I riu shqiptar, i dëbuar nga familja: Po arrita 30 vjeç i pamartuar, nuk kam ç’e dua jetën

23 Dhjetor 2019, 18:56Sociale TEMA

Xhetan Koka ka rrëfyer në “Historia ime”, marrëdhënien e tij problematike me babain. Shkak për këtë është bërë mosndarja e drejtë e pasurisë. Xhetani pretendon në studio, se pavarësisht se kanë tre shtëpi, babai nuk i jep asnjërën prej tyre.

Fëmijëria e tij ka qenë e vështirë, babai e rrihte dhe e përzinte edhe nga shtëpia. Që në moshën 13-vjeçare, ai ka kryer vjedhje dhe është futur në burg.

Babai i tij në një lidhje telefonike në studio ka rrëfyer se Xhetani nuk punon dhe për këtë arsye, ai nuk do i japë asgjë nga pasuria dhe pronat e tij.

Xhetani nga ana tjetër dëshiron të ketë një shtëpi, që të mund të krijojë dhe familje, të martohet dhe të ketë fëmijë. Nëse kjo nuk realizohet, sipas tij deri në moshën 30 vjeç, ai s’ka ç’e do jetën.

Mirela Milori: Ti thua që do të bësh familjen tënde. Më the që do të bësh fëmijë, sa jam në moshë the. Kur ishte ajo mosha për ty, që s’ka pse jeton njeri më?

Xhetani: Po tani jam 24 vjeç, po nisa të mbledh lekët, të nis të bëj riparimet, të bëj shtëpinë, mosha kalon. Të kalosh moshën 30 vjeç e sipër, ç’e do jetën më.

Mirela Milori: Deri në 30, mbas të 30-ve s’ka më jetë?

Xhetani: Kjo është ajo mosha..

Mirela Milori: Je 24 vjeç, e ke jetën para. Edhe 6 vjet do të martohesh se pastaj s’ke më shanse ti?

Xhetani: S’ka se tani është ajo mosha, çdo gjë ka lezetin e vet. Gruaja dhe fëmija ta jep atë buzëqeshjen, atë paqen, frymëzimin.

Mirela Milori: Je rritur në një familje me dhunë, nesër kur të kesh familjen tënde do kesh dhunë?

Xhetani: Më mirë rri beqar, nuk kërkoj gjynahe, se ashtu merr gjynahe.

4 komente në “I riu shqiptar, i dëbuar nga familja: Po arrita 30 vjeç i pamartuar, nuk kam ç’e dua jetën”

  1. Iliria e bashkuar says:

    Ndertoje jeten me forcat e veta dhe qepe gojen qaraman

  2. Jeta re says:

    Po pune a di te besh?? Ky eshte brezi i ri qe po ndertojme. Te punoje babai te haje i biri. Po babait kush ja dha tre shtepite…? Puno si gjithe te tjeret qe edhe babai te te ndihmoje ashtu edhe sic te ka thene. Idiot!

  3. ABC says:

    Rri urte se je mire sic je.

  4. Fuck Islam says:

    Lum Ajo Vajze qe Futet nen Kthetrat e Keti Analfabeti
    Duhet te kete Bole Ajo vajze qe shkon ne ate shpi !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje