Kritikat pas tërmetit, Sindikata kërkon sqarime për shkarkimin e zv.dekanit të FIN

24 Dhjetor 2019, 19:06Sociale TEMA

Sindikata ka kërkuar transparencë mbi vendimin e shkarkimit nga detyra të zv.dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj, fill pas deklaratave kritike që ai bëri ndaj qeverisë pas tërmetit.

Nga Besar Likmeta

Sindikata e Punonjësve të Universiteve të Shqipërisë, SPUSH, ka kërkuar nëpërmjet një deklarate publike që Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë të bëj publike arsyet e shkarkimit nga detyra të zv.dekanit, Agim Seranaj.

Në deklaratën e saj Sindikata nënvijëzon se ka regjistruar shqetësime të shumta mbi këtë vendimmarrje, qoftë nga debatet mediatike, reagimet në rrjetet sociale, si dhe në rrjetet akademike profesionale mbi mundësinë e ndikimit në këtë vendimmarrje nga faktorë jashtë universitetit.

“Mjegullës së krijuar i bashkangjitet dhe mungesa e motivacionit të plotë e shterues brenda vendimit për shkarkimin e zv.Dekanit të FIN,” shprehet Sindikata.

“SPUSH kërkon të sigurohet që kjo vendimmarrje është çliruar nga çdo lloj ndikimi, si dhe nuk ka të bëjë me qëndrimet profesionale të zotit Seranaj, qofshin ato të shprehura në media, duke i konsideruara qëndrimet e tij si personale dhe të mbështetura në të drejtën Kushtetuese të shprehjes së lirë të mendimit, qoftë dhe para publikut të gjerë,” shtoi ajo.

Seranaj u bë një emër i njohur në media pas tërmetit vdekjeprurës së 26 nëntorit, me kritikat e tij ndaj reagimit të qeverisë dhe institucioneve në inspektimin e dëmeve dhe përcaktimin e ndërtesave të dëmtuara. Ai u shkarkua nga detyra me datë 20 dhjetor, me një vendim të Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Neritan Shkodrani, i cili nuk ishte i arsyetuar.

Shkarkimi i Serenajt u shoqërua me akuza nga Partia Demokratike në opozitë, e cila fajësoi kryeministri Edi Rama për largimin nga detyra të zv.dekanit të FIN.

“Profesor Seranaj, një nga profesionistët dhe ekspertët më të mirë në vend, për shkak të eksperiencës së tij në këtë fushë, ka qenë pjesë e ekipeve shtetërore të vlerësimit, për të bere ekspertim të çerdheve dhe kopshteve apo institucioneve të tjera,” deklaroi nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

“Rama ka vendosur të censurojë jo vetëm mediat, me anë të paketës që sapo kaloi në parlament, por edhe çdo zë kritik që nxjerr zbuluar përgjegjësinë direkte të tij në numrin e madh të viktimave por edhe të ndërtesave e pallateve të shembura nga tërmetet.,” shtoi ajo.

Për shkak të dhe reagimeve publike lidhur me shkarkimin e Seranajt, si dhe qëndrimeve të tij kritike ndaj institucioneve pas tërmetit të 26 nëntorit, Sindikata i kërkon dekanit të FIN dhe rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës, të sigurojnë opinion publik që kjo vendimmarrje nuk ka ardhur si rrjedhojë e presionit nga qeveria.

“Do të ishte në interesin akademik të institucionit tuaj që, deri në informim transparent mbi këtë vendim, të shikohen mundësitë ligjore të pezullimit të zbatimit të tij,” përfundon SPUSH.

6 komente në “Kritikat pas tërmetit, Sindikata kërkon sqarime për shkarkimin e zv.dekanit të FIN”

  1. Zigur Qarri says:

    Shtetin shqiptare e ka marre peng nje bande gangsterash dhe nje Kryeminister drogaxhi dhe antishqiptare,ndjekur pas nga nje turme servilesh,hajdutesh dhe injorantesh.Dhe ky vend qe largon nga vendi i punes akoma per motive politike si ne diktature,pretendon te
    behet antare i BE-s!

  2. ky idioti duhet cu me dhon msim ne stalla ,
    mi msue bagetise se si haet bari

    per njeriun do perbente rrezik ky zhapik

  3. Zagora says:

    Mos prisni pergjigjen e vertete,por do u jepet nje loje fjalesh e pa bazuar ne asnje fakt e ligj!
    Kot nuk e mbajne ligjin,qe te pushojne nga puna pa asnje arsye dhe ti fiton gjyqin por jo vendin e punes!

  4. Leonia says:

    Sindikata ta pyese nje here Gimin: A ke qene bashkepuntor i ish Sigurimit te Shtetit?
    Sa shoke ke marre me qafe more Gim? Per te bere karriere.
    Yttttt spiun

    1. Lektor says:

      Mjere ai vendim shkarkimi ne dore te kujt niveli ka rene qe te mbrohet. Nuk ka me asnje nevoje te kete sqarime per ate vendim, mjafton te shohesh listen e nje numri te vogel qe jane makineri balte! Agimi mund te jete shkarkuar per mijera arsye,ndoshta mund te jete edhe vendim i drejte, por kur shikon nje njeri si ty qe dukesh qe i njeh mire shpellat e sigurimit dhe shpifjes, drejtesia e vendimit vihet ne pikepyetje.

  5. beni says:

    paska sindikata aaaa? mos na beni per te qeshur aman se nuk ja kemi vaktin . per hadut te pronave te sindikatave kam degjuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje