Detaje nga takimi “sekret” 4 orësh ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës

25 Dhjetor 2019, 22:10Rajoni TEMA

Lideri i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë ditë së djeshme ka zhvilluar një takim 4 orësh larg syve të opinionit.

Kështu bëjnë të ditura burime të gazetës Blic të afërta me dy partitë politike.

Sipas këtyre burimeve, kryetari i VV-së, Albin Kurti para se të takohej me Mustafën, fillimisht e kishte takuar Vjosa Osmanin.

“Lideri i VV-së, Albin Kurti fillimisht pati një takim me Vjosa Osmanin, për t’i shkuar më pas në shtëpi Isa Mustafës. Ky takim ka zgjatut hiq më pak se 4 orë”, tha ky burim i gazeta Blic.

Sipas këtij burimi, në këtë takim Albin Kurti ia kishte prezantuar Isa Mustafës ofertën prej 3 pikash, të cilën e publikoi sot në videomesazhin e dhënë në Facebook.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se Isa Mustafa i ka thënë Kurtit se nuk do t’ia japin Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe pas zgjedhjes së presidentit nga LDK.

“Pas zgjedhjes së presidentit do të vendosim se cilën ministri do t’ia japin Vetëvendosjes”, citon ky burim Isa Mustafën t’i ketë thënë Albin Kurtit.

Ndërkohë, sot Vetëvendosje para se të konfirmojë se nuk ka marrëveshje me LDK, kishte mbledhur Kryesinë e VV-së.

Albin Kurti pas mbledhjes së Kryesisë, pasi konfirmoj se nuk ka marrëveshje me LDK, ka publikuar ofertën 3 pikëshe që iu refuzua nga Isa Mustafa.

2 komente në “Detaje nga takimi “sekret” 4 orësh ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës”

  1. genci. d says:

    Keta nuk e gjejne dot me njeritjetrin do e gjejne me Serbet… Prandaj nuk behemi kurre bashke ne shqiptaret, se ne e kemi mendjen si ta hame te gjelle njeritjetrin..

  2. Qytetar says:

    Detajet e Sekretit !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje