Nga Mentor Kikia
Dua ti rikthehem debatit për festivalin e fundit në RTSH. Jo në kuadër të tifozerisë për vendin e parë dhe të dytë dhe as për fustanet e prezantueses. Por për dicka shumë më të rëndësishme.
Kënga ka tekstin dhe muzikën. Me muzikën nuk kam asnjë lidhje, thjeshtë e shijoj, kur ka shije. Sa për tekstin, kam lexuar aq poezi, sa mundem t’ia ndjej muzikën vargut, edhe pa patur kompozim.
Kam sjellë më poshtë pjesë nga teksti i këngës së Elvana Gjatës, shkruar nga vetë ajo.
Ti kam fal ty me tana
Me tana o me tana
Dashni me fal
O kush ka me ma nal?
A ma thua edhe sa
Duhet të pres ty me të pa
Ta di, dua ta di dhe sa
Kohën ndale ndale
Të shkoj ngadale ndale
O më ngadale ndale
Na na na na na
………………………………..
A shikon ndokush donjë fije poezi në këtë tekst? Unë them askund, as poezi, as mesazh, vetëm fjalë kuturru. Çfarë do të thotë “me tana”? Në shqipen zyrtare do të thotë “me të gjitha, me të tëra”. Në gegënisht thuhet “me të tana”. Ndërsa në elvanisht, shkurtohet në “me tana”.
Ai i mbani mend këngët, apo fituesit e mëhershëm të festivaleve që ua zbardhnim tekstin me një të dëgjuar? Ja një këngë, e kënduar së pari nga Luan Zhegu.
………………
Bregut detit, një vajzë e menduar
Flokët, era lehtë ja përkëdhel
Rreze dashurie hedh në zemër Hëna
Hëna, yjet, zhyten thellë në det
Është poezi, ka figura letrare…
E mbani mend këtë këngën e Parashqevi Simakut?
Kanë një botë me ëndërra
Janë të vegjël shumë
Mos lëndoni nënat
Syrin e pagjumë
Mos ua prishini dashurinë
Mos ua prekni lumturinë
Askërrkush mos të provojë
Se nënat su lejojnë
Kjo dorë që tundi djepin
Gjithë botën e sundon….
Ka poezi dhe një mesazh të fortë social.
Nëse zbresim më tej, tek motivet patriotike, ja një këngë himn e Vaçe Zelës.
Eh i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve
i përcjell.
Eh i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.
Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime,
Oh fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!
Kujtojmë edhe këngët e Irma Libohovës, Kozma Dushit, Francesk Radit, Myfarete Lazes… Poezi e gjallë, kushtuar dashurisë, jetës, natyrës, vendit…
Çfarë ka ndodhur pandalshmërisht këto tri dekada?
Teksti dhe kompozimi u bashkuan në një dorë. Tregtarë këngësh, që nuk lanë këngë rome në Rumani e Bullgari pa përkthyer e shitur tek këngëtarët shqiptarë, të cilat janë ngjitur deri në skena festivalesh.
Degradimi është kaq i pamëshirshëm, sa sot ne mund ta dallojmë lehtësisht një këngë sllave, greke, italiane, turke e arabe. Por shqiptare jo, këngët shqiptare nuk kanë identitet.
Ato janë një miks, me tinguj sllavë, kërcim arab, tallava turke…. Tashmë rëndom muzikën e mbushin tekste me një përzjerje dialektesh mes shqipes dhe kosovarçes, ku nuk merret vesh asgjë.
Nuk ka burrë nëne tua dëshifrojë tekstin. Kjo kompensohet nga këngëtarka fryrë me silikon, që kanë shpikur zhanrin e të parës muzikë, që nuk ka nevojë të dëgjohet, por vetëm shikohet. Apo prezantueze pa brekë, e prezantuese që ndërrojnë fustanet pas çdo kënge.
Kompozitorët shqitarë u ankuan pse janë pranuar të huaj. Por nuk thanë nëse morën pjesë në konkurim, apo qëndruan tek klubi i lagjes. Në Shqipëri ka talente të jashtëzakonshëm, me vokale të mrekullueshme. Një ndër ta është edhe Elvana Gjata.
Talent show-t kanë zbuluar të rinj fantastikë. Por ata nuk mund të jetë edhe këngëtarë, edhe kompozitorë, edhe autorë tekstesh, pasi përfundojnë “me tana” pastaj.
TVSH, si organizatore e këtij eventi, është para faktit se ky është mielli, këto janë prurjet. Por unë them JO!
Kësaj shëmtie i duhet dhënë fund. Të ngrihet steka. Le të bëhët festivali edhe me 5 këngë, me një fustan dhe me pesë llampa, si ato të Kavajës që ndriçonin dikur skenën ku këndoheshin këngë të mrekullueshme.
Duhet të vendosen standarde. Festivali i RTSH është pronë publike, ai ka për detyre të ruajë muzikën, e jo ti dorëzohet shijeve të tregtarëve të muzikës dhe palaçove të rrugës.
Tregu është i hapur. Kush dëshiron ti këndojë kokainës, seksit, përdhunimit, me tekste banale, ordinere, të dalë në rrugë, të shkojë në mejhanet e lagjeve të japë koncerte. Por jo në atë skenë, ajo është muzeu i këngës shqipe.
Pak vite me parë, shikuam një dokumentar italian mbi Tiranën që po zhvillohet. Reportazhi ishte shoqëruar me një muzikë, si ajo e atyre që u bien qypave ditën e Kurban Bajramit rrugëve të Tiranës. U ndjemë të fyer. Por dikush na kujtoi: A nuk është kjo muzika që dëgjojmë kur hipim në taksi, në furgon, në autobuz, e madje edhe në skenat e festivaleve?
??
Qe nga teksti idiot,komplet pornografik kjo kenga e Elvanes duhej skualifikuar pa hyre ne festival!
Kush jane keta antishqiptare qe punojne ne administraten shteterore,por qe jane idiote dhe armiq te hapur te gjuhes letrare shqipe?
Me ne fund nje shkrim analitik shume i sakte pa servilizma ose “me mik” sic ndodh rendom ne Shqiperine tone. Teksti eshte nje komponent i rendesishem i nje kenge te nje festivali si ai i Rtsh. E ka ngaterruar me youtuben me sa duket kengetarja.
Kombet pa vazhdimesi Tradite dhe Kulture, nuk mund te prodhojn Art dhe Kultur.
Kjo eshte nje e vertet universale, qe nuk ka te bej me X apo Y shtet.
Boll mire e ke than or ti “Kikia”, po kujt ke me ja thane. Gjithkun n’politik, pushtet, zyra, e ku di un kund tjeter, ke vec hajvane e analfabet. Vlera eshte ne minorance, e kte artikullin tuaj shumekush (kokebosh ) do e perqeshi, se ksisoj sic flet ti, duhen dy gram tru e 5 klase shkolle me e kuptu.
Shumica e tyre qe kan mbet ne shqiperi, nuk i la keto 2 gjera, ndaj ligeshtojem boll me te thane “lene kete pune e pershatu me shumice idiote te kesaj shoqerie”.
Nje mizerabel tekst qe asnje çoban me dhi nuk e bene, e jo me njs person si ky qe ka BERE TEKSTIN E ELVANA GJATES.Nje mish mash qe nuk emeret vesh.Turp.Bravo Kikia.
M,Kika je i madh! Mè mjafoj thènia juaj ” Elvanisht shkurt” Tallava kèng arixhinjèsh sa tè duash por shqipèria ka patur dhe ka muzikèn e saj tè leht ,tè rikthehemi tek kmuzika dhe poezia e bukur shqip.
Zoti Kikia! Kjo eshte nje semundje globale. Biles tani brezi i ri degjon vetem muzike Rep . Fjale pa lidhje dhe k..ri ne vitrine qendron si gijotine. Bej ndonje lek e shko jeto ne nje fshat te ndihesh i qete e ta mbyllesh kete jete jete me pak lumturi. Shoqeria ka perfunduar ne nje ekstaze ku njerezit shkerdhejne njeri tjetrin dhe vdekja sociale po behet me e eger.
Banaliteti nuk eshte kusht per te bere rep, por dhe te qenit i permbajtur ne menyren e te shprehurit ne art, nuk ka dhe aq shume vlere.
Degjoni kenget e Elvanes te krijuara nga Piro qe te kuptoni ndryshimin.
Po me mir Elvana ne Eurovision
Se na mbyti konncita e ajo rokokoja e izraelit
Po me eurovizionin ke cfare te thuash
????
Me ne fund nje shkrim i sakt qe permbledh bastardizimin e gjuhes dhe muzikes shqipe ne keto 29 vjet.Ne ditet e sotme kultures shqipe mijera vjecare si ka ngelur gje tjeter pervec se nje bordello greko sllave turke tallava e cila ka dale ne mode,te mos kap temen e shisha bareve etj etj..Ketu lind pyetja:ne vertet jemi shqiptare?Sepse ndryshe identiteti jone nuk do ti lejonte keto dhuna e masakrime te gjuhes dhe muzikes shqipe….Me pak fjale,ka te drejte europa qe na krahason me majmune!
Mentor ke bere nje analize brilante. Mendo sa mediokre kenga e Elvanes, po se mos edhe Alketa eshte me e sakte. Ku jemi e ku po vemi. Alketa thjesht ka vetem pak shkathtesine po nuk te ofron asgje, nuk ka kulture. Sot nuk eshte e veshtire, merr kopjo ketej e andej e hop u be festivali. Edhe Grabocka aty aty eshte. Alketes i duket vetja edhe shume bukur e nuk guxon kush ti dale perpara, bej dhembe e bej hunde e ju duket vetja si artiste Hollivudi. Ti kam fal e me te tana, si duket i kendon atij bolit. Moj dynja moj dynja sot ne bote si ty nuk ka. Moj Elvana moj Elvana ti kam fal o me te tana. Ky eshte festivali kombetar. I lumte dhe respekte per zonjen Mikaela por edhe per Rita Petorn qe ja theu hundet Elvanes, Alketes pse jo dhe Veres. Ato jane matrapaze.
si nuk ju vjen turp me tana me te gjitha tosk e gege jemi nje gjak flasim nje gjuhe dialekti eshte normal kenga bon bon ne per lokalet dyqane gjermane na pysnin e keni fjalen per bonbone kur i thoshim ngeseeeshtefjale qe kososova e perdor mir mir me gjithe se nuk e kuptojme na kenaqi na thoshin edhe fjalen me tana ja u shpjeguam z kika keta qe komentojne dhe shajne kengen e elvanes kur te kendoje shqiperia kengen balade shaj nuk mund te them as gje te keqe per aren per zerin e ka shum te mire bushpapa,ze qe i beri per vete kenget i kishin te shpifura ky mentori i ka pare fjalet e kenges shaj nje resht thoshte te kem nje revole te vras e tjera mesa po shoh qenke shum i tronditur te paska shqetesurkenga e elv pseanes me shume se termeti po pse ka priur kaq shume z kika qe gjerat te rendohen zoterihj koha jote e imja po e po mbaroi kenga e elvanes do na nderonte shaj si kenge i jap o pike,z petro ne intervisteb e pare ka thene qe une sdija se kush po votoej dmth qe ka qene votim koti
KORUPSIONI SDO BRIRE
me sakte ska ku te shkoj …..
Bravo Mentor!
Kemi 29 vjet,qe mbi gjithcka te mire shqiptare po hidhet balte,po injorohen ,po urrehen!
Ky eshte perfundimi tragjik i te ashtuquajtures lufte kunder fantazmes se “komunizmit”,kur hidhen poshte pervec ideologjise e politikes,te gjitha arritjet ne te gjitha fushat e jetes!
E gjitha kjo eshte bere e behet,sepse nuk kane qene ne gjendje te krahasohen ne asnje fushe me arritjet e asaj kohe si ne arsim,art,kulture,shkence,shendetesi,moral,drejtesi,siguri jete etj!
Pse duhet te shkoje ne Eurovizion kenga fituese e festivalit ne RTSH,kur ajo shitet e blihet kaq lehte?
Shume e sakte. Urime autorit te shkrimit.
