Hapësira çlodhëse dhe argëtuese, nis puna për ndërtimin e këndit rekreativ në Sauk

22 Dhjetor 2019, 11:15Sociale TEMA

Një tjetër kënd rekreativ do t’i shtohet së shpejti kryeqytetit. Në Sauk ka nisur puna për ndërtimin e ambientit më të ri çlodhës dhe argëtues, që do të gëzojë fëmijët e të moshuarit me më shumë aktivitete dhe mundësi për të kaluar kohën e lirë.

Ndërkohë që një pjesë e qytetarëve kanë nisur përgatitjet për festat e fundviti, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën për rehabilitimin e zonës, me shtrimin e trotuareve, vendosjen e stolave, ndriçimin dhe gjëlbërimin.

Po kaq cilësor dhe i rëndësishëm për banorët e zonës, është investimi për këndin e ri rekreativ, i cili jo vetëm krijon një hapësirë të re çlodhëse për ta, por edhe i jep një pamje të veçantë zonës përreth.

Sakaq, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe në zona të tjera në kryeqytet për t’iu mundësuar qytetarëve hapësira sa më komode, çlodhëse dhe me standarde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje