Standardet e dyfishta të opozitës me kreun e SPAK: Pse u ndryshua qëndrimi për 24 orë

23 Dhjetor 2019, 17:29Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Nuk ka zgjatur as 24 orë “muaji i mjaltit” i opozitës ndaj SPAK-Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, pas betimit tek presidenti i Republikës.

Në breshëri, nga artileritë e propagandës e deri në postblloqet e selive, u qëllua me top lidershipi i SPAK, duke e konsideruar të lidhur me regjimin e vjetër.

Ndërkohë që në deklaratën e pare, opozita, pra PD dhe LSI shprehnin mbështetjen dhe përkrahjen e Prokurorisë Speciale.

Në fillim nga frëngji e më pas nga selitë e opozitës u sulmua Arben Kraja, drejtues i SPAK, duke e akuzuar si një hetues i komunizmit.

Një argument, që duhet të të ishte daravitur me kohën, pasi kanë kaluar 30 vjet nga rënia e komunizmit. Sikur ky standard të ishte një kriter për të djathtën shqiptare, kjo e fundit do ta zbatonte me rigorozitet, por nuk e ka bërë.

Mjafton të shikosh CV-në e kreut të SPAK për të parë që ky argument i deklamuar nga Gazmend Bardhi sikur nuk shkon.

E vërtetë, zoti Kraja ka qenë hetues nga viti 1987-1992, por kur Partia Demokratike erdhi në qeverisje, kreun e sotëm të SPAK, e mori në qendrën e antikomunizmit, pra në Shkodër, dhe e emëroi si këshilltar juridik të Policisë Financiare, që ishte një nga organet më të rëndësishme qeveritare të pushtetit të ri.

Në vitin 1993, Kraja u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, kur PD ishte në kulmin e pushtetit dhe ridimensionoi institucionet e drejtësisë, duke larguar atë që mendonte dhe emëronte atë që donte.

Kraja ka pasur karrierë të qëndrueshme gjatë pushtetit të PS-së, kur është zgjedhur numri dy i KLSH-së, pra ka kontrolluar financat e shtetit shqiptar, e më pas edhe në Kryeministri.

Ndërkaq, pas vitit 2005, kur PD erdhi në pushtet dhe zgjodhi kryeprokuroren e saj, Ina Ramën, kreu i sotëm i SPAK ishte prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më pas në vitin 2014, Kraja drejtoi pikërisht zyrën e rëndësishme të luftës së korrupsionit dhe të aseteve kriminale në Prokurorinë e Përgjithshme.

Si logjikë i bie që nëse nuk ka hapur dosje, edhe mund të ketë grumbulluar fakte, por kjo mbetet të shihet.

Megjithatë, PD-ja apo edhe opozita e djathtë, nuk e ka atë kartë morale që të luftojë me lustracionin në rastin “Kraja”.

Qoftë sepse e ka pasur zyrtar të qeverisjeve të saj, por kjo është anësore, pasi në fund të fundit çdo administratë tenton të përthithë burimet njerëzore që i vlejnë dhe plotësojnë disa kritere profesionale, apo edhe morale.

Megjithatë, PD nuk  mund ta mbajë kartën e lustracionit, pasi në organet e gjyqësorit, në krye të tyre ka pasur zyrtarë që janë akuzuar si protagonistë në drejtësinë e pushtetit komunist.

Si zoti Rustem Gjata që ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kur PD ishte në pushtet, i cili edhe pse një jurist i kompletuar, është akuzuar si pjesë e gjyqësorit komunist që ka dënuar politikisht edhe më ashpër se Kraja, apo të tjerë.

Apo edhe drejtues të tjerë, që megjithatë kanë qenë gjykatës apo prokurorë në komunizëm.

Por le të shkëputemi nga ky argument.

Marrim si model precedentin e Arta Markut. E shkolluar pas 1990-s, e magjistruar pas komunizmit, e emëruar prokurore në sistemin demokratik.

Që vinte nga familje e persekutuar egërsisht nga regjimi komunist, madje edhe pranë Partisë Demokratike.

Por PD, ashtu dhe LSI e sulmoi që në fillim, madje pa hyrë në zyrë (pra pa u parë ajo që ajo bëri si kryeprokurore).

Po të shohësh arkivat, sulmi ndaj Arta Markut, madje ka qenë më i ashpër sesa ndaj Arben Krajës, pasi gjithçka ishte sebep, sepse thelbi ishte mbrojtja e Adriatik Llallës.

Ndaj parë gjithë këtë linjë logjike, duket se antagonizmi i opozitës nuk duket se ka të bëjë me një standard që ajo pret tek profile i kreut të SPAK, por nga standardi që ajo pret nga një SPAK, që mund të hetojë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Deri tani këtë e ka kontestuar vetëm PD e LSI. SHBA dhe BE e ka përshëndetur, madje edhe financuar…

8 komente në “Standardet e dyfishta të opozitës me kreun e SPAK: Pse u ndryshua qëndrimi për 24 orë”

  1. Shpiragu says:

    Lereni PD dhe LSI te tregojne si c’do rast fytyren e tyre te shemtuar dhe shpirtin katran qe kane. Shikoni fjalimet e Vasilit, idiotizmat e Monikes, autoritetin e rene pertoke te Ilir Metes, adolishencen e Lulzim Bashes, servillekun e Dash Shehit, Fatmir Mediut dhe medikrioritetin e Nard Ndokes e pastaj flisni. Shikoni kulturen e komunikimit te Mark Markut e pastaj diskutoni. Mos harroni fjalorin e ndyre te Sali Berishes e i vini kapakun ketyre partive. Komunistet e qelbur i kane ne radhet e parise se tyre . Po nuk thone kote : ” shan i dhjeri te permierin”

  2. MIRI says:

    Partia demokratike dhe lsi kane nje qellim tjeter.Ky prokuror ishte qe hetoi Bashen per rrugen durres kukes dhe e coi ne shtepi njoftimin sekondat e fundit per Bashen qellimisht qe te mbyllej per procedure .pra eshte nje prokuror i kapur ka ngrene corben e ndyre te pd dhe eshte mik i ngushte i sali vucidolit dhe nuk do te beje asgje ndaj sales dhe lulit dhe te tjereve te PD eshte prokurori me i pa ndergjegjshm me i korruptuari shkurt eshte syri dora dhe veshi i Sali vucidolit asgje nuk ka per te ndodhur shikoni dosjen e lulit me lobimet si u mbyll si u perjashtua luli nga pergjegjesia penale.Mjere ky popull ne durt e kujt ka rene prandaj NE NJE VEND QE GJYKATA KA HUMBUR DREJTESINE MJEKESIA NJERINE DHE SHKOLLA CILESINE LARGOHU SA ME PARE.

  3. Shinjestra says:

    Nuk jam aspak dakord ma opoziten se atyre u ka dal boja.Ata do quajn te mire, vtem ata njerez qe u bejne elozhe atyre.Zoti Kraja e meriton te jete ne krye te SPAK-ut.Por mua me le nje pershtypje jo te mire, se thon qe Kraja eshte sot 47 vjeç,i bje qe ne kohen e komunizmit te kete qene 17 vjeç.Ky qe ne kete moshe kaq te re ka qene hetues ne kohen e komunizmit dhe pa shkollen perkatese? Ose zoti Kraja do jete ne moshe me te madhe.Kjo duhet sqaruar per publikun.Teleshmeneve te opozites mos jua vini veshin se ata ça flasin sot nuk flasin neser.U kane ikur bletet.

  4. I urti says:

    Arben Kraja ka futur njerez te pafajshem ne burg,sot caktohet kryetar i SPAK.

    O pike e zeze!
    Nuk u gjet ndonje qe ka mbaruar shkollen jashte dhe qe nuk ka lidhje me krimet e komunizmit?

  5. Met Allkurti says:

    Sulmi ndaj arben krajes eshte loje e Rames. Te gjithe kane frike nga SPAKU, edhe Rama, edhe Meta edhe Basha e Berisha dhe tani kercenojne me dosje. eshte loje e njohur qe te mos veprje asnjehere drejtesia ne kete vedne. Hap syte Amerike se prap duan me ta hedhur mafiozet shqiptare!!!!

  6. Jimi says:

    Mesoni te shkruani me drejtshkrim! “Nje argument qe duhej te te ishte daravitur me kohe”? kur duhet! Nje argument qe duhej te ishte davaritur me kohe. Mjere shtypi i shkruar ne c’duar ka rene!?

  7. Aleksander says:

    PD ?
    EKSISTON PRAP?

  8. Nuk e kane patur , kane e do t’a kene ndonje here seriozisht , thjesht presion , sulm verbal , sipas parimit: Mbrojtja me e mire eshte sulmi.
    Ke nuk kane sulmuar , akuzuar , share , ofenduar, me ne fund dhe DASHURUAR ?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje