Sekretari për cështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso hodhi akuza të forta ndaj opozitës parlamentare, të cilën e quajti zgjatje të qeverisë.
Kaso foli për 5 pikat e propozuara nga PD për daljen e vendit nga kriza në të cilën ndodhet, teksa theksoi se ndyshimi i sistemit nuk mund t’i zgjidhë problemet brenda apo jashtë partive politike.
“Opozita parlamentare është thjesht një zgjatje e qeverisë . Në këtë vend ka vetëm një opozitë e cila është duke bërë atë që është detyra e çdo opozite; të denoncojë, të jetë përballë qeverisë që tashmë kontrollon të gjitha pushtetet por nga ana tjetër edhe të japë dhe alternativën.
Jam i bindur se në kushtet e demokracisë së brishtë, çdo lloj sistemi elektoral nuk do të mundte ta shmangte të metën e funksionimit të demokracisë në përgjithësi dhe të mirëfunksionimit, qoftë edhe të brendshëm, të partive politike, sidomos të partive të mëdha të cilat janë asete publike.
Pikërisht për ta adresuar këtë shqetësim, një nga propozimet që ne kemi bërë në tryezën e parë kur jemi thirrur me kërkesë të OSBE, në 5 pikat tona të propozimit, në pikën e parë kanë qenë propozime konkrete për demokratizimin e brendshëm të funksionimit të partive politike, për përcaktimin e rregullave të qarta të lojës, duke synuar që në këtë mënyrë zgjidheshin ato problematika të konstatuara deri më tani, pasi nuk mohojmë faktin se janë vërejtur problematika por ndryshimi i sistemit nuk do të thotë se do zgjidhte problemet brenda partive apo jashtë tyre”, u shpreh ai.
Gjithashtu Kaso deklaroi se PD është e hapur për tu ulur në tryezë me aleatët dhe kundërshtarët politikë për të përcaktuar disa objektiva strategjike që sistemi zgjedhor synon të ruajë.
“Jemi të gatshëm të ulemi me aleatët në radhë të parë dhe me gjithë spektrin politik për të evidentuar një sistem më të mirë nëse ka.
Kjo do të zgjidhte problemet e brendshme demokratike të dy partive të mëdha por nuk do të zgjidhte mënyrën se si bëhet ndarja e votës, pra nuk do të zgjidhte problemin e përfaqësimit të partive të vogla që e kanë ngritur këtë shqetësim”, theksoi ai, teksa shtoi se PD ka hartuar një plan, i cili mund të jetë gati në janar.
Partite opozitare duhet te jene si dy kembe te nje koke qe duhet ti drejtije ne udhen e shtetit qe drejton ekonomine e popullit bazen e progresit te gjitheanshem. qendrimi pozite opozite i deputetve ne Kuvend duhet te mos jete i fiksuar nga kryetari qe pretendin pushtet.
Ashtu duhet, Kuvendi eshte i popullit dhe jo i partive te tipit sundues.
Ju nuk jeni opozite politike,por bande kriminale!
Si nuk e zgjidhka problemin e votes ndryshimi i sistemit zgjedhor,kur sot ai sistem i jep te drejte kryetareve te partive kryesore te hartojne listat e mbyllura te kandidateve per deputete,kryebashkiake,etj dhe me pas edhe te ministrave etj!
Ky sistem qe i llogarit votat brenda qarkut i jep te drejte vetem partive te medha,ndersa votat e partive te tjera qe kane elektorat ne te gjithe Shqiperine i penalizon!
Ky eshte sistemi kriminal,antidemokratik i sotem qe vulos sundimin vetem tek 2 partite kryesore!
Prandaj nuk doni ju hajdute te votes se lire qe te ndryshoje sistemi!
A ishin keta opozitaret e fandaksur qe protestuan me molotove se PS-ja ua paska vjedhur-blere votat ne zgjedhje?
Nuk e besoj se jane keta horra,se ky Ivi Kaso po e thote vete se jane dakort,qe te mbajne akoma kete sistem elektoral,qe u ka dhene deri me sot 2 partive PD e PS te vjedhin votat ligjerisht?
A nuk eshte vjedhje e hapur fakti,qe sistemi i sotem percakton fitoren e partive politike VETEM BRENDA QARKUT dhe VETEM SIPAS RADHES SE LISTAVE TE KRYETAREVE TE PARTIVE?
Ku eshte ketu vullneti i popullit?
Ku shkojne votat e partive te vogla qe mund te jene te shperndara ne krejt Shqiperine,por qe shkojne kot se ato i marrin 2 dinosauret?
Kjo eshte vjedhje qe duan te mos ta ndryshojne!
PS duhet te tregoje shume kujdes nga ” ofertat” e PD-se.
Opozita jashte parlamentit,nuk ka te drejte vote.Me ke do ta citoje Reformed Zgjedhore?
Prandaj,asgje nuk duhet bere pa marre parasysh mendimet e opozites parlamentare,perndryshe dondodhet para situatave te pakendeshme…
PD me Saliun ne krye, eshte parti kurthesh dhe jo zgjidhjesh
Partite opozitare duhet te jene si dy kembe te nje koke qe duhet ti drejtoje te dyja ne udhen e shtetit, ne pajjtim me prigramin ligjor qe i thone KUSTETUTE qe drejton ekonomine e popullit bazen e progresit te gjitheanshem. Wendrimi pozite opozite i deputetve ne Kuvend duhet te mos jete i fiksuar nga kryetari qe pretendon pushtet. Deputeti udhehiqet, jo nga Partie se ciles i perket, por nga programi ligjor i shtetit gjerssmbaron mandatin dhe kthehet si partiak, kur nukdo jete deputet.
Sikur gjerat thuhe vetem njehere dhe s’duhet te diskutohen sa here bije fjala. Pra mos na cani koken dhe botoni shrje banale shume here pa kuptim. Partite opozitare duhet te jene si dy kembe te nje koke qe duhet ti drejtoje, te dyja ne udhen e shtetit, ne pajjtim me prigramin ligjor qe i thone KUSTETUTE qe drejton ekonomine e popullit bazen e progresit te gjitheanshem. Deputeti duhet te drejtohet vete, jo nga Partia se ciles i perket, por nga programi ligjor i shtetit gjersa mbaron mandatin dhe kthehet si partiak, gjersa te zgjidhet prap deputet.