FOTOT/ Tërmeti dëmton kolonën mbajtëse të Teatrit Kombëtar dhe askush s’ka vajtur për inspektim

21 Dhjetor 2019, 10:01Sociale TEMA
FOTOT/ Tërmeti dëmton kolonën mbajtëse të Teatrit

Tërmeti i fortë i 26 nëntorit duket se ka dëmtuar rëndë edhe Teatrin Kombëtar. Siç shihet edhe nga këto foto, kolona kryesore mbajtëse e strukturës së godinës së Teatrit Kombëtar ka pësuar krisje dhe çarje të forta, duke rrezikuar seriozisht rrëzimin e godinës.

Për fat të keq, ndonëse kanë kaluar mbi 20 ditë nga tërmeti, ende askush nga ekspertët nuk ka shkuar për ta kontrolluar, siç është vepruar dhe po veprohet me të gjitha ndërtesat e vjetra në Tiranë, ku shumë prej të cilave kanë dalë edhe të pabanueshme dhe janë evakuuar. Godina e Teatrit Kombëtar është ndërtuar rreth 80 vite më parë dhe ndër vite ka pësuar një amortizim të theksuar. Megjithatë, kohë më parë kjo godinë është shpallur e pasigurtë nga Instituti i Ndërtimit.

Duke qenë se në godinën e Teatrit Kombëtar dhe rreth saj qëndrojnë ose kalojnë qytetarë, është e domosdoshme që institucionet të kryejnë një akt-konstatimi të dëmeve që mund të ketë shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit dhe paslëkundjet e tij. Copat e kollonës së dëmtuar mund të bien dhe të rrezikojnë jetën e kujtdo që kalon në sheshin përpara teatrit.

Mungesa e mirëmbajtjes ndër vite dhe cilësia e dobët e materialeve që është përdorur për ndërtimin e saj, kanë bërë që godina e Teatrit të degradojë plotësisht. Pjesa e tavanit, në pjesën më të madhe të godinës është batuar dhe ka prezencë lagështire, kryesisht në ambientet e katit të tretë. Edhe në faqen perëndimore të objektit shihet një degradim lokal, ku në disa elementë prej druri vihen re deformime të dukshme dhe kalbje.

7 komente në “FOTOT/ Tërmeti dëmton kolonën mbajtëse të Teatrit Kombëtar dhe askush s’ka vajtur për inspektim”

  1. Mandi says:

    Ajo duket me se miri qe nuk eshte kolone, sepse eshte nje strukture boshe ne brendi. Po kur te paguajne qe te lobosh per prishjen e ben qimen tra. Edhe sikur te jete sic pretendon artikulli, demi eshte ne maje, e ndryshe nga peshku ndertesa nuk qelbet nga koka, por me siguri kane filluar te qelben kokat qe e kane mendjen te shembja e saj. Poshte neokomunistet e rinj te ripjelljes se te keqes.

  2. BE'25 says:

    Justifikim me te bukur per ta shembur ska nxjerre ne shesh Tema ndonjehere, kuptohet ne emer te Partise.

  3. USA says:

    Cfare teatri ai eshte nje hale e fashisteve dhe nje kuplara e komunisteve ( realizmi socialist).

  4. mergim tari says:

    Rrezik shembje
    E pabanueshme
    Shirit I kuq
    Duhet shembur.
    IKMT

  5. Karakatina apo Ngrehina TEATRI KOMBËTAR dihej prej dhjetra VITESH që ISHTE ndërtesë MONSTËR. Sa më shpejt rrafshimi, që të shpëtojnë artistët e vërtetë dhe Publiku.

  6. Agush says:

    Referuar fjalëve të Gjeneral Mortjes, dmth LESHIT nuk ka asnjë xham të thyer. FUTUNI NËPËR SHTËPI TANI. PUSHO,PUSHO…

  7. Turi says:

    Nuk eshte kollone kryesore po hiqeni kete lajm se do ju merret per keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje