR SALI BERISHA eshte nje legjende e gjalle
O Petrit je komplet koqe…
Te qifsha rracen e mutit
O Petrit, o [email protected] me syze!!!
Petrit! Na rrofsh bythen.Nuk jane aspak te verteta ato qe thua,jane shpifje dhe mbaji per vehte.
Testi ndaj qendrimit te figures se E.Hoxhes ishte dhe eshte bindes ,per cdo demokrat .
Por “berishjanet” ndertuan “bllokun e ri ” ,Kamzen !
Ku shpresonin se do ndanin Shqiperine,ne jug dhe veri !
Nuk u mbeshteten ne nje program ,por krijuan klasen e te persekutuarve ,pronarve ,te burgosurve politik per te “udhehequr ” drejt demokratizimit ,me ne krye ish komunistet,qe ishin kunder E.Hoxhes !
Aventrat politike te Berishes,se brenda mandatit te tij ,shqiptaret do hanin me luge floriri,e degraduan cdo ender per demokraci .
Rama po ben perpjekje per te pushtuar ish pronaret,te denuarit politik,duke I kompesuar me perparsi,ide qe nuk ekziston ne programin e PS-se !!!
Nuk duhet te habitemi me adolishentin politik,Basha !
FUTJA PORDHES GRI SALLAT
PD i nderuar Nikolla eshte nje grupim i perziere anarko-tribalo-fashist. Ne fazen e pare 91…95…ideatori Berisha thirri qindra mijra njerez ,kryesisht nga Veriu,per te realizuar ,,token e Xanun,.Para nga ky moment nuk mund te kete me ne Shqiperi nje zgjidhje as te djathte,as te majte ,as te ndermjetme te ceshtjes se prones.Spese ky proces ishte nje pushtim anarko revolucionar i tokes se shtetit apo individeve.Nderkohe shumica derrmuese e zaptuesve ruajne edhe pronesine mbi token ku kane jetuar me pare.
Por qe te kete nje te djathte moderne,gjeja e pare eshte angazhimi dhe investimi i borgjezise se re dhe nje pjese te rinise liberale te edukuar ne perendim.Per fat te keq borgjezia e re shqiptare osé eshte pa kulture politike,osé teper e lidhur me burokracine shteterore te korruptuar.Pra nuk vepron politikisht vetem perfiton ekonomikisht.Nderkohe te rinjte liberale shume shpejt ingranohen ne vorbullen e ndyre te korrupsionit dhe pasurimit te shpejte.Prandaj PS do te kete e detyruar te drejtoje per shume kohe,Prandaj detyrimisht duhet te beje nje transformim rrenjesor ,me nje program te ri modern te majte,me nje jete politike te brendeshme demokratike konkuruese,.Koha e liberalit Rama po mbaron.Kam bindjen se ka shume personalitete te reja ne PS qe edhe pse hija e Rames i mbulon,ne cdo rast mund te hapin nje faqe te re te sukseseshme per popullin e majte shqiptar qe ka qene ,eshte,dhe do te jete shumuce te pakten edhe per 15…20 vite.
hiq mos bani marak se ka kosovar ci ja del ksajna
ki shkija ka me mor vesh