BE 194 milionë euro grante për projekte në Ballkanin Perëndimor

23 Dhjetor 2019, 15:07Rajoni TEMA

Rreth 120 pjesëmarrës nga Komisioni Europian, institucionet financiare EIB, EIF, EBRD, CEB, KfW, WBG dhe AFD, donatorë bilateralë nga shtetet anëtare dhe Norvegjia, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (ECS), WB Kompania e Zhvillimit dhe Inovacionit (WB EDIF), përfituesit e Ballkanit Perëndimor dhe Japonia morën pjesë në takimin e 21-të të Komitetit Drejtues të Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) në Londër.

Në takim u morën të dhëna për arritjet e Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) gjatë 10 viteve të fundit dhe finalizoi punën e të ashtuquajturit WBIF 2.0 për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e këtij organizmi.

Austria, Gjermania, Luksemburgu, Norvegjia dhe Polonia premtuan një grant shtesë prej 8 milion eurosh që do të jetë në dispozicion për ndihmë teknike dhe grante investimesh, ndërsa Komisioni Europian do të shtojë 14 milion euro për ndihmë teknike WBIF deri në maj të vitit 2020.

WBIF SC aprovoi 194 milion euro në asistencë teknike dhe grante investimesh për projekte në sektorët dixhital, energjetik, mjedis dhe transport.

Komisioni Europian, BERZH-i dhe EIB nënshkruan dy marrëveshje për të mbështetur programin e Këshillave për Biznes të Vogël në Ballkanin Perëndimor (15 milion euro) dhe Programin Rajonal të Efikasitetit të Energjisë (30 milion euro).

3 komente në “BE 194 milionë euro grante për projekte në Ballkanin Perëndimor”

  1. Detari says:

    shqiperia nuk merr asnje qindarke se nuk kane asnje veper. Te gjitha shtetet si maqedonia, mali zi , serbia etj i moren me projektet e tyre.

    E gjitha kjo sepse Rames dhe shoket nuk vjedhin dot lehte leket e BE-se.

  2. Tironci says:

    Lere se u dhjene.
    Shiko se cfare kane bere keta me gjermanine ne krye.
    Gjermania eshte duke paguar dhe ka planifikuar te pagoje 300 Miliarde Euro per gabelet e sirise, irakut etj. Dhe jo vetem jane hajdute, drogaxhinj, qine motrat e veta e i marrin per gra dhe lindin femije sakate, terroriste, perdhunojne gra e femije bile edhe ne mes te dites ne stacione autobusash apo pishina, shkaterruan gjithe vendet arabe dhe tani po shkaterrojne edhe Evropen, e shume e shume te tjera qe nuk i numeroj dot.
    Por edhe Evropa po finanzon miliarda per keta qelbesira.
    Si ka mundesi qe popullit Shqiptar i ra nje fatkeqesi nga zoti dhe keta nuk e rrujne fare?, populli shqiptar eshte Evropian, jemi me te vjeterit ne Evrope, si ka mundesi qe keta se rrujne fare?.
    Edhe ndihma qe do me i dhene turqia i ka vene kusht Shqiperise qe bashke me shtepite te ndertoje edhe Xhami. A e kupton valle Shteti Shqiptar se cfare po i ben Shqiperise dhe Shqipetareve?.
    Cfare kane zbuluar Evropa kunder qeverise Shqiptare qe nuk japin ndihma?, cila eshte Aresyeja?
    Me nji miliarde Euro Shqiperia e kishte mbyllur komplet problemin e Termetit.
    Pra gjermania dhe Evropa japin qindra miliarde Euro per qelbesirat dhe asnje qindarke per popullin Shqiptar.
    Thirini mendjes o popull sa nuk eshte vone, Une per vete kam dhene aq sa pata mundesi per termetin, pra e kam bere detyren time njerezore si shume shqiptare qe treguan veten e tyre, por bota na la ne balte.
    Zoti i denofte qente e maskarrenjte.

  3. BE'25 says:

    …. ku Shqiperia perjashtohet nga ky perfitim…. tregoni shqiptarit te verteten, bre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje