SHBA, 175 milion dollarë ndihmë ushtarake për tre ish-republika sovjetike

24 Dhjetor 2019, 09:45Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihmë ushtarake me vlerë 175 milion dollarë në vendet baltike, Estonisë, Letoni dhe Lituani, për vitin 2020, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Estoneze.

Deklarata thotë se Uashingtoni, me 125 milion dollarë ndihmë të përgjithshme ushtarake, ka caktuar për herë të parë një pesëdhjetë milion dollarë shtesë për ngritjen e aftësive ajrore të atyre tre ish-republikave sovjetike, që, sipas ekspertëve të shumtë ushtarakë, është pika e tyre e dobët, raporton AP.

“Qëllimi i SHBA-së është forcimi i pozicioneve të pengimit dhe mbrojtjes në shtetet e Balltikut në hapësirën ajrore, dhe veçanërisht në mbrojtjen ajrore”, është thënë në deklaratë.

Tre shtetet baltike, të cilat u bashkuan NATO-s në 2004, janë aleatë besnikë të SHBA, kujton AP, duke theksuar se që të treja kufizohen me Rusinë.

1 komente në “SHBA, 175 milion dollarë ndihmë ushtarake për tre ish-republika sovjetike”

  1. Love Laberi says:

    Per Shqiperine sjell disa gjenerator te lyer me boje qe te duken si te rinj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje