Kërcënohet në zyrë kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti

23 Dhjetor 2019, 19:36Rajoni TEMA

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, sot janë kanosur.

Se ka ndodhur një kanosje ndaj një personi zyrtar në objektin e komunës së Prishtinës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, raporton gazeta Express.

Sot rreth orës 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”. 

Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, në objektin e Komunës, Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar Ahmeti.

Ndërkaq burimë të gazeta Express kanë treguar se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe asistentin e tij, Nezir Ismaili.

1 komente në “Kërcënohet në zyrë kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti”

  1. Emigranti says:

    hengshin kokat turcelinjte e koqoves me njeri tjetrin…keta morramane nuk ngreqin dot punet e tyre e jo me ti futin hundet nga shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje