Ambasada Amerikane në Tiranë njofton përmes një mesazhi në “Facebook” se SHBA iu ka dhuruar Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330 mijë dollarë pajisjesh për raste emergjencash.
Ndër të tjera, SHBA ka sjellë në vendin tonë gjeneratorë, tenda, elementë ngrohjeje dhe pajisje të tjera.
“Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit.
Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave. #ShBAQendronKrahShqiperise”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
Gallate me gershere.
Tallin bythen me Shqipen qe ngeli vetem me doren shtrire duke lypur lemoshe se slane gje pa vjedhur qelbesirat e politikes.
I gjithe armatimi, dhe shume e shume materiale te ushtrise u shkaterruan e u vodhen, dhe te jeni te sigurte se ato nuk kushtonin 330 mije dollare por qindra milione mos themi miliarda.
A keni mo, me na tregu lajme te tilla se na “gezojne” shume se si talleni me Shqipen?.
Ah moj Shqipe.
Si mal me bore si fush me lule
ke pas ken veshun
sot je me cule.
Shkon Bota siper
e me kame te shklet
e nji fjale tˋamel
kerkush sja flet.