Kryeministri në largim Ramush Haradinaj këshillon qeverinë e re VV-LDK.
Ai thotë që ata të vazhdojnë të mbajë taksën 100% ndaj Serbisë si edhe të ndërtojë autostradën e Dukagjinit.
Politikani mendon se gjendja ka ndryshuar me deklaratat e fundit.
“Për taksën ka ndryshuar gjendja. VV dhe LDK do ta kenë edhe më zor me heq, pas mohimit të krimeve serbe nga ana e Vuçiçit, nga Gjuriçi, Vulini, Daçiçi. Nuk e kuptoj se si mundet LDK-ja dhe VV-ja me heq taksën dhe me rikthye pushtimin ekonomik të Serbisë në Kosovë. Të cilës Serbi? Ajo që të ka vrarë dhe tash e mohon edhe krimin. Po të vret për së dyti. I bëj apel LDK-së dhe VV-së që mos të gabojnë me heq taksën, se bëjnë gabim të madh dhe tragjik dhe politik. Sepse tani do të mbesin duar thatë se nuk kanë çka të japin më në këmbim të njohjes dhe do të na kushton shtrenjtë”, deklaroi ai.
Sa i përket ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, për të cilën VV-ja dhe LDK-ja janë shprehur kundër, ai jep argumentet e tij.
“Duhet t’i zgjerojmë edhe rrugët e vjetra ekzistuese, por nëse e merr në përgjithësi rajonin e Dukagjinit ka nevojë për autostradë që është e gjithë Kosovës dhe jo vetëm e Dukagjinit. Është e nevojshme dhe besoj shumë që me marrjen e përgjegjësisë do të ndryshon edhe retorika zgjedhore, sepse nuk kanë pse ta pengojnë zhvillimin e vetvetes”.
Ramush lere qeverine po na dil ndonje xhiro ketej nga Haga.I pagdhendur
FJALA JOTE BE VESH TE LESHIT.
FAJIN E KA RAMA QE NUK JU MBYLLE KUFIRIN DHE TA SHIKOSHE TAXEN 200% GOMARE DETI E SHRETUAT ATE POPULL TE VARFER
Analfabet!
Per autostrada do te ket nevoje edhe shum vite, pavarsisht a i duhen Kosoves apo jo, ose a ka prioritete tjera apo jo.
BRAVO RAMUSH ,TI JE NJE HERO I PAPERSERITSHEM !-ATA QE JANE KUNDER ,SE KANE PROVUAR MBI SHPINE KRIMET SERBE ,KUR LIDHNIN BURRAT DHE NE SYT TE TYRE PERDHUNONIN GRAT DHE FEMIJET I THERNIN SI KECA!-TURP PER ATA QE TALLEN ME KETO FATEKEQESI !TE PERGEZOJ RAMUSH DHE FJALA JOTE NE VESHTE PERENDISE .
Shifeni fytyren? E kupton ky vetveten qe eshte coban?