Një histeri e pakuptimtë përfshiu një pjesë të shoqërisë shqiptare, në Shqipëri e Kosovë, ndaj një takimi krejt të paralajmëruar – pasi ishte i planifikuar – mes Ramës e Vuçiçit, në kuadër të projektit të Schengenit ballkanik, në prani të Zaevit, gjithashtu Gjukanoviçit, e për herë të parë dhe nga ndërkombëtarë; pasi siç po kuptohet, ky projekt është një investim perëndimor, një rrugë nga një “tjetër drejtim”, për integrim përfundimtar në BE të vendeve të rajonit.
Të paktën Meta e ka kuptuar këtë, ndërsa Basha edhe në pastë kapacitetin ta kuptojë, s’ka këllqe të pranojë. Siç në rastin e armëve kimike, që në një lojë të trashë politike, siç ka të gjithë të tilla, shkoi dhe preu në besë amerikanët në Tiranë.
Eshtë e vështirë të hasësh një fije shkak logjik në gjithë këtë histeri që vijon ende, pasi asgjë nuk qe për “herë të parë”, ku zakonisht ndodhin befasirat; Rama e Vuçiç nuk takoheshin për herë të parë, Vuçiç nuk ishte në Tiranë për herë të parë, nuk takonte gjithashtu një politikan shqiptar për herë të parë por herë të “n”-të, e sigurisht që as si takim në kuadër të Schengenit nuk ishte për herë të parë. Nuk ishte për herë të parë gjithashtu as qëndrimi kontravers i tij ndaj së djeshmes së luftës. Pas gjitha këtyre, pse kjo histeri?
Schengeni rajonal, si çdo pakt tjetër në botë e histori mes armiqve, domosdo do ketë dhe debat, domosdo do ketë dhe kundërshtarë. Por ama, së paku çdokush që bën si i marrë prej asaj që po ndodh mes Ramës, Vuçiçit e të tjerëve rreth tyre, duhet të kuptojë se nuk po ndodh asgjë e paparë më parë. E gjithë historia ofron shembuj rastesh të pafundme të diplomacisë që, ashtu sic politika është shah, e që dublon luftën mes atyre që për shumë shkaqe janë në armiqësi.
Për këtë, mjafton ajo që në historinë islame njihet si marrëveshja e Hudejbijes, ku Profeti Muhamed nënshkroi me armiqtë lëshime të atilla që u çuan qimet përpjetë nga marrazi përkrahsve të tij; thënë ndryshe, po i falte disa gurrë kundërshtarit, gjë do rezultonte më vonë me triumf final: me një mat fantastik. Ajo marrëveshje, ndodhur dhjetra shekuj më parë, mund të konsiderohet dhe si shkolla e parë e diplomacisë moderne.
Veç serbëve, ne kemi dhe grekët. Edhe ata na kanë vrarë e prerë, referuar tragjedisë çame. Greqia as që e njeh si çështje e është shumë më tepër armiqësore në këtë pikë me faktorin shqiptar. Megjithatë, mes dy palëve, marrëdhëniet vazhdojnë, sikur asgjë mos kish ndodhur, e siç dihet, Rama është i pari politikan i lartë shqiptar që ia ka thënë hapur Athinës atë çfarë mendonte për çështjen çame.
Nga ana tjetër, sot një çam e një grek janë ortakë në bisneze, bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në hapësira urbane, siç në jug, ashtu siç edhe mes serbëve e shqiptarëve (posaçërisht kosovarëve), marrëdhëniet tregtare vijojnë normalisht. Prania në gati 70 përqind e produkteve greke në tregun kosovar, nuk është diktat me armë; ajo është marrëdhënie tregu.
Ndaj edhe njëherë: për çka gjithë ajo histeri?
Dhe dalim tani te Haradinaj, më i zëshmi për të “gjuajtur pushkë” ndaj Ramës. Më 6 tetor, ai morri një goditje politike me votë. Që do të thotë, se u refuzua si projekt politik, me çfarë bëri e la gjatë qeverisjes, përfshirë dhe taksën ndaj Serbisë.
Vota është instrumenti i vetëm i matjes së vlerës politike në demokraci, e mbasi ke pësuar disfatë me të, është mirë të heshtësh. Përpjekja e tij për t’u imponuar lider kur qartazi nuk është, sidomos pas 6 tetorit, e shndërron në komik.
Ai ka boll atribute për t’u mbajtur me nder në jetën publike kosovare; ajo çfarë ka dhënë në luftë, ai dhe familja e tij, heroikja e ballafaqimit me akuzat e pasluftës e dalja i pafajshëm prej tyre, po ashtu dhe cilësitë fizike në të bërit vrap në mal, bërjes së pompave, si dhe të mbajturit e një trupi me tipare rinore. Nuk janë pak.
Por në politikë, epoka e tij, ndonëse kurrë s’ka qenë epokal në të, pothuajse ka mbarruar. Nëse vërtet do ishte lider, do kish zgjedhur një formë inteligjente në trajtimin e taksës.
T’a hiqte atë pas imponimit ndërkombëtar, e, si lider, t’u bënte thirrje kosovarëve të mos blinin asnjë produkt të ardhur nga Serbia. Si do ishte rezultati, çfarë do ndodhte? Përgjigjen e gjeni më 6 tetor…(Tesheshi)
Propoganda e piste kunder Haradinajt ne sherbim te Edvin Rames qe na doli me tradhetar se Sali Berisha.
=
Kot mundohet Tema ti lyj pallatet e Enverit me bojen Edrama.
I gjithe mllefi i kesaj eshte ndaj Edi Rames. i cili eshte dhe perfituesi kryesor politikisht i ketyre marreveshjeve dhe qe pelqehen nga te gjitha vendet qe mbeshteten krijimin e kosoves.Fatkeqesia jone eshte niveli shume i ulet i politikaneve, te cilet jane te grupuar ne dy: ata te cilet nuk mund ti besh fajtor sepse aq kuptojne dhe mund te quhen jo te zgjuar dhe ata qe e dine shume mire se cdo te thote kjo marredhenje e re ne ballkan por per arsye politike dalin kunder. Keta jane me te rrezikshmit, sepse nisen nga interesa te vogla duke i bere dem te madh gjithe ceshtjes se shqiptareve ne mbare ballkanin. Dhe me e keqja eshte se me kete qe bejne cojne uje ne mullirin e sllaveve duke demtuar shqiptaret dhe bejne sikur mborjne parimet euroatllantike. Por shume shpejt do te dale se sa keq jane duke vepruar.
Na knace Like, kot ste bani President Eddrama.
Nje i ri, kundershtar i miniShengenit ballkanik, mbante gjate demonstratets te organizuar 2 dite me pare, nje pankarte ku ishte shkruar: Nuk duam bashkim me Serbine, por bashkim me Kosoven! Dhe vertet perse jemi kaq larg me Kosoven, me pothuajse gjithe klasen politike atje, dhe jemi bere kaq miq me Serbine?! A nuk eshte pak si janglleç kjo pune?! Apo per tu bere qefin “miqve” tane, qe na duan aq fort?!
Po ore posi , Haradinaj duhet ta hiqte taksen sepse Eurokurva ka treguar dhe vazhdon te tregoje me vepra dhe fakte qe i mban premtimet e dhena si psh para 2 muajsh ku Macron me shoke ju dha K politikuajve tane.
E cuditshme qe Serbia, ky shtet pro rus e pjestar i organizatave ekonomike ruso-aziatike nuk ia degjon llafet BE aq sa shqipkaaarrria e megjithate Serbis asgje nuk i ka hyre ne kembe e ne b…the deri tani perkundrazi perfiton FONDET ME TE MEDHA TE BE PER BALLKANIN PERENDIMOR DHE PERQAFIME E PERKEDHELJE PAFUND.
Ikni more plehra te ndyra, doni te mbuloni diellin me shosh pthuuuu haram ju qoft gjiri nanes
Po ore posi ,Haradinaj duhet ta hiqte taksen sepse Eurokurva ka treguar dhe vazhdon te tregoje me vepra dhe fakte qe i mban premtimet e dhena si psh para 2 muajsh ku Macron me shoke ju dha K politikuajve tane.
E cuditshme qe Serbia, ky shtet pro rus deri ne palce e pjestar i organizatave ekonomike ruso-aziatike nuk ia degjon llafet BE aq sa shqipkaaarrria e megjithate Serbis asgje nuk i ka hyre ne kembe e ne b…the deri tani ,perkundrazi perfiton FONDET ME TE MEDHA TE BE PER BALLKANIN PERENDIMOR DHE PERQAFIME E PERKEDHELJE PAFUND.
Ikni more plehra te ndyra, doni te mbuloni diellin me shosh pthuuuu haram ju qoft gjiri nanes
Po ore posi ,Haradinaj duhet ta hiqte taksen sepse Eurokurva ka treguar dhe vazhdon te tregoje me vepra dhe fakte qe i mban premtimet e dhena si psh para 2 muajsh ku Macron me shoke ju dha K me gunga politikuajve tane.
E cuditshme qe Serbia, ky shtet pro rus deri ne palce e pjestar i organizatave ekonomike ruso-aziatike nuk ia degjon llafet BE aq sa shqipkaaarrria e megjithate Serbis asgje nuk i ka hyre ne kembe e ne b…the deri tani ,perkundrazi perfiton FONDET ME TE MEDHA TE BE PER BALLKANIN PERENDIMOR DHE PERQAFIME E PERKEDHELJE PAFUND.
Ikni more plehra te ndyra, doni te mbuloni diellin me shosh pthuuuu haram ju qoft gjiri nanes
Po ore posi ,Haradinaj duhet ta hiqte taksen sepse Eurokurva ka treguar dhe vazhdon te tregoje me vepra dhe fakte qe i mban premtimet e dhena si psh para 2 muajsh ku Macron me shoke ju dha K me gunga politikuajve tane .
E cuditshme qe Serbia, ky shtet pro rus deri ne palce e pjestar i organizatave ekonomike ruso-aziatike nuk ia degjon llafet BE aq sa shqipkaaarrria e megjithate Serbis asgje nuk i ka hyre ne kembe e ne b…the deri tani ,perkundrazi perfiton FONDET ME TE MEDHA TE BE PER BALLKANIN PERENDIMOR DHE PERQAFIME E PERKEDHELJE PAFUND.
Ikni more plehra te ndyra, doni te mbuloni diellin me shosh pthuuuu haram ju qoft gjiri nanes
Ore sikur premtoi te ishte nje nga kater donatoret me te medhenj Serbia kaloj e hene hyri e marta su pa gje sikur tha qe te henen do ta vendoste se do ishte i dyti i treti apo i katerti Vucici..