Edi Rama është vënë këto ditë në qendër të sulmeve nga opozita shqiptare dhe pothuajse gjithë Kosovë, për Samitin e “Mini-Shengenit” të mbajtur në Tiranë.
Atë e kanë cilësuar tradhtar, pse në takim ftoi edhe Aleksandër Vuçiç.
Por, “Mini-Shengeni” nuk është një ide e re, dhe e Ramës.
Samiti i parë, për ata që nuk e mbajnë mend, është mbajtur që 10 vjet më parë, dhe takimi organizohej nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu, që linte të hapur edhe mundësinë e pjesmarrjes së Serbisë.
Dhe natyrisht, kishte bekimin e kryeministrit të atëhershëm shqiptar, Sali Berisha.
Më poshtë po ju përcjellim një shkrim të Radio Europa e Lirë, për takimin e mbajtur atëhere:
Liderët ballkanikë mbështesin idenë e “mini-shengenit”
Në kuadër të mini-samitit të tretë ballkanik, të mbajtur në Prevallë të Prizrenit, liderët e katër vendeve të rajonit kanë shprehur gatishmërinë e tyre për krijimin e një mini-shengeni ballkanik dhe kanë adresuar gatishmëri dhe mesazhe bashkëpunimi.
Takimi është thirrur nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ku kanë marrë pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ai i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
Pas një takimi të përbashkët, të katër presidentët janë zotuar për bashkëpunim dhe raporte të mira ndërfqinjësore.
Nikoqiri i takimit, presidenti Sejdiu, ka thënë se temë bosht ishte liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në këtë pjesë të Evropës, duke ripërsëritur kërkesën e tij për një mini-shengen ballkanik.
“Andaj, sot mund të themi se jemi afër realizimit praktik të asaj që e kemi thënë më herët, të një mini-shengeni ballkanik, apo të Evropës juglindore, për të demonstruar pjekurinë tonë edhe për proceset integruese për plan më të gjerë”, ka thënë Sejdiu.
Organizimi i këtij mini-samiti në Kosovë, është përshëndetur nga të gjithë pjesëmarrësit.
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë se për dy vjet, Kosova po dëshmohet si shtet që tregon gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, vlerë kjo, sipas tij, e standardeve të përparuara evropiane.
“Bashkëpunimi ynë do t’i kontribuojë ndjeshëm rritjes së stabilitetit rajonal, luftës kundër krimit të organizuar kontrabandës, forcimit të kufijve nga pikëpamja e administrimit të këtyre elementeve dhe hapjes së kufirit për sa i përket qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave”, është shprehur Topi.
Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka thënë se mini-samite të tilla prodhojnë edhe rezultate konkrete. Ai ka marrë shembull thellimin e bashkëpunimit Kosovë – Maqedoni në periudhën ndërmjet samiteve të deritashme.
“Kur bëjmë elaborimin e samitit të Vlorës deri me këtë të sotmin në Prizren, janë shënuar përparime evidente në raportet ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës”.
“Ne kemi zgjidhur çështjen e kufirit, pastaj kemi vendosur marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash, si dhe kemi nënshkruar shtatë marrëveshje, gjë që tregon se kemi vendosur kornizat e bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka theksuar Ivanov.
Intensifikimi i bashkëpunimit rajonal është prioritet i politikës së Podgoricës, ka thënë në anën tjetër presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.
Ndërsa ka mbështetur idenë e Sejdiut për mini-shëngenin ballkanik, Vujanoviq ka përkrahur përfshirjen edhe të vendeve tjera në nismat rajonale, duke veçuar Serbinë.
Ai ka mbështetur dialogun Kosovë – Serbi, por për agjendën dhe temat e diskutimeve, Vujanoviq ka thënë se duhet respektuar interesat e shteteve pjesëmarrëse në dialog.
“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet në bazë të dy realiteteve. Realiteti i parë është se deri më tash pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar 69 shtete, të cilat kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, disa prej të cilave edhe në nivel ambasadash”.
“Ndërsa, realiteti i dytë është se 123 shtete të OKB-së ( Organizata e Kombeve të Bashkuara) ende nuk e kanë njohur Kosovën. Duke respektuar këto dy realitete, mendojmë se duhet mbështetur këtë dialog, që do t’i sillte të mira edhe Serbisë, edhe Kosovës”, ka thënë Vujanoviq.
Mini-samiti i Prevallës afër Prizrenit nuk është adresuar kundër askujt, pra as kundër Serbisë, ka shtuar ndërkohë presidenti Sejdiu.
Ai ka sqaruar se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë edhe me këtë shtet, por duke respektuar parimin e dialogut që zhvillojnë dy shtete sovrane.
“Kjo është një qasje praktike që mendojmë dhe shpresojmë në komunikimet edhe me vendet tjera të rajonit, pra edhe me Serbinë, e ardhmja e vendeve të rajonit dhe progresi i tyre është në bashkëpunim, por gjithmonë në respektimin e sovranitetit të secilit vend dhe veçantive e kualiteteve të secilit vend”, ka theksuar Sejdiu.
Qëndrimi i Sejdiut për dialogun me Beogradin është mbështetur edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Ai ka thënë se vendosja e dialogut nënkupton respektimin e sovranitetit ndërmjet shteteve.
Ndryshe, mini-samiti i Prevallës afër Prizrenit ka filluar në orët e paradites me takimet bilaterale, sipas modelit secili me secilin. Kurse, ka përfunduar me takimin e përbashkët, pas të cilit të katër presidentët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin dhe të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Paraprakisht, mini-samite të ngjashme janë mbajtur edhe në Vlorë dhe Ohër. Në mbrëmje Vujanoviq pritet të largohet nga Prevalla, kurse të dielën për në vendet e tyre do të largohen edhe Topi e Ivanov.
(TemA)
PO pse tani gjith plehrat shqiptare ne te dy anet e globit Shqiperi, jane bere fertune? Sepse eshte me i zoti Edi Rama per ta konkretizuar?! Po atehere kishte ngjare dhe njohur masakra e Kosoves?! Po atehere Serbia kishte vrare shqiptare?! Ja, pra qe vertete keta qe ulurijne kunder ketij minishengen jane plehra shqiptare qe duhen hedhur ne pubelin nderoqeanik qe te mos gjenden me, te zhduken ashtu si Sali Berisha zhduku trupin e te ndjerit Remzi Hoxha. Keta jane ata qe e duan kaq shume vendin dhe vendasit?! Plehrat qe harrojne apo thone mbase kane harruar per çdo gje. Po si te harroj une gjithe ngjarjet e keture 20 e ca vjeteve qe jo vetem serbi zhduku e vraru shqiptare , por edhe garda e Sali Berishes dhe Ibrahim Rugoves qe kur krisi lufta, ai bente pakte me Millosheviçin ne Beograd. Si te harroj qe Lulezim Basha shiste Kosoven e Shqiperine tek agjentet e Udb-se dhe u be miljoner, si te harroj videon e LUlezim Bashe qe me porosi te Berishes bente takime sekrete ne rerat e Saharase me Kadafin, si te harroj gjithe keto krime te poltikes dhe medias shqiptare kunder shqiptareve e sa e sa kam per te thene une si qytetar larg Shqiperise qe i ndjek situaten pas punes per te ditur se ç’behet ne vendin tim me shqetesim e vuajtje shpirterore; po ata qe dine qindra here me shume se une ne Shqiperi e Kosove?! Keta duhen varur ne litar, por ne demokraci edhe kriminelet i ushqen shoqeria dhe taksapaguesit ne burgje moderne, u çojen gjithe te mirat edhe grate qe te mos u ngelet gje pa shikuar deri diten qe shuhen nga natyra. Ndersa ata qe jane jashte, publiciste, gazetare, a operatore te tjere te çdo formati ulurijne gjoja per Shqiperine dhe shqiptaret, ulurijne si ujqerit ne pyll. Ah, njerez te poshter qe doni ate qe thote Milloshi, grushtin qe u mungon njerzeve du bjere ne koke e ne grope!
Nuk e kuptoj perse Rama duhej te perseriste/ KOPJONTE/VIDHTE tradhetine e Berishes?
=
Si puna e Deti Jon, qe edhe tani, me duket se na i kane me “hile” jevgj Greket duke ja futur arnaut ve pellazg “ariane”.
Ooooo ska bërë Rama as një tradhtie ooooo kaqola!! Sikur budallakia-marrëzia të bënte at zhurmën që bënin ata kapigjikat-portat e vjetra kahere ne do e çmendnim krejt botën !! Po pse të ebënte Ramaa këtë tradhti more, Cili është çmimi? Haradinaj pat folur për disa miliarda njëhere???????? kuku nanë është vërtet Dru me pre. Ani Isa Mustafa?? Kulmin ja ka vu medemek Mutin Mullar e ka ba Akademia e Kosovës me reagimin esajë poppppp . Zoti bre ju marroftë po si nuk keni turp.
‘Shqiptari’ merre më shtruar mër daku dhe mos bë monolog. ..askush në Kosovë nuk ishte kundra minishengenit mos i rrotulloni gjërat sipas interesit problemi qëndron në faktin se sërbia përpara se të bëj ftesën për në këtë minishengen duhet njohi Kosovën si shtet sovran këtu qëndron edhe tradhëtia e edskobar ramës pra ‘nxitimi’ i tij kishte qëllim antishqiptar prandaj edhe shqiptarët u ngritën kundra këtij minishengeni. .pastaj me këto faktet e tanishme ky minishengen qenka projekt i Kosovës dhe jo i sërbisë apo i vuçiç mëndjendriturit..sa keq edi rama që po mundohej ti rriste vlerat mikut të tij vuçiç me këtë projekt. .këtë herë i doli huq veç sepse nuk llogariti që të gjithë shqiptarët e Ballkanit do të bëheshin bashkë kundra këtij projekti antikombëtar të mbështetur prej kryeministrit shqiptar. .prandaj tradhëtinë e edi ramës mos na e faturo si zotësi ti zoti ‘shqiptar ‘…edi rama dhe shqiptarë si puna jote që i qurraviteni mori atë që meriton nga kjo histori dhe asgjë nuk është mbyllur akoma. .është hera e parë që shqiptarët u bashkuan dhe i thanë jo tradhëtisë kombëtare. .pritet ndëshkimi i sharlatanit. . kush do të jetë monedha mbetet akoma interesante. .le të presim zhvillimet ,pozitive mbetet fakti i rizgjimit të shqiptarëve. .
Epo atehere quhej bashkepunim dhe marrveshje e jo tradheti sepse nuk kishin lindur Kurtet e Bukshkalet!E dyta eshte se atehere e kishin tradhetarin e kombit brenda “bace Berishen” e perrrjedhoje ani se po baheshin tradheti!Ai furnizoi makinen Serbe kunder kosoves e keta prijes te tashem e quajn “burre shteti qi e njeh mire historine”!Ndaj nje popull sa ma poshte ta kete nivelin e kujteses aq ma shume manipulohet nga ufot e shekullit 21!Edi rama kerkon Shqypnin e madhe e ata duan Dardanin e madhe!Ja pse i zoti i shtepise quhet armik e armiku ,zot shtepie!
Fakti qe i interesonte Berishes duhet ti shqetesoje milittantet arnaute te Ramutit.
=
Eshte e qarte kujt i intereson ky “MiniShengeni Ballkanik, vetem Putinit e natyrisht Serbise….QE do te thote larg BE dhe ne hava .
TURQIT E KOSOVES NUK E KANE ME VUCICIN JOOOOOOO E KANE ME RAMEN ME SHQIPERINE SE JANE XHELOZE KANE SMIRE PER SHENGENIN BALLKANIK SEPSE SHQIPERIA ESHTE PERPARA DHE KETA TURCELINJTE E KOSOVES QE AKOMA NUK KANE SHTET E QEVERI KANE NGELUR NE VEND NUMERO: KETA PRIMITIVE SA HERE QE VJEN NJE SERB NE SHQIPERI BEJNE NAMIN ULERASIN SI KAFSHE DUKE SHARE KRYEMINISTRIN SHQIPTAR DHE DUKE E QUAJTUR TRADHETAR: POR NJE GJE DUHET TE DINE KETA PRIMITIVE MATANE KUFIRIT QE SHQIPERIA NUK MERR URDHRA NGA KOSOVA TE THERRASE APO JO NE SHQIPERI SERBET: SERBIA ESHTE E MIREPRITUR NE SHQIPERI SA HERE TE JETE E NEVOJSHME: BALLKANI DUHET TE KETE MARRDHENIE TE MIRA NDERMJET SHTETEVE QE BEJNE PJESE NE TE: ATYRE QE NUK U PELQEN SERBIA ;MAQEDONIA :CRNA GORA(MMALI I ZI ) TE SHKOJNE NE TE SEMES DHE TE VETEIZOLOHEN .
Edhe Enveri nuk u besoi shqiptareve te Kosoves. Kosovaret, me te drejte i tregonin per serbet (ujqerit) qe jane te mbeshtjelle me gezof qengji , por Enveri nuk besonte. Ai i besonte vellazerise se perjetme me jugosllavet. Nuk shkoi shume dhe e pa gabimin, por ishte vone. Edhe ky gjatoshi do te bindet, por do te jete teper vone.
Shteti islamik i kosoves po ben te pamunduren qe te fute ne percarje Shqiptaret me njeri tjetrin dhe te fute grindje ne Ballkan
Por keta Njerez primitive kurre nuk kane per tia arritur qellimet e tyre, Duan apo nuk duan keta te marrin pjese ne Shengenin Ballkanik ai tashme mbaroj dhe nuk e ndal asnje .
Mini-shengeni nuk ka asgje te keqe,perkundrazi ka te mira.Qarkullimi i njerzeve me karta identiteti dhe i mallrave eshte shume normale.Koke trashet e Kosoves te nxitur dhe nga gazetaret kafshe te tipit Buzhala duan te sjellin rremuj, se na qenka faji i Edi Rames per te perçar Ballkanin.Jo more jo,perkundrazi e bashkon Ballkanin dhe krijon ura te mira mirkuptimi per nje stabilitet.Eshte mire edhe per Kosoven.Por kjo behet per inatin qe kane me Edi Ramen,pasi eshte nje sukses.Kesaj i thon per inat te gomarit i bje samarit.
ooo GJERGJ BYTHA MOS JA FELLIC EMRIN E HEROIT KOMBETAR JEMI ME FE POR JEMI DARDANE KRYEMINISTRI JUAJ ERDOGAN RAMA ESHTE ME TURK SE TURKU E NDONJEHERE BEHET ME SERB SE SERBI SIC ISHTE RASTI ME SULMIN NDAJ HARADINAJT VETEM PER TI HYRE NE QEJF VELLAUT TE TIJ VUQIQ ;CBERI HARADINAJ VURI TAKSEN SEBIS DHE NISI MARDHENIE TRGTARE ME SHQIPERINE POR KY HARROI SE EDHE NE SHQIPERI GJENDET NJE VUQIQ TJETER ASKUSH NUK ESHTE KUNDER MINI SHENGENIT POR CKA ESHTE BRENGOSES SE PSE NE SERBI RAMA ESHTE PERSONI ME I PREFERUAR PAS ESAT PASHE TOPTANIT DHE RRAHMAN MORINES
Bravo!
Po eshte vendos ajo pune nga te tjere burra o debila .kush errune karrin per kta politikane kurva qe kemi ne .kra jane vetem copa ehajdutit .
Lexoni fjalen e Sejdiut, Presidentit te Kosoves dhe do e kuptoni se pse Kosova eshte kunder menyres se si po i qaset Shqiperia e Rames kesaj idese se minishengenit sot.
Kush nuk e kupton ose eshte qorr, ose militant i verber ose eshte debil.
Plus ishin te tjera kushte e situata perpara 10 vjetesh, sot ende pas 10 vjetesh Serbia nuk njeh kosoven, lobon kunder pranimit te saj ne OKB, ne Interpol dhe ne cdo organizate nderkombetare, lobon kunder njohjeve diplomatike per shtetin e kosoves nderkohe qe mohon haptazi krimet e luftes ne kosove.
Ne kete panorame ne skene futet Rama duke i ridhene ze nje ideje e cila ne kushtet aktuale politike midis kosoves e serbise favorizon serbine, pra Rama nga injoranca, padija apo me ndergjegje per arsyet e tij personale ka vendosur ti jape nje dore serbise ne kete konflikt politik midis serbise e kosoves.
Tjeter ndryshim eshte se heren e pare kjo levizje u koordinua me kosoven fillimisht ndersa kete rradhe kosova as nuk u konsultua paraprakisht se cfare demesh apo perfitimesh sillte nje levizje e tille ne kete moment. Autori i ketij shkrimi thjesht ben diversion te trashe per interesa qe kuptohet. Shqiptare hapni syte, lexoni, analizoni me mendjen tuaj, mos u beni qorra militante qe i lexoni gazetat vetem per te gjetur argumenta per debatet neper kafene, pyetja eshte e thjeshte, cfare fiton kombi shqiptar, se per kombin serb e ka merak Vucici?
Fjala e Sejdiut:
‘Ai ka sqaruar se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë edhe me këtë shtet, por duke respektuar parimin e dialogut që zhvillojnë dy shtete sovrane.’
“Kjo është një qasje praktike që mendojmë dhe shpresojmë në komunikimet edhe me vendet tjera të rajonit, pra edhe me Serbinë, e ardhmja e vendeve të rajonit dhe progresi i tyre është në bashkëpunim, por gjithmonë në respektimin e sovranitetit të secilit vend dhe veçantive e kualiteteve të secilit vend”,ka theksuar Sejdiu.
NJE pergjigje per te gjithe komentuesit ,hemafrodite, qe skane te bejne gje me mini shengenin se nuk kuptojne gje
nga ekonomia dhe politika.Keta komentues qe ne komentet e tyre plot sharje dhe nencmime ne baze fetare,behen me krishter se janullatosi si duket jane qimkat e sherbimeve sekrete serbo-greke,pra kane mare misionin e futjes se
percarjes ndershqiptare bashke me disa gazetare e opinioniste.
Hyrja e shqiperise ne minishengen me nje industri tejet te dobet, do te jete PERJETESIMI I MEGALOIDESE DHE
NACERTANIES SE Ilia Garashaninit nga viti 1848.Sherbim me te mire as qe ka mundur te enderojne serbia dhe greqia!
Dhjetorin e kaluar Sali Meta nxiten studentet per te rezuar qeverine,deshtuan,dorezuan mandatet,deshtim spectakular,bojkotuan zgjedhjet,hengren mut kot,tani i kane varur shpresat tek minishengeni dhe disa te pagdhendur ne Kosove si lopcari Haradinaj,dhe mender kryetari i Akademise nje fare Mehmet Kraja nje anti Ram i perhershem.