Një rajon me treg pune dhe sisteme të unifikuara, kufij të hapur, lehtësira transporti dhe tregtie, joshës për investitorët e huaj! Një rajon që synon përmes bashkëpunimit mes vendeve të përshpejtojë afrimin me standartet e jetesës dhe vlerat e e BE që të shkurtojë kohën e anëtarësimt tek ky bashkim. Një Ballkan Perëndimor, (BP) që synon të garantojë 4 liri themelore: lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.
Këto synime i shprehën qartë liderët e katër vendeve të BP, pjesëmarrës në Samitin e Tiranës që përfundoi punimet e tij të shtunën, (21.12.2019).
Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanoviç, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, Kryeministri i Shqipërisë, vendit mikpritës të samitit, Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë në një mendje për domosdoshmërinë e funksionimit efikas të Mini-Schengenit Ballkanik.
Ata e përfytyrojnë realizimin e tij në praktikë si një strategji që do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit dhe kohën e anëtarësimit në BE, që mbetet aspiratë e pandryshuar për të 6 vendet e tij.
Origjina e Mini-Schengenit Ballkanik
Në fakt nisma për krijimin “de jure” dhe “de facto” të Mini-Schengenit Ballkanik në thelbin e saj nuk është e re.
Forcimin e bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse të reja në procesin e integrimit të BP në BE, e artikuloi për herë të parë Kancelarja gjermane Merkel, në gusht 2014, kur lanҫoi nismën diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.
Baza e nismës së tanishme janë marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi, por të parealizuara, gjatë 5 viteve të këtij procesi. Liderët e 4 vendeve të BP thanë njëzëri në samitin e Tiranës se Mini- Schengeni është një „Berlin plus”.
A zëvendëson Mini-Schengeni Ballkanik integrimin në BE?
Qartë dhe pa ekuivoke katër liderët e BP deklaruan që kjo nuk ka asnjë gjasë të ndodhë.
“Ky proces është në koherencë të plotë me ambicien e të gjitha vendeve të BP dhe angazhimin e tyre për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Duke bashkuar forcat përshpejtojmë” procesin e integrimit në BE dhe krijojmë” në hapësirën tonë standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE: lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”, theksoi kryeministri Rama.
Rama vuri në dukje në konferencën e përbashkët për shtyp se “vendet e BP i kanë të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje të arritura më parë në kuadër të procesit të Berlinit, të CEFTA apo nismave dhe tryezave të tjera”.
Kurse Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović e vlerësoi nismën e Mini-Schengenit Ballkanik si “një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar besimin mes vendeve të rajonit dhe forcuar kapacitetet për bashkëpunim në kuadër të nismave më të gjera me BE, ku duan të integrohemi. ”
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e sheh me “
rëndësi të jashtëzakonshme nismën dhe bashkëpunimin intensiv e efikas rajonal”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ndal në lehtësirat kufitare në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Ai tha, se tanimë është nënshkruar marrëveshja ”one stop shop” në kalimet kufitare, ku do të përdoren sisteme elektronike dhe qytetarët në gjjithë rajonin do të kalojnë pikat kufitare me kartat e identitetit.
“Do të këtë një procedurë të unifikuar, të vetme për dhënien e lejeve për punës. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin mesazhe pozitive në pranverën e 2020-s,” tha Zaev duke lënë të nënkuptohet mundësia e hapjes së negociatave të anëtarësimiut në samitin e pranverëss BE & BP në Zagreb.
Vuçiç : Nuk ndryshohen rregullat e lojës
Shpresat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në pranverën e ardhshme përforcojnë përqasjen se Mini-Schengeni Ballkanik nuk zëvendëson integrimin në BE.
“Ne dëshërojmë të jemi anëtarë të BE. Për këtë kemi kohë që punojmë. Nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë drejtimin strategjik. Nuk kemi marrë ndonjë informacion të ri që do të na bënte të ngurronim dhe të thonim që nuk duam të shkojmë në BE. Përkundrazi kohët e fundit kemi deklaruar se jemi kundër ҫdo ideje për të ndryshuar rregullat e lojës tani. Rregullat e lojës janë përcaktuar dhe vendosur në Selanik në vitin 2003. Ne bëjmë atë që kemi në dorë: organizojmë rajonin dhe kjo nuk varet nga fuqitë e mëdha”, tha Vuçiç.
Në Samitin e Tiranës u theksua, se nisma e Mini-Schengenit Ballkanik mbështetet nga SHBA dhe Komisioni Europian, i cili do t’i japë rajonit vitin që vjen1,2 miliardë euro grante për progresin në realizimin e bashkëpunimit rajonal.
Nismë për të ardhmen
Rama e cilësoi nismën e Mini-Schengenit Ballkanik – nismë për të ardhmen e rajonit.
Ai e quajti të gabuar refuzimin e autoriteterve të Kosovës për të mos marrë pjesë në samitin e Tiranës.
“Kjo nismë është gjithëpëfshirëse,nuk përjashton askënd, nuk ka asnjë kusht. Katër vendet e rajonit kanë hapur derën edhe për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën që kanë nevojë për zhvillim. Refuzimi është vetëvrasje në planin ekonomik dhe politik. Kjo nismë është urë mes së shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara na ndan, e ardhmja na bashkon. Vetëm duke bashkëpunuar shërojmë plagët e të shkuarës”, tha Rama.
Në Samitin e Tiranës morën pjesë përfaqëquses të Komisionit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Bankës Europiane të Investimeve që po mbështesin nismën e Mini-Schengenit Ballkanik.
Samiti vijues do të zhvillohet në Beograd në fillim të shkurtit 2020.
Ju te DW ja futni kot.
Po ju degjon Buzhala e Halil Matoshi e ju ben namin.
Nuk ka mundesi ta kete thene Merkel.
Kete mund ta thoje armiku Edi.
A ndryshon puna po ta kishte thene miku Sali.
Ai po.
Gjithmone e ka realizuar Shengenin ballkanik.
Sidomos me Sllobon ,mikun e tij kur vriste shqiptaret me plumbat e naften shqiptare.
Ai po qe ishte Shengen.
O Mero vetë fakti qe duhes te arsyetosh diç i thotë të gjitha,
nuk thuhet kot ” mos e vetë se kallxonë vetë ”
Mero, merë me shumë ushqimë me permbajtje te magneziumit, kaliumit dhe calciumit,
forco boshtin kurrizorë Mero e mos u zvarrit se Zoti te ka falë kurrizorë e ti hyxhim e zvarrites, mos u bej zvarranik Merooo.
Mero desh harrova, shiqo foton, ti thotë me shumë se 1000 fjalë.
Ky Malazezi dhe Shkau me fytyra serioze dhe te merakosura se a do te arrijnë perfundimisht qellimin e nisur nga Naçertania e 1844.
Derisa Millosheviç vazhdoi idetë e Narçetanisë vetem mbi shqiptarët e ish YU ky Vuçiç ringjalli gjurmët e Popoviçit dhe Tempos edhe mbi Allbanistan, e ky Edvin Kritaçi me fytyr të ngrysur hajduti-tradhtari, e ai gjysëm cincari gjysëm arnauti Zaevi me fytyrë gjysëm te friksuar fajtori per shtetin qe perfaqson. 2 shtete te ngritura mbi troje shqiptare ( Mali zi dhe Maqedonia ) dhe nje sshtetë me 2/3 e territorit te rrembyer nga shqiptarët, vllehët, bullgarët, hungarezët dhe boshnjakët.
Dhe Edvin Kristaçi do i sherojë plaget me grabitqarët, sbëhet luani berngrënës jo Mero. Zgjohu Mero zgjohu, zgjohu dhe ate ne kembe e mos u zvarrit.
Ku ta gjesh po t’a kete thene e nderuara Merkel , por me sa di une “Mini Shengeni” eshte ide e Makron (mos me lini te genjej!). Sa kohe idete vine nga Franca, aq here ne shqiptaret jemi dyshues, ka nje jete te tere qe flirtet e Frances jane me Serbine dhe asnjehere me Shqiperine. Cfare te mire kemi pare nga Franca? Te ben pershtypje se Enveri ka kaluar andej, Berisha po ashtu dhe i treti Edi Rama.Uroj qe ky i treti te mos jete sim dy te paret.
Mero zgjohet sa here i vine te palura ato te shkrtetat.Ata mora ata e bejne gjemen s`ka faje meroja jo.
Hiq dore Rama,mos na turpero !
Pasi Gjermania dhe Franca pane se Serbia gjate gjithe ketyre viteve bisedime me Kosoven nuk realizoi asnje premtim, megjithe leshimet e diktuara nga ata te pales shqiptare e pane me te lehte anashkalimin e presionit mbi Serbine lidhur me realizimin e ” marreveshjes se mbetur ne leter ” nepermjet ” Shengenit Ballkanik “.
Kjo eshte neperkembje e te drejtave te shqiptareve.
Europa e bashkuar qe ka ne thelb marreveshjen Gjermani-France, u krikua vetem pas realizimit te marreveshjes bilaterale dhe njohjes dypaleshe.
Edhe Shengeni ballkanik duhet ngritur dhe funksionoje vetem pas arritjes se marreveshjes Serbi-Kosove dhe njohjes reciproke te tyre.
Europa e pershpejtoi kete nisme kur kuptoi se e ardhmja ne pushtet ne Kosove ishte e V.V. e cila si e pakorruptuar nuk do ti degjonte shume ” keshillat ” per leshime ndaj Serbise duke kerkuar reciprocitet ne marredheniet me Serbine.
Keshtu Europa dhe Amerika te cilave u intereson me shume stabiliteti ne rajon se sa drejtesia, pasi peshkuan te korruptuarin Edi Rama , nxiten ” kete fare Shengeni ” qe minon qeverine ne pritje te Kosoves.
Nderkohe Vucici si triumfator, pasi nuk pranoi krimet e kryera nga mesuesi i tij Miloshevici, deklaron ne Tirane : “Ne nuk jemi te gatshem te ndryshojme drejtimin tone strategjik ” dhe rregullat e lojes nuk ndryshohen tani ” .
Pra pasi i ndryshuan rregullat e lojes se nisur me bisedimet dypaleshe, tani thone te tjeret ( Kosova ) te pranoje Shengenin dhe te mos i kthehet tryezes se bisedimeve qe me gjase ajo do ti kerkonte Serbise realizimin e cfare kishin premtuar, megjithese larg njohjes se krimeve te kryera.
Nuk pergjigjet Merkeli per te drejtat e shqiptareve, por z. Rama, i cili ne mbrojtje te Kushtetutes eshte pergjegjes per te drejtat e shqiptareve kudo qe ndodhen.
Ai nuk mund te fshihet si struci pas deklaratave te zyrtareve te huaj, kushdoqofshin ato, te cilet jane ne mbrojtje te interesave te vendeve te tyre, duke kerkuar zgjidhje sa me te lehta per to, por jo domosdoshmerisht me te drejta.
Ideja e Shengenit ballkanik u hodh per her te pare nga Adem Domaqi, por simbas tije quhej “Ballkania”, kurse aktualizimi i saje eshte bere nga akardemiku Rexhica Qosiq. Edhe nese nuk eshte keshtu, ai me endje do merte rolin e ideatorit. Nje gje duket e sigurt se idete per ndarjen e Kosoves dhe per bashkimin e rajonit e kan te njejtin burim. E perbashket e te dy ideve eshte se ne altar qendron Kosova.