Drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi, i ftuar në studion e Report TV ka deklaruar se Kosova nën drejtimin e Albin Kurtit do të merrte pjesë në Mini- Shengen.
Përballë gazetarit, Ilir Babaramo në ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Abazi argumentoi se duke marrë parasysh figurat që janë në krye të shtetit sot, duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, është vendim i drejtë që ata nuk marrin pjesë, pasi “kanë shitur” me pazare vendin e tyre.
Ndryshe nga ata, shprehet Abazi, Kurti në atë takim do i bënte disa gjëra ta qarta Serbisë, më kryesorja reciprocitetin.
“Kosova mungonte me të drejtë. Nuk kam besim te udhëheqësit aktual të Kosovës, Thaçi, Haradinaj.
Tek Albin Kurti unë kam besim që do bënte një përfaqësim të denjë. Do bënte mirë të ishte dhe të bënte të qartë reciprocitet me Serbinë. Në Beograd (ku do të mbahet Samiti i radhës) nuk e di.
Para se të shkojmë në Beograd, Albin Kurti dhe Rama duhet të bëjnë disa takime bashkë, për të parë disa interesa të përbashkëta. Rama ka vajtur shumë larg.
Vajtja e tij në Beograd ku kërkoi njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e mirë, por e pamjaftueshme.
Nuk ka përmendur gratë e përdhunuar, viktimat e luftës, nuk ka folur për 22 miliardë euro që Serbia ia ka borxh Kosovës”, tha Abazi.
Mes kritikave për Mini- Shengenin, sipas së cilit është ngritur mbi bazën e një “gënjeshtre”, pasi sipas tij, tregtia e lirë është e pamundur të arrihet, Abazi tha se do ishte zgjedhja më e mirë që të kishte pikë së pari një bashkëpunim ekonomik dhe politik mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri, dhe më pas mes shteteve të tjera të rajonit. Ai e ka përkufizuar Mini-Shengeni si një mjet me të cilin Serbia synon që të dominojë ekonomikisht rajonin.
“Nuk ka qenë diçka e re për ne protesta kundër Vuçiç. Në 8 maj ka pasur një tjetër aktivitet ku ka marrë pjesë Vuçic dhe Dodic, gjë e kanë ngritur pushtetin mbi gjenocidin.
Ne besojmë që nuk janë shqiptarët ata që kanë shpallur armiqësi nga Serbia. Kanë qenë politikat agresive të Serbisë, në kohë paqe kërkon të dominojë ekonomikisht rajonin. Mini Shengeni po paraqitet në kuadër të një besimi që tregtia e lirë do të na zhvillojë të gjithëve.
Tregtia e lirë është vështirë të mendosh që ekziston, se nuk mund të caktojmë njerëz. Nuk mund të tregohen skllevër, drogë, janë aktivitete të paligjshme.
Nuk kemi të bëjmë me treg të lirë. Brenda Europës, nuk ekziston tregtia e lirë. Europa ka një politikë të përbashkët, agro- kultutore. Ka kuota, kaq domate do prodhosh ti…As brenda BE-së s’ka tregti të lirë.
Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë përplotësuese, do ishte logjike që së pari t’ia nisim bashkëpunimin e Kosovën. Ky është argumenti ekonomik, dhe duhet të jetë edhe në aspektin politik. Pse ky nxitim i Ramës të nisë këtë projekt pa pjesëmarrjen e Kosovës”, tha ai.
Mendoj se nuk ka ndonje nxitim te Rames, por me sa duket ai nuk gjen, nder politikanet kosovare, qe me se shumti jane ne lufte per pushtet me njëri-tjetrin, kohezionin e duhur me ta per te diskutuar dhe bashkerenduar ne te tilla nisma, interesat e gjithe shqiptareve ne rajon, per sot edhe per te ardhmen. Duke i rene njëri gozhdes e tjetri patkoj, Rames pra, do t’i duhej t’i çonte disa nisma te kerkuara, siç i thone, edhe me shtytje nderkombetare ne kalendat greke. Dhe mesa duket ne ambicjet e veta politike, mesa duket deri sa kosovaret te bien ne nje mendje, Rama nuk i pret dot.
Na kendej or mik kena nji shprehje te kahereshme!Asht tu u ba ma i rande bishti se sa sqepari!A keni pa ndonji politikan e aq me keq ndonje qytetar qe te fusi hundet ne politiken e brendeshme te Kosoves!Ju ça m…n keni???????????????????????????? Apo ashte ba deti kos!!!!!
Ky komisari është i paditur nga situata në Kosovë, imitime të zbehta të një politike të dështuar, ende pa hyrë në skenë!
Nuk mund te ecesh para duke mbajtur koken mbrapa. Ate 22 miljardin qe Serbia I ka borxh Kosoves dhe llogarite e pashlyera te saj ndaj nesh, mbaji per vehte dhe endero se kur do i marresh. Ma merr mendja do presesh gjate. Po prite gjate iken treni. Po prite derisa Evropa mos te punoje me rregullat e veta por ti ndryshoje ato sipas mendjes tende, prap treni do te leri duke pritur.
Perfundimisht nuk mund te jesh optimist kur je ne depression mendor. Kosova do merrte pjese ne Minishengen por jo me vrap, thua ti. Rritmi duhet te jete ai i nuses me vello….Rama duhet te mos nxitohet se ka shale te gjata. Gjynah qe keta miq nuk kane tru….