Hahaha. Fiks e ke o Mentor, tekstin nuk ka burre nene tu a deshifroje. Pare, ne bejm pare, ne bejm biznes , e bardhe, e kuqe, jeshile, te vras , te m(b)ys! Keto jane baza e teksteve tani dhe anasjelltas, qe i bie te jene po prape te njejtat. Me vjen keq se nganjehere degjoj nje muzike te bukur dhe mezi pres sa te degjoj tekstin. Por sa po e hapin gojen e dhjesin fare.
Nuk i hiqet asnje presje ketij shkrimi. Duhet shperndare ne çdo media. Krijimtaria dhe krenaria e festivalit duhet te ngrihet ne nivelet ku i takon. Nuk ka vend per mediokritet dhe tallava ne festivalin e kenges se lehte Shqiptare. Me qindra mijra shikues jane ndjere te fyer vitet e fundit nga ky festival.
Kur ulem per kafen e zakonshme ( dhe te domosdoshme) degjoj kenge shqiptare ( i vetmi rast i mundshem ) dhe nervozohem ,habitem dhe lebetitem .
TMERRR ,TMERRR ,TMERRRRR po ju them !
E pyes gjithmone ( jam bere i merzitshem ) si ja lejojne vetes keta qe i thone vetes artist te bejne keto lloj kengesh ?? Si munden ,cfare guximi kane ??
Por mire keta e kush jau qiu robt ,por si ja lejon vetes nje person qe e quan veten te formuar ,te kultivuar e te edukuar te degjoj kete lloj muzike legene !!
Si mund te degjosh nje qenie injorante ,disa shkalle me poshte se ty nga te gjitha anet ( perjashto financiarisht ) te te perdhunoj trurin qe ke shpenzuar ore te tera e kohe te gjata per ta formuar me ane te librave ,muzikes ,filmit ,sportit etj ??
Jane disa shqiptare Kosove si Troja ,ndonje kenge e Elton Dedes ,tek tuk Sander Gjoka ,disa tekste te mrekullueshme te Zhuljana Jorganxhi ( e fundit e mohikaneve ) e ndonje gje tjeter me vlere qe ke deshire ti degjosh .
Pjesa tjeter ,98 % ,eshte armike e deklaruar e artit.
Kuptohet fati qendron te masiviteti i rrotkarizimit te popullit shqiptar ,i vetmi zhvillim qe nuk ka zhgenjyer asnjehere !!
Muzik bangladeshi qe stononte me kercimin.
E o Mentor kush i shikon tani tekstet e kengeve. Dikur ne RTSH kishte edhe nje redaktor qe kalonte tekstet. Di qe kete pune e bente Alqi Boshnjaku. Tani nuk e di a ka redaktore qe kalojne tekstet e kengeve te cdo injoranti me para, qe paraqitet ne nje ngjarje kulturore mbare kombetare si festivali. Tani drejtuesja dhe regjizorja marrin te gjitha kompetencat duke e kthyer aktivitetin ne biznes klanor.
Eh or Mentor,
Meqe po ben krahasime me atehere dhe tani, po te them se atehere kishte “censure” sot ka liri kenge; liri fjalesh e muzike.
Mos u anko ky eshte festivali i 11-te asgje me pak, por shume here me shume.
Nuk ishte censure por mbrojtje e kultures, e muzikes dhe poezise, ashtu si thoni ju.
O kikija
Po teksti tjeter cfar ka o “profesor”
Po te kujtoj vetem titullin Fak…..
Po, kenga llum u ngjit ne festivalin kombetar, per tu bere kenge perfaqsuese. Une nuk e ndjek prej viesh kete lloj festivali pacavure. Po me vjen keq, se Jemi rritur me tjeter kenge.
I perkryer shkrimi. Edhe une nuk kam kuptuar asgje nga teksti i kenges kur e kendoj kengetarja, ne netet e festivalit, megjithse per ate kengetare kam respekt per aq sa e kam degjuar ne interpretimet e saj.
Por kur po shof tekstin e mesiperm te kenges qe u radhit e dyta, me vjen per te vjelle. Ai tekst, jo ne EUROVIZION qe nuk duhej te shkonte sepse do na turperonte dhe kur them “do na turperonte”, nuk e kam fjalen per tesiste, kompozitore, organizatore te Festivalit, etj., por “do te na turperonte” si kulture shqipetare.
Shine bright like a diamond
Shine bright like a diamond
Shining bright like a diamond
We’re beautiful like diamonds in the sky
Ja te tille poezie kishte Elvana.Sigurisht pa yje e diamante….Koha e partise ka ikur.
Antarja e jurise qe vleresonte tekstetRitaPetro :Elvana kishte gabime sintaksore…Arilena interpretoi mjaft mire dhe eshte e embel e dashur e bukur…O zonje “profesioniste” dakord Arilena eshte ta pallosh nga mengjesi ne darke,s kam dyshim per kete…po per teksitin qe i dhe maksimumin ke ndonje fjale,a meritonte teksti i saj piket maksimale.Ti je per tekstin aty jo sa e qi…me eshte Arilena. Gjthesesi ti je gjysma e te keqes se i dhe hakun Elvanes dhe shkave ca profesionalisht per Arilenen…Po kamikazja qe dha 2 pike se morem vesh mbi c kritere profesionale beri vleresimin….Apo, meqe ishte kostumografe , pa breke ne vend te citjaneve dhe i iku truri….Edhe njehere koha e Dum Babes ka ikur
Bravooooooooooooo
FILLIMISHT KAM PYETUR CFARE DO TE THOTE( ME TANA ) MENDOJA ME TAKA KEPUCESH SINQERISHT JU THEM , DIKUSH MU PERGJIGJE ME TANA DO TE THOTE ( TE GJITHA ) .
ELVANA EDHTE KENGETARE E MIRE NUK MUND TE GJYKOJE PROFESIONALIZMIN E SAJE POR DUHET TE BEJE KUJDES ME TEKSTET NE NUK ESHTE KENGETARE KAFENESH NDERSA PERSA I PERKET VENDIT NUK ESHTE INTERESANTE PASI TE DYJA KENGET NUK KISHIN NIVEL PER L’EUROVISION
Mentor, kesaj radhe e meriton plotesishte, por pyetja ime eshte: kush degjon?! Nuk e di çfare e quajne ate drejtorin TVSH-ese, por po ka ndonje bord ai televizion ky drejtor duhet shkarkuar dhe duhet denuar, per te mos thene dhe duhet rrahur me hu thane. Dhe pse; tvsh eshte prone e qytetareve shqiptar dhe jo e drejtorit qe me leket e ketyre qytetareve na bie porno ne festival, blene sa kenge dhe fustane, blene drita aq shume sa s’marrim vesh se çfare shikojme njerez apo pyje pa peme e nuk e di çfare te theme, por ai drejtor duhet te iki vete sa me shpejt, festivali te anullohet dhe te ribehet dhe shpenzimet ti paguajne drejtori, Vera Grabocka dhe ajo …Alketa Vejsiu ne qofte se s’gaboj. PO. Duhet hedhur ne gjyq te popullit qe i paguan, ndryshe kot flasim. Per te mos i ofenduar publikisht do tu thosha vetem maskarenj qe na masakruan shpirtin muzikor e poetik tonin. Une fola per vete, te mos me keqkuptojne ata qe e duan kete shemtire.
Bravo Mentor. Mama e ne gop qelbanukve muzikvrases.
Ritfolk-Afrohu
Dua ti harroj sot fjalet
le te fllasin vete veshtrimet
le te flase dora qe dridhet
ketu mbi kitaren time
se kur heret bie nata
nje drit ndizet brenda meje
njerezit,fytyrat fiken
asgje tjeter sndiej vec teje.
neper jave rrjedh trishtimi
cigaren prape kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetem une kam ndryshuar
e terheq imazhin tend
me vete neper gjume
jemi bashke po ne agim
i vetem mbetem une
Te shoh me qarte kur ti je larg
afrohu te te dua
edhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.
Dicka mire e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
nje petal qe me solli vjeshta
neper floke vjen dhe me ulet
e terheq imazhin tend
me vete neper gjume
jemi bashke po ne agim
i vetem mbetem une
Te shoh me qarte kur ti je larg
afrohu te te dua
edhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.
Dua ti harroj sot fjalet
kuptoi ti veshtrimet
nata dridhet mbi rrugica
dhe ti mbi doren time
Vetem Ty-Alban Skënderaj Vetem
Me mire te isha une nje shkemb
dhe dallget te rrihnin ne koken qe s’me dhemb
Mbase me mire do te ishte te isha une nje mal
dielli me rrezet te me griste kemishen e bardhe
Edhe me mire do te ishte te isha une nje peme
me fruta e gjethe te blerta qe kurre te mos bien
me mire akoma do te ishte te isha une nje kenge
tinguj e nota te mbloja ne cdo vend
Por une e di, e dashur kam nje detyrim
gjithmone me ty, ne lindje perendim
jo s’mund te jem as shkemb, as mal, as peme
thjesht nje njeri per ty une do te jem
ref:
Se ti je motiv i jetes time
vec per ty do te jetoj
ti me ben te fle pa mendime
vetem ty une enderroj
Sikur te isha une nje cope qielli i ftohte
ne zemren tende do te vija te qendroja ngrohte
edhe nje yll te isha me diellin e drite ne sy
driten time te gjithen do te ta falja ty
Ty vetem ty, ty vetem ty
Ty vetem ty, ty gjithmone ty,ty vetem ty
Por un e di tani cdo gje ka nje kuptim
Eshte thjesht nje ndjenje pa fund pa perendim
Tani po mund te jem dhe shkemb dhe mal dhe peme
Gjithcka per ty, per ty un do te jem
ref:
Se ti je motiv i jetes time
vec per ty do te jetoj
ti me ben te fle pa mendime
vetem ty une enderroj
Zigur *ari !
Ik ore lac,ik ore bole!
Zigur respekte.Vetëm mos fol më për politike se aty e prish fare.
Nuk kam pare e degjuar ndonje spikere qe te flase kaq shpejt ne skene ! Mund te jete e shkathet por jo per te drejtuar spektakle.Po Shqiperi hesapi!Ndersa V Grabocka me fytyre plastike duhet te largohet. Shoqe e ngushte me V Hoxhen ne ate kohe shoqe e ngushte me te gjithe qe kane pushtet! Nje kameleone e vertete!
Faleminderit Mentor!
Te tana I kafshon te tana I lepin
Text XXL me aktore elvana te gjatin
Kosovarcja e satome, idjot. Eshte dialekti gegnisht i shqipes, mor plehre, nuk ka gjuhe kosovarce. E sa per te tjerat je si ata squaret e amerikes se viteve 50 qe benin bla bla bla per Jerry lee lewis, Elvis Priestly, Beatles etj. Qe e shanin rock n rollin tamam keshtu si po pellet ti. Nuk i imponoheni dot popullit, hiqeni nga mendja. Per sa kohe Shqiperia do te perfaqesohet me kengen fituse te festivaleve gjithmone ne bisht keni per te mbetur. Kenga e Elvanes eshte kenge ritmike dhe e kercyeshme nuk pretendon por eshte e thjeshte dhe me nje mesazh faljeje dhe dashurie. Nuk eshte ballade, balladat kane mundesine per poezira te gjata dhe te pasura ne shprehje gjuhesore, kenget ritmike jo.
Kosovarçe nuk ka, por ka kenge si puna e kesaj e orientuar per tregun e Kosoves, ku Elvana çingies ka mundesi ti hedhin ne sini ma shume pare.Prandaj edhe kjo preferon gegenishten, se ka me shume pare ahengu atje, jo se iu dogj per dialektin e veriut.
Ooo, nuk asht gegnisht fjala ” tana”.
Gegnisht thuhet e shkruhet ” t’tana” qe do te thote , te tana, te gjitha, gjithca…
Ky brez I ri po rritet dhe me tekste kengesh,qe fillojne e mbarojne pa “kuptim” dhe pa perseritje .
“Banaliteti” dikur i papranushem,si dhe seksualiteti sot Jane present ne tekstet e baladave ,hip-hop,rep,Rok etj.
Mentori sigurisht I takon brezit te viteve 80,ne mos gaboj,ku me te drejt eshte rritur me tjeter muzik.
Nostalgjia e muzikes se rinise ndjek kedo !
Me luaj nje tango,I thashe nje orkestranti dasmash,u ndje keq.
Eshte e bukur por nuk luhet me !
Me tana i mungon nje g ne tekst gabimisht, se Elvana ka dash te thoje-Me tanga, oho me tanga, o me ngadale, mi hiq ngadale, kush ka me m’nal. Askush nuk e ndal dot vajzen me ia heq tangat. Jane vargje te kodume pornografike.
Bravo. Vitin tjeter merrni zogun e Tiranes per prezantim, per ta çuar festivalin mbare -kombetar nderkombetar ne nje stad me larte.
Haaaaa
Analize e sakte,une nuk i degjova kenget tjera por te elvanes po,sinqerisht me erdhi per te vjelle:me te tana ana ana,me ngadale dale dale.vk
Ju lumte, Z.Kikia! Nje kendveshtrim – analize e sakte. Nje tekst vulgar qe nuk eshte as poezi, as proze. Nuk ka asgje shqipe, pa mesazh. Nje cjerrje histerike, pasthirrme e zgjatur.
Nje Analize e perkyer z. Kikia.
Un per kam gati 25 vjet qe nuk e ndjek me Festiavalin, sepse ka hyre tjeter Muzik, tjara tekste, eshte futur Tallavaja qe nuk eshte ne kulturen tone te Festivalit edhe si komb. Ketu faji i bie kerft atyre qe merren me vleresimin e Muzikes dhe Tekstit perpara Regjistrimit. Dhe keta jan Organizatoret.
Eshte per te ardhur keq qe kjo ndodh akoma dhe kultura jone e Festivalit po zhduket. Respekte per Artikullin?????
Sakte. Per fat te keq…
Artikull perfekte.
Ne kte vend metana esht politika , metana medjat e shkruara e vizive , metana teatri , metana ojqt skandaloze , xhdo gje esht metana , ky vend esht kthyer me nje popull metan komplet , rrespekte per shkrimin dhe analizen zoti KIKIA , kemi nevoj per analiza si kjo cop fare , se ne kte vend te ter jan shurdha.
GENOCID KURVERIE FUND E KRYE KURVERI TE GJITHA KENGETARET E NXJERIN LEKUN DUKE U SHKERDHYER MUNDESISHT EDHE MBRAPA SKENE
mbarapa skene eshte
Stil VIP-ash qi i kan bezdi intimet ne skene !
Keni te drejze po kujt ja thoni,kur shikoja festivalin me dukej vetja sikur isha te rruga kurvave ne Antverpen te Belgjikes,apo keto kengetaret qe kane nderrur dhe te foluren,dun ti bejne qefin Kosovareve se u marrin leke,dhe kur vine ketu ne Zvicer gjoja per koncert,po ne te vertete vin e shkojn me pare me kosovare.
A ka ndonje “nen” ne kushtetute,
Qe kenga shqiptare te behet prositute..?!
Me lakuriqesi fizike,
Me lakuriqesi artistike,
Me tekste dhe muzike “model”
Kopjuar edhe nder gabel.
Festivalet qe organizon Tirana
Te denja per rruge, per “mejhana”
“Ti kam fale tana… tana…”
Sa kenge e arrire,
Konkuron me: “Une e kam bythen e mire”
E skualifiikuan pa hyre ne festival kengen Mos te kenduar nga Marko Strazimiri me muzike te kompozitores se mirenjohur Diana Ziu. Prandaj dalin festivalet kot.
Ka ardhe koha e debilave dhe e injirantve .mos u merakosni kot.kshu do degradoj bota deri sa te mari fund .ju pse nuk e shikoni qe e e kan mbush pederastet cdo tv .nuk hap dot tv se vetem prderaste shikon .
Luan Zhegu, Vaçe Zela apo Aleksandër Lalo, Françesk Radi Parashqevi Simaku etj etj etj (ndjesë që nuk mund t’i përmend të gjithë) kanë shkruar faqe historie në Muzikën shqiptare. Sot shumë këngëtarë/e thjesht mund t’gjesh nëpër faqet e ndonjë kronike …kryesisht rozë!
Kikilig, mire te tjerat por na “shpike” dhe nje gjuhe “Kosovarçe”!
Rrofte Minga dhe Petro qe i ngriten breket festivalit!
Nje shkrim i perkryer mbi realitetin e sotem mbi muziken shqipare nje degradim i plot i indetitetit te kenges shqiptare sote me teper tundin .b…… se sa kendojne
Këtë radhë ke 100 % të Drejtë Zoti Kikia, edhe Pse vet ju , Nuk jeni aq i “kulluar” , sepse je “Shok i Blendi Fevziut” !!! Dhe neve këtej poshtë kemi Një Shprehje : “Më Thuaj me kë rri , të të them se Cili Je” !!!! Me Festivalin dhe Elvana TALLAVANË ke Plotësisht të Drejtë , por Kujdes kur shkon tek STUDIO TELEVIZIVE e KRIMIT të ORGANIZUAR (“Opinion”) , dhe Ulesh Ngjitur me KRRIMINELIN Mark MUT Marku apo me “QORRIN” me SYZE Artan SPIUN Hoxhën , që ishte “President” për 2 Minuta , Etj Etj Etj Etj Etj XHAMBABAZË , MATRAPAZË , SEKSERË , DOBIÇA dhe HAJDUTÉ që shkojnë akoma tek Emisioni i “FANTOMASIT” HAJDUT dhe MAFIOZ që NUK ka lënë GJË pa VJEDHUR dhe pa GRABITUR këto 29 VJET , dhe ky është FEVZI Tulla i Klanit KRIMIT !
Ty t’lumte pena Mentor! Me te vertet shoqeria jone po perjetone nje shok traumatik dhe jo vetem ne art. Pa asnje rezerve dhe me plot gojen them, se artin skenik e kane uzurpuar prostitutat dhe horrat, te cilet “dhunshem” kane zaptuar piedestalin e dliresise ! Ata po mundohen qe nepermjet ekranit , me propoganden e tyre te tjetersojne imazhin e te ndershmit me ate te prostitutes dhe te horrit! Nese kjo shoqeri do te vazhdoje te qendroje kaq “indiferente” si deri me tani dhe nuk do ti thote ndal ketij fenomeni, shum shpejte ne si komb kemi per te rene ne dekadence te plote.
Autori bene nje pyetje .qfar ka ndodhur keto tridhjete vjete? Vendi yne eshte kthyer ne nje bordelle nga maja ne funde! per te thene pak.
Ku nje nder fajtoret e shumet eshte edhe ay.
Qysh i vjen inati vllehogrekeve qe kangtaret e tyne knojn kosovarqe. Nuk ashte faji i jone qe me ate gjuhen e juve, me ate theksi prej homoseksuali nuk shkoni as deri te dera e ahrit t’lopeve. Gjithsesi, ju uroj mossuksese me zgjedhjen e fundit, gjithmon ne vendin e fundit ne Eurovision keni me perfundu. Shije muzikore pej komunistash, kerkush n’bote nuk ia u rras, sorry little grekuca.
Kënga më e mirë gjatë historisë së festivalit shqiptar. Fantazi Elvana Gjata. Pa drejtësisht që nuk ke fitu. Je e mrekullueshme.
Z. Kikija , bravo te qofte , i ke vene vulen . Nuk ka nevoj me me fol asnje njeri me per kete palaço festival , vetem te lexoje dhe rilexoje çdo njeri dhe sidomos te gjithe ato qe jane pergjegjes per kete pune . A kemi ministri kulture apo jo , a dine gje qe ky festival paraqet edhe dobesine ton si shtet
Po ju jep nje mundesi drejtuesve te TVSh te japin dorheqje pas vitit te ri pasi te han gjelin pse jo dhe komercialet Vera e Alketa mire qe e kuptuan shqiptaret gazetar qe filluan kritikat dilni specialist kritik arti mbroni muziken mos lini kengetaret fallco te na denigrojne fjalen shqipe dhe muziken qe e shoqeron ate dilni mbroni vlerat shqiptare sa s’eshte