Pakti detar, 12 miljet e “hiles” greke për gazin dhe arsyeja përse Athina kërkon patjetër një marrëveshje me Tiranën

25 Dhjetor 2019, 09:26Rajoni TEMA

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ishte zëri i fundit nga Athina që kërkoi me ngulm imponimin ndaj Shqipërisë dhe zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje në Detin Jon.

“Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë. Politika jonë po tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete. Të zgjerohemi 12 milje me Shqipërinë, 12 milje dhe pa vonesë. Koha nuk është në avantazhin tonë”, deklaroi ajo.

Vetë Mitsotakis, njëkohësisht vëllai i saj më i vogël që prej momentit të marrjes së detyrës si Kryeministër ka heshtur për këtë temë, por gjatë periudhës që ishte në opozitë kundërshtonte qeverinë e Alexis Tsipras duke këmbëngulur tek varianti që Greqia të zgjerojë me 12 milje në Detin Jon.

Bakojanis nuk është e vetmja që propozon këtë. Para saj për 12 milje zgjerim të ujërave territoriale greke fliste edhe Nikos Kotzias, megjithëse ishte ende në bisedime me homologun shqiptar, Ditmir Bushati dhe ky i fundit e hodhi poshtë këtë deklaratë të ish-kryediplomatit grek.

“Urdhëresat e mia janë të gatshme për të zgjeruar ujërat tona kombëtare në 12 milje nga Othonoit deri në Antikithira. Vendi ynë do të shtrihet në 12 milje, përveçse në ngushtica, ku do të shkojmë me parimin e vijës së mesme”, deklaronte ai pas dorëzimit të detyrës si ministër i Jashtëm grek.

Por, çfarë qëndron pas kokëfortësisë së Greqisë për të zgjeruar ujërat e veta territoriale me 12 milje detare duke marrë si pikë nisjeje ishullin e Othonoit? Pas kësaj me gjasw qëndrojnë një kompleks interesash në fushën energjitike. Zgjerimi jo vetëm që do t’i jepte Athinës një zonë të gjerë që mendohet se është e pasur me naftë e gaz në Detin Jon, por do t’i garantonte gjithashtu edhe akses në Kanalin e Otrantos. Pikwrisht aty është projektuar kalimi i “Poseidon”, zgjatimi i fundit i gazsjellësit “East Mediterranean”.

Greqia po lobon fort që puna për përfundimin e këtij gazsjellësi, që nis nga Izraeli dhe përmes Detit Mesdhe përfundon në Itali, të përmbyllet sa më parë. Për këtë këtë temë, mediat greke thonë se është diskutuar në një bisedë telefonike ditët e fundit mes Kryeministrit grek, Qiriakos Mitsotaqis dhe atij izraelit, Benjamin Netanjahu.

Shtrirja prej 6 miljesh detare që ka aktualisht Greqia ja pengojnë asaj qasjen në Kanalin e Otrantos, që sot është i ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe rrjedhimisht edhe zgjerimin e hegjemonisë mbi gazsjellësin“East Med”.

Vetë Shqipëria i ka 12 milje gjerwsi ujërat territoriale, sipas një vendimi tëviteve ’70, vendim që nuk është kundërshtuar nga asnjë vend tjetër, për shkak se konsiderohet brenda ligjeve ndërkombëtare të ndarjes së detit.

Por, çfarë e bën të ligjshme ndërkombëtarisht shtrirjen e Shqipërisë me 12 milje detare dhe çfarë e bën të paligjshme ndërkombëtarisht shtrirjen po me këtë distancë të Greqisë? Ekspertët kanë sqaruar se parimi ndërkombëtar i shtrirjes së ujërave territoriale me 12 milje zbatohet kryesisht kur pika e nisjes është nga një tokë kontinentale, jo nga ishujt, e aq më pak nga një ishull thuajse i pabanuar si ishulli grek i Othonoit në veri-perëndim të Korfuzit. Parimi tjetër që përforcon të drejtën e Shqipërisë është ai i njohur ndërkombëtarisht se toka kontinentale prevalon mbi tokën ishullore kur bëhet fjalë për ndarjen e detit.

Pretendimi i Greqisë pwr të zgjeruar kufirin në veri-lindje të ishullit të Othonoit i jep Athinës një territor të gjerë detar dhe mundësi shtesë për rrugën se ku mund të kalojë gazsjellësi “East Med”, duke shmangur kështu Shqipërinë. Por, ky zgjerim rrezikon të mbivendoset me ujërat territoriale shqiptare në veri-lindje të ishullit të Othonoit, edhe nëse dy vendet vendosin që për Ngushticën e Korfuzit të zbatojnë parimin e barazlargësisë, duke qenë se parimi i 12 miljeve nuk mund të zbatohet në këtë ngushticë.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë dhe një vendim i njëanshëm nga ana e Greqisë me 12 milje nuk do të prekte vetëm Shqipërinë. Turqia e ka deklaruar në më shumë se një rast se nëse Greqia vendos të zgjerohet me 12 milje, atëherë ajo do të bëjë të njëjtën gjë me ujërat territoriale të ishujve që ka në Egje, duke përshkallëzuar mbivendosjen e pretendimeve për të cilat përplasen prej vitesh Athina e Ankaraja në këtë pjesë.

“Kërcënimi” turk është marrë seriozisht në Greqi, aq sa gjithmonë zërat që kanë përmendur termin “zgjerim deti me 12 milje” e kanë bërë këtë, ose në përfundim të mandatit, si në rastin e Nikos Kotzias, ose kur kanë qenë në opozitë dhe nuk kanë patur gjë në dorë, si në rastin e Qiriakos Mitsotaqis dhe Dora Bakojanisit.(SI)

23 komente në “Pakti detar, 12 miljet e “hiles” greke për gazin dhe arsyeja përse Athina kërkon patjetër një marrëveshje me Tiranën”

  1. Kalec Dega says:

    Pytni Ramutin se puna e Saliut dihet, o arnaute!
    =
    Ju kujtohet, ish – Ministri i Rames, i babait komunist, qe foli jo per hile por per “delimitim” te kufijve, pasi hengri suflaqe greke…o arnaute trima e patriote te l es s hit.
    =
    Merrni Idrizin dhe Kreshnikun e na boni nje poze me shenjen e shqiponjes anej nga deti Jon.

    1. Flm says:

      O kopila Turk-Arnaut e nxoret perfundimisht “koken e gjarprit”, e pohuat qe problemi i mos zgjidhjes eshte se i cenohen interesat Turqise.
      ###
      Por popullit i fshihni maskarallekun tuaj me te madh ndaj Shqiperis.
      Per mos te pretenduar Greqia ndaj Turqis 12 milje, ju i sakrifikoni Shqiperis nga 12 ne 6 milje, sepse eshte e thjeshte nqs Greqia do te marri 6 milje po aq do te marri edhe Shqiperia.
      ###
      Sa per ishullin e Othonit o mashtrusa qe deklaroni se eshte i pa banueshem, eshte nje ishull me 393 banore shume i frekuentuar dhe turistik.
      Shtrirja ne 12 milje i Othonit nuk cenon aspak Shqiperin dhe kufirin e saj detar.
      ###
      Perfundimisht konkluzioni dhe TRADHETIA eshte se per Interesat e Turqis, politika Shqipetare nuk pretendon 12 milje por 6 milje, dmth per hayer te Sulltanit “le te ngelen Shqipot pa buke, rendesi ka qe Greket ngelen pa qumesht”

    2. Feniks says:

      Edi Rama te mos hyje ne radhen e tradhetareve me te medhenj te kobit duke shitur ujrat detare te Shqiperise,se nuk ia ka lene me tapi as i ati e as e ema!
      Gjykata Kushtetuese hodhi poshte mareveshjen kriminale te Berishes ku heroi i vetem qe mbrojti Shqiperine ishte kolonel Myslim Pashai!
      Ne se do duhet te behen bisedime,ne se ne krye te ketyre bisedimeve per palen shqiptare nuk caktohet heroi Pashai dhe asnje nga ata tradhetaret e Berishes,atehere Rama po ben te njejten tradheti si Berisha!
      Une jam i sigurte se Rama do ta shese Shqiperine me Greqine,sepse te gjitha shenjat kete tregojne!
      Rames nuk i behet vone se cfare ndodh pas tij!

  2. ben says:

    Banditet e rilindjes qe duan te luajne karten e patriotit qe nuk jane gje tjeter vecse ca vemje antishqiptare.
    E gjithe lufta kunder greqise per 12 milje nuk ka te beje fare me shqiperine, sepse shqiperia i ka pranuar me kohe 12 miljet dhe kuptohet te njejtin standart do aplikoje edhe ai qe ke perballe. Dhe ne kete rast shqiperia nuk humbet asgje. 12 miljet jane lufta midis greqise ,italise ,izraelit nga njera ane dhe turqve nga ana tjeter.
    E gjitha kjo eshte 1 sponsorizim i islamikeve turq kunder interesave europiane dhe amerikane ,kunder shqiperise qe ta vendosi shqiperine ne bllokun turko rus.
    Eshte ne vazhden e politikes rilindase per ndarjen e kosoves me sponsorizimin ruso turk,eshte ne vazhden e politikes rilindase per minishengenin ballkanik e sponsorizuar gjithashtu nga rusia dhe turqia.
    Shkurt mos te pranosh 1 ndarje detare per te cilen ishte dakort edhe enver hoxha je qarte ne linjen me antishqiptare qe 1 qeveri shqiptare ka bere qe nga koha e esat toptanit.
    Turqia 12 miljet i ka o jete o vdekje perballe aleances amerikano-europiane. Sepse turqia perballe 1 greqie super te pasur me nafte eshte 1 shtet i mbaruar.
    Dhe ne kete pike futen tradhetaret e kombit ku jane bere bashke islamike dhe komuniste qe lidh me aleancen turko ruse shpirti i tyre.
    Po te shikoni me kujdes rilindja eshte pro ndarjes se kosoves sepse ky eshte interesi rus per krimene, eshte kunder 12 milijeve se ky eshte interesi turk.
    Shkurt rilindja e ka shndruar shqiperine ne 1 vend vasal te interesave turko ruse.
    Nese shqiptaret nuk zgjohen te kuptojne ne dore te kujt kane rene jo vetem kosova do kthehet atje ku ishte po edhe shqiperia do rezikojne shume.
    Zgjohuni shqiptare.

    1. O shpeellar putana e turqise ,
      qe Nuk ke lon armik te ktij populli e shteti
      pa u shkerdhy para tan Shqiperise !

      MOR PUTANA FIS PUTANASH SHPELLE
      A NUK JA DHURUAT JU GREKUT TERITORI DETARE KU FIRMOSI ISHKRYMUTI BERISHA DHE KAKA E SERBISE BASHA

      PARA BAKOJANIT SI PROSTITUTA POLITIKE -ME ZE E FIGUR –

      DHE QEVERRIA RAMA E KUNDERSHTOJ DHE JU A HODHI MUTIN SURRATIT JUVE DHE GREKUT ?’

      Tani qe ju shpelleret shkerdheheni me cdo qen rruge dhe kerkoi ti ndryshoni emrin Bushtres se Politikes
      Shqiptare
      kjo eshte me shume se qesharake ,por ga aa tjeter tregon se sa Ordiner jeni .
      Rames kei me ja mor te gjithe me radhe Te Gjatin ne goje deri sa tju spuroje turijve

    2. am says:

      Dashte zoti e merr ti ne dore shqiperine o tru i mencem!

  3. ..... says:

    Sa per nje sqarim Qirjako Micotakis eshte kopili i Dora Mbakojanit dhe jo vllai i saj, kete e pohon i gjithe populli grek

  4. ABC KORCA says:

    Une e di keshtu:
    6 milje jane kufinjte…dmth kufiri mbrojtes
    12 milje jane kufinjte ekonomik…qe do te thote se shtetet mund te shtyjne kufirin e tyre der ne 12 milje,por vetem per arsye ekonomike dheeee kjo gjithenje ne dakortesi ndermjet tyre.
    Tani lind pyetja,nga momenti qe ai shtet ka marrveshje per 12 milje,a kthehet vetvetiu kjo hapsire ne kufi mbrojtes?
    E verteta eshte se Po…por ne udhezimet e okb-se dhe ne politiken e okb-se…okb-ja ngre duart lart dhe thote: merruni vesh vete.
    Me pak fjale…rrumpalle dhe okb-ja

  5. Klimax says:

    Qe eshte turkoshak autori i shkrimit, kuptohet, por mire do ishte qe pervec te pa vertetave dhe qe ka shkruajtur, te shkruante edhe emrin e tij! Anonimiteti nuk mund te fshihet me sharltanizma dhe “analiza” idiote neper shkrime!

    1. Tigri I Maleve says:

      Per cfare eshte ” turkoshak” shkruesi i artikullit mor coban vlleh???

      Se po tregon se cfare synimesh ka Greqia dhe se ja ka vene daren turku ne gryk?

      Apo se tregon se Shqiperia duhet te perfitoje ngs gazi ne Jon dhe nga tubacioni i East Med??

      Apo ka frike nga ty?

      1. abc says:

        O Lepur i Kodres,
        pa vertetesit jane sepse Greqia do qe te marr 12 milje nga ujrat nderkombetare (dhe jo Shqipetare) dhe si rjedhoj po aq do te marri edhe Shqiperia.
        Kurse ju o Turkoshak doni 6 milje per Grekun dhe 6 per Shqipon vetem qe mos te cenohet Turqia ne Egje.
        Sa per ishullin e Othonit, ai edhte i banuar dhe jo i pa banuar sic thote gazetari turkoshak ne artikull, mund te shikoni ne internet “Othoni island”.

  6. Klimax says:

    Qe eshte turkoshak autori i shkrimit, kuptohet, por mire do ishte qe pervec te pa vertetave qe ka shkruajtur, te shkruante edhe emrin e tij! Anonimiteti nuk mund te fshihet me sharltanizma dhe “analiza” idiote neper shkrime!

  7. Loni says:

    O Ben ska problem…le te behet dhe Shqiperia pjese e marreveshjes…pra te jete dhe Shwiperia pjese e bllokut perendimor…pra ti marin dhe Shqipot e varfer 5 leke apo jo. 12 miljet jane te Shqiperise…..pra dhe ne ne tavoline

    1. abc says:

      Po perse nuk uleni ne tavolin por pretendoni 6 milje per Grekun dhe si rjedhoj 6 milje edhe per Shqiperin.
      Perse i sherbeni me fanatizem interesave te Turqis, edhe pse ato cenojne interesat Shqiptare ???

  8. Lik says:

    Shqiperine e shohin te dobet dhe akoma duan ta kafshojne.Kush ben pazare ne kurriz te te ardhmes te femijeve tane do ndeshkohet brez pas brezi se nuk jemi me si para 100 vjetesh! Shqiptaret duan te dine per çfare behet fjale dhe te vendosin me referendum per te te tilla marrveshje.

    1. Flm says:

      O Like pse kaq i trash o burre … ndodhe krejt e kunderta, tradhetaret nuk jane ata qe bejne marveshje me Grekun por ata qe nuk zgjidhin problemin detar me Grekun per hater te Turqis.
      ###
      Nqs Greku pretendon 12 milje po kaq i perkasin edhe Shqiperis, nqs Grekut 6 milje po aq 6 milje det edhe Shqiperis.
      ###
      Kush eshte tradhetari ne kete mesele, ata qe duan 12 milje per Shqipon dhe Greket apo ata qe per interes te Turkut i falin ujrave nerkombetare 6 milje duke mbajtur per Shqiperin vetem 6 milje ???
      ###
      O debila o torrollak, thirrini mendjes po ju peshtin Turku dhe ju kujtoni se po bie shi.

  9. Spartakos Thraks says:

    Ku bazohet ky zotëria që e nxjerrë ishullit e Othonit pothuajse të pa banuar, lexoni pak në vikipedia dhe do të shihni se aty jetojnë 392 banorë simbas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011. Por edhe kështu siç thotë ai të ishte prap distanca nga ishulli në Shqipëri është më teper se 12 milje,dmth prapë nuk fiton gjë. Ajo që ka rëndësi është se linjën East Med e mbështet USA, Franca, Italia vende aleate të Shqipërisë si edhe Greqisë. Çfarë po të kërkon Greqia një ndarje të barabartë në bazë të ligjeve botërore. Zgjuarsia e diplomacisë Shqiptare këtu duhet të veprojë që të bindë këtë kualicion që ta kalojnë linjën edhe në teritorin e Shqipërisë se nga Igumenica në Itali është distancë e madhe ndërsa nga Karaburuni është më pake se gjysma. Edhe diçka tjetër akoma, USA po kalon ligj në kongres për embargo të gazit Rus Nord Stream si edhe TAP, me pake fjale del nga loja Shqipëria, ndërsa duke e pasur me me dy porta mbase nuk do të luaj 90 minuta por do të luaj në një pjesë të ndeshjes. Në diplomaci nuk kanë vend dëshirat personale, besimi fetar, kombësia e atyre që e ushtrojnë, por interesi i përgjithshëm i vendit që përfaqësojnë.

  10. olsi says:

    Atehere ne shqiperi , cdo gje e kane ne dore usa qe mbas viteve 1990, dhe kete e dine edhe me budallenjte.usa eshte lojtari i bilardos qe gjuan me steke topat e bilardos.topat e bilardos jane politikanet tane ,keshtu qe , qofte muzhiket e rusise qofshin debilat e turqise, e greqise bashke,nuk marrin dot vendime per shqiperine ,sepse e dine mire qe usa tashme i ka rrenjet e thella ne shqiperi. dhe as muzhiket ,e as turkomongolet sfusin dot hundet ne punet qe jane me zarar te madh per shqiperine . se e dine fare mire ,qe shqiperia eshte , e mbrojtur nga usa , se po te ishte per turkomongolet, dhe per evgjiterine e greqis, dhe muzhiket e rusise ,do ishim tani ,si cifutet neper shkretetire . prandaj mos derdellisni kot , se cdo gje ,kalohet ne shoshe nga usa

  11. undefined says:

    Ore kur leshqent e Athines paskan te “drejte” per 12 milje te Detit perse nuk i kerkuan me pperpara sic kerkojn “vorio p….” por tani qe u zbulua Nafte e Gaz ne ate pjese te Detit….per cfarevte “drejte nderkombetare” na flasin jevgjit e Athino-Pontit….ata duan qe kete ligj ta deformojn sipas interesave te tyre….ketu eshte problemi….sepse ligji thote…sakt matjet fillojn nga shelfi kontinental e jo nga nje ishull thuajse inpabanuar …..cfare p…semes duan jevgjit e sufllaqes….nuk ka pakt me Greqine sepse ka aktore te tjere me te fuqishem qe luajn “rolin” kryesore….ne kete mesele duan apo jo ne apo greku….nuk te le aleanca ruso-turke te bejn cte duan Perendimoret ne Egje….pike ato kohe kane perfunduar nje here e pergjithmon vetem kokeboshet e Athines nuk e kane kuptuar akoma se jetojn akoma me …perralla me lesh

  12. sokrati says:

    Gabimi ka qen qe do evropian i dhan greqin do maxhupeve qe sjan tjeter veç pasardhesit e skllaveve tan. Ndoshta do te zgjate 50 vjet por greqin do ta rimarrim se shqiptareve i takon.

  13. filati says:

    FIKS sic bejne Greket kur shkojne ne opozite ashtu ndodh edhe ketu te politikanet tane kur jane n opozite si Rama atehere dh e tani nuk ndihet qe eshte ne qeveri po keshtu bene dhe berisha tani qe eshte ne opozite ne lidhje me shitjen e detit

  14. Spartakos Thraks says:

    Kjo çështje është bëre shumë bajate sa po i del boja fare. Mendimi im është që të pyesim disa shtete të tjera të cilat kanë përbërje tokësore si në kontinent ashtu edhe në det ose oqean. Psh… USA, Rusia, Kanadaja, Italia, Franca, Norvegjia, etj. Cili është mendimi i tyre për sa i perket zonave të ishujve të tyre??? A janë dakort me ato që thotë Turqia se ishujt nuk kanë zonë detare???

  15. Alban Hamzai says:

    Shumica e komentuesve ,kuptohet pjesa poturake ,dine vetem te shajne dhe sharjet jane per ta argumente ,jane gjithashtu pjese e formimit te tyre teper te pamjaftueshem per standartet e qyteterimit evropian .Jane pjesa poturake qe shajne,qe per nje shikim te godasin ,te ngulin kacaviden ne trup ,te vendosin tritol, jane pjesa qe vret vellai vellane per nje gardh e vije uji ,jane pjesa qe con te fejuaren ne perendim dhe e nxjerr ne fanare ,pra jane pjesa qe gabimisht eshte ne Shqiperi ,pasi e ka vendin ne Lindjen e Mesme ,eshte pjesa qe per shkak te saj vuan dhe pjesa e shendoshe evropiane e shqiptareve . Ndersa persa I perket artikullit kemi te bejme me nje artikull qe permban gjera jo te verteta ,jo vetem per ishullin grek qe eshte I banuar,por edhe persa I perket ligjeve nderkombetare per vendosjen e 12 miljeve . Ligji e thote qarte :vendosja e kufirit detar 12 milje eshte vendim I shtetit qe e vendos pe e diskutuar me asnje shtet tjeter .Eshte tjeter gje Zona Ekonomike Detare midis dy shteteve .Gjithashtu ligji e thote qarte qe nga ishujt behet matja e 12 miljeve (po te mos ishte kjo gje si do tja bejne shtetet qe formohen vetem nga bashkimi I disa ishujve ?) Gjithashtu edhe me I humburi ne Shqiperi e di se Gjykata Kushtetuese e Shqiperise e hodhi poshte marreveshjen detare Shqiperi-Greqi me urdher te Turqise .Dhe Shqiperia ,duke qene altoparlanti I Turqise ,zbaton,si vegel qorre,cdo urdher te babait Turqi .Edhe ky artikull me plot shtermberime besoj se ka marre pelqimin e babait para se te botohej .Pasi te lexoni keto qe kam shkruar ,te nderuar poturake mund te shani akoma ,ashtu sic dini ju dhe vetem ju .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje