Nga zërat në Kosovë kundër Shengenit Ballkanik artikulohet edhe një ide minore se Shqipëria po favorizon ekonomikisht Serbinë për t’i krijuar asaj një rrugë kalimi drejt detit në perëndim.
Kosova përmes taksës doganore i ka mbyllur tregjet e saj për mallrat serbe dhe po e përdor këtë instrument presioni për të lehtësuar poltikisht dialogun dhe njohjen nga Beogradi.
Shengeni ballkanik po shikohet si bypassi i këtyre synimeve dhe ka nisur të tingëllojë si tradhti e Shqipërisë, në kontekstin aktual. Vetë Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, frymëzuesi i taksës është shprehur se po i hapet rrugë ndikimit rus dhe kinez.
Por mesa duket në Prishtinë e harruan shpejt gëzimin e biznesit vendas, që e mirëpriti lajmin e pak javëve më parë për nisjet e punimeve nga Serbia për ndërtimin e autostradës Nish-Merdarë, që do të lidhë dy shtetet me një infrastrukturë moderne, duke nisur nga fakti që Kosova thuajse e ka përfunduar këtë autostradë nga ana e saj e kufirit.
Autostrada është pjesë e rrjetit strategjik infrastrukturor që synohet të ngrihet në Ballkanin Perëndimor përmes të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit”. Për këtë qëllim, Komisioni Europian ka premtuar 1.1 miliardë euro.
Politika e Prishtinës, të paktën jo shumë kohë më parë ka qenë mjaft optimiste se rruga Morinë-Prishtinë-Merdarë do t’i jepte një tjetër hov zhvillimit të vendit. Në 2012, kur projekti ishte ende në kilometrat e para të realizimit të tij, Hashim Thaçi, në atë kohë Kryeminister, deklaronte se rruga do të hapte vende të reja pune, do të rriste mirëqënien sociale dhe e projektonte Kosovën një vend europian.
Ndërkohë, një vit më parë, kur prezantohej projekti i autostradës Prishtine-Merdare, ministri i Transportit, Pal Lekaj deklaronte se rruga e lidhte Kosovën me rajonin.
“Kjo rrugë, ky korridor në Kosovë, kalon përmes Vërmicës kufirit me Shqipërinë, dhe në Merdarë në kufirin me Serbinë me një gjatësi totale prej 128 kilometra. Një pjesë e madhe rreth 100 kilometra tashmë ka përfunduar dhe kjo siguron qasjen e Kosovës me detin Adriatik dhe Detin e Zi. Kështu e përmirësojmë lidhjen me vendet tjera të Ballkanit dhe korridoret europiane të transportit”, deklaronte ai.
Siç lehtësisht mund të kuptohet jo Shengeni Ballkanik, por mungesa e Kosovës në këtë nismë rrezikon që të paktën për momentin, të mos e çlirojë plotësisht potencialin dhe hovin që kjo rrugë mund t’i japë zhvillimit të vendit. Pra, një investim dhe një qëllim strategjik i parealizuar që nuk po përfill, as paratë e shpenzuara nga arka e varfër shqiptarëve të Kosovës. Ironia është se e gjithë rruga është thuajse e ndërtuar në anën e Kosovës, ndërsa në Serbi ndërtimi ka nisur vetëm këtë vit dhe pritet që të zgjasin për disa vite.
Megjithatë është e kuptueshme qe nuk është vetëm investimi si rrugë, por marrëdhënia që vendosin shtete përgjatë aksit të kësaj rruge që e bëjnë atë të funksionojë. Biznesmenët dhe përfaqësues të odave ekonomike në Prishtinë thonë se që kjo rrugë të shoqërohet me një përmirësim të klimës së biznesit, duke nxitur punësim dhe rritjen ekonomike për Kosovën, ajo duhet të shoqërohet me heqjen e barrierave politike dhe ekonomike që Serbia aplikon ndaj Kosovës.
“Kemi shumë barriera që kryesisht e pengojnë tregtinë, sidomos eksportin e produkteve tona në tregjet evropiane. Kjo rrugë do të ishte transit i rëndësishëm, mirëpo nuk mund të ketë rol ekonomik nëse nuk hiqen pengesat që ekzistojnë me Serbinë”, deklaronte për Radion Europa e Lirë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Pikërisht për këto arsye a nuk është Shengeni Ballkanik me Kosovën brenda një mundësi e mirë?! Ndryshe, pse e duan rrugën që të çon nga Prishtina në Beograd në njërin krah e në Tiranë në krahun tjetër?(SI)
HARADINAJ ESHTE SHEMBETYRA ME E KEQE E KOSOVES NJE GENJESHTAR PROFESIONIST DHE KERKON PERCARJE MIDIS SHQIPETAREVE SEBASHKU ME BERISHEN,
Ramushi do lufte dhe mbyllje kufinjesh si ne kohen e Enver Hoxhes.
Ne kemi nje shanc te madh, kemi pozita strategjike dhe kemi rreth 500 km vije bregdetare . Pra, duhet te kishim porte detare nga ku mund te furnizohej jo vetem rajoni …
Por, fatkeqesisht super injoranca e pushtetareve dhe mungesa e investimeve ka bere qe te kemi vetem portin e Durresit, te amortizuar qe shfrytezohet vetem 5% nga disa koncesionare mafioze
Gjykata e Strasburgut paska bere gabim qe nuk e denoi Ramushin.Ky eshte njeri negativ,shok dhe mik i ngusht i Sali Berishes.Por edhe nga Albin Kurti,shqiperia nuk do presin ndonje gje te mire, se edhe ai ka mendesi te mbrapeshta dhe aspak pozitive per shqiperine, sidomos me degen e VV ne Tiran.Nga kjo edhe te tjera,Kurti do shikohet me urretje.
undefined
Shengeni ballkanik eshte pozitiv , por I shpejtuar.
Me pare duhet detyruar Serbia te njohe krimet e kryera ne Kosove dhe per me teper te mos pengoje levizjen e mallrave te Kosoves duke realizuar me pare Shengenin me Kosoven.
Pyetjes se perse u ndertua rruga e kombit dhe vazhdimi I pjeses ne territorin kosovar, I drejtoj te njejten pyetje retorike – pse u ndertua rruga e krrabes ne 1936 ?
Harrove o gazetar medioker se kush I dha parate e kush e ndertoi kete rruge ?
Dalja e serbeve ne Durres ka qene nje enderr e hershme dhe minimalja per kete duhet te jete nga ne kushti per njohjen e Kosoves dhe ndjesa per cfare kane bere atje.
Perfitimi I Serbise nga “Shengeni ” do jete I madh pasi jo vetem per lehtesirat portuale, por per perfitimin e ketyre tregjeve qe si fuqi me e madhe do dominohen prej tyre.
Te pakten ekonomikisht ata po realizojne ate qe nisen me 1947 me ne.
Ky eshte vepra me antikombetare e Rames I cili si struci kerkon te fshihet pes mbeshtetjes se europianeve e amerikaneve ne kete drejtim, te cileve u intereson vetem stabiliteti ne rajon, I cili realizohet me kollaj duke ushtruar presion mbi te pafuqishmin e te korruptuarin si rruge me e shpejte, duke anashkaluar rrugen e drejte.
Fundja ata jane mbrojtes te interesave te vendeve te tyre dhe jo te shqiptareve te cileve duhet tu dalin per zot qeverite e Tiranes e Prishtines.
Zevendesimi I kesaj elite te korruptuar politike me qeveritare te pergjegjshem te tipit te Albin Kurtit do te nxjerre ne drite kete popul tr neperkembur.
Seriozisht e keni o te mjere qe i ktheni syte nga Albini? Po pse more driteshkurter a nuk e pame Kreshnik Spahiun qe iku me breke nder shale pasi thirri e u corr per Shqiperine e madhe? Por cfare Shqiperi te madhe kerkoni more barkethare? Po ne nuk kemi buke per te ngrene, juve ngrini kujen per t’u bere nga nje mut i vogel qe jemi ne nje mut te madh. Rrofte Shqiperia Europiane. Endrra jone e 30 viteve te fundit.
o emigrand nuk punoke te dielave qe rrin dhe shkruan mbas ores 12 te nates,fli o pallosh gjum se do shqyesh bythen neser ne ndertim duke bere llac dhe mos u merr me politike se nuk te takon ty politika qe na e ngre aq larg ate legjendarin albini kurtin sikur me qen angela merkel se behesh qesharak dhe njerez si puna e imja te quajne rrot kari,jo se nuk je po mos u ekspozo se nuk eshte krenari o kokrra e katnarit,ik tani dhe mendo per llacin emigrand katnar,.
Pas emigrantit nuk kam cfare te shtoj.
si nisje duhet te mendohet per nje minburg te perbashket…sidomos per politikanet.
Po Shqiperia dhe gjithe shtetet pjesmarese ne kete nisme kane interesat e tyre ekonomike nga keto mereveshje bashkepunimi. Me mire bisedime apo lufte me ate qe e ke ne prag te deres. Po dhe gjithe ato padrejtesi qe historikisht Serbija ja ka bere Kosoves po dhe Shqiperise ne te tashmen dhe te shkuaren , duhet te ballafaqohen te demshperblehen e te kerkohet dhe falje, po kjo nuk behet nga llogaret e luftes po nga tryezat e bisedimeve. Edi Rama besoj e din se popujt e rajonit ketu kane qene e do te jene perjetesish dhe se ai nuk eshte kryeminister i perjetshem, ndersa rezikon duke mos pas as mirekuptimin te disa lidereve te Kosoves . Ata ne shpirt dhe trup ende kane te fresketa plaget e luftes por pa harruar te kaluarën duke pas paresor interesin e vendit duhet te shofin me vizjon nga e ardhmja. Per interesin e kombeve te tyre e kane bere kete dhe vazhdojne te bajne shume popuj fqinje.