FOTOT: Rruga Shijak-Durrës vijon të jetë "horror" për drejtuesit e mjeteve dhe bizneset

23 Dhjetor 2019, 13:04Sociale TEMA
FOTOT: Rruga Shijak-Durrës vijon të jetë "horror"

Edhe pse investimi i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës ka përfunduar, rruga që lidh Durrësin me Shijakun vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme.

Prej shumë vitesh ky aks është kthyer në një shqetësim për të gjithë drejtuesit e automjeteve, bizneset dhe banorët e zonave përgjatë tij.

Shpesh, ata kanë kërkuar dhe organizuar protesta për rehabilitimin e rrugës, por asgjë nuk ka ndryshuar. Përballen me një rrugë që rrënohet çdo ditë e më shumë bashkë me besimin e tyre se dikush do të ndërhyjë.

Në prill të këtij viti, u deklarua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar se sistemim-asfaltimi i kësaj rruge tepër të amortizuar do të niste sapo të përfundonte rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit nga Mulliri Bullgarit te 4 Rrugët e Shijakut, në mënyrë që të realizohej infrastruktura e nevojshme për të ruajtur qëndrueshmërinë e rrugës.

Prej dy muajsh, investimi prej 64 milion lekësh i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës ka përfunduar, po rehabilitimi i rrugës nuk ka nisur dhe nuk dihet kur do të nisë.

1 komente në “FOTOT: Rruga Shijak-Durrës vijon të jetë “horror” për drejtuesit e mjeteve dhe bizneset”

  1. shqip says:

    As nuk i paragjykoj, as nuk kam ndermend te mbroj njeri. Nje gje vetem si sugjerim. E vertete qe per te bere nje rruge me standarte ,duhen fonde ne vlere monetare, por edhe ne njerez, makineri, etj. Nje gje te ben pershtypje. Kjo bashkia e Shijakut kaq e varfer eshte qe te hedhe pak zhavorr, çakull, per te mbyllur sadopak keto gropa? Keto bizneset nuk mund te harxhojne diçka qe u a mban xhepi, per te permirsuar sadopak transportin, qe vlen edhe per aktivitetet e tyre. Kjo rruge eshte bere gangrene me vite. Qeveria qendrore dhe lokale mos shpenzoje para ne maje te malit, ku me gjasa banojne 100 here me pak banore, se ne ultesiren perendimore. Shijaku ndodhet ne zemer te dy qyteteve kryesore te vendit. Po e perseris; qe edhe nga ana e vete Shijakasve duhet te mendojne pak me ndryshe per automjetet e tyre, per bizneset e tyre. Disa kamione me zhavorr nuk i shkund nga xhepi. Deri ne zgjidhjen perfundimtare. Kam frike se me demet qe ka prekur termeti, keto fonde zor se do i japin prioritet rruges. Prandaj edhe eshte e udhes te mendohen alternativa afatshkurtra. Rruga eshte e shkaterruar, te pakten mos shkaterrohen mjetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje