FOTOT: Reshjet e shiut, grupet e punes se Bashkisë Tiranë ndërhyjnë për normalizimin e situatës

22 Dhjetor 2019, 16:29Sociale TEMA
FOTOT: Reshjet e shiut, grupet e punes se Bashkisë Tiranë

Tirana është përfshirë sot nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, dhe stuhi të forta. Reshjet me intensitet të lartë për një kohë të shkurtër kanë sjellë një sasi të madhe uji, çka është vënë re edhe në nivelin e prurjeve të Lanës.

Por pavarësisht se është ditë e diel, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës kanë qenë në terren duke ndërhyrë në rastet kur ka patur bllokim të pusetave.

Ndërkaq, punonjësit e Bashkisë kanë pastruar pusetat nga gjethet e pemëve, dhe kanë mundur që të normalizojnë në kohë rekord situatën.

Falë ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur edhe largimi nga rruga i pemëve dhe degëve të rrëzuara nga era, duke bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit të kalimtarëve dhe të automjeteve në kryeqytet.

1 komente në “FOTOT: Reshjet e shiut, grupet e punes se Bashkisë Tiranë ndërhyjnë për normalizimin e situatës”

  1. Raul says:

    Po Kryeplehra e pd leshelis Klevis Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit e ka parë këtë punë apo ai di vetëm të shpife dhe të bllokojë rrugët në Tiranë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje