Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në deklaratën e përbashkët për median dha detaje nga marrëveshjet e arritura në takimin dy ditor në kudarë të “Mini-shengenit”.
Vuçiç tha se janë arritur marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit sa i përket lehtësimit të tregtisë së mallrave, për të shkuar drejt një projekti final, një treg unik, më i madh, që do të realizohet përmes përafrimit të rregulloreve mes Shqipërisë, Serbisë, e Maqedonisë së Veriut.
“Diskutuam si të lehtësojmë tregtinë e mallrave, e duket se kemi marrë vendime të rëndësishme.
Ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë rajonin, se ne do të vijojmë të rindërtojmë, do të kemi funksion 24 orë në pikat kufitare të doganës, do të lehtësojmë procedurat, do të kemi më shumë hapësira për kamionët që mos të rrinë më shumë se 5-6 orë në pikat kufitare, do të përpiqemi të zbatojmë marrëveshjen e operatorëve të autorizuar.
Që të kenë mundësi të kalojnë më lehtësisht kamionët, do të ulë kostot operative.
320 mijë kamionë kalojnë kufi, në vit, kjo ju tregon se çfarë përfitimesh ka një gjë e tillë, dhe natyrisht edhe ata që shqetësohen e quajnë minishengen, do të përpiqemi të krijojmë një treg të përbashkët pune, që nënkupton një nivel më të lartë tërheqje për investitorët e huaj.
Ne do të kemi të njëjtat sisteme, kur serbët do të punojnë në të njëjtat kushte me shqiptarët, ashtu sikundër edhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut.
Pra do të marrin leje të përhershme pune në Shqipëri, dhe e njëjta vlen edhe për në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut,
Do të përafrojmë rregulloret, për të bërë një treg unik më të madh dhe më të mirë për të gjithë.
Kjo është shumë e rëndësishme për ne që jemi vende të vogla me pak banorë“, tha Vuçiç. (TemA)
Një nga lajmet më të bukura për shqiptarët. E kam fjalën për ata që duan të punojnë dhe ndërtojnë një jetë, jo për patriotët brekëgrisur pordhëmëdhenj që na kanë marrë më qafë gjithmonë. Thjesht fakti që kanë hyrje në një hapësirë më të madhe është avantazh. Gjithshka është më mirë për shqiptarët për faktin që Shqipëria është vendi më i prapambetur në rajon, dhe Kosova e dyta më e prapambetur. Do kenë më shumë mundësi për punë të paguara më mirë. Ekonomia shqiptare do ketë hyrje të njerëzve me diploma të vërteta jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, jo paçavuret e universiteteve kioska në Shqipëri e Kosovë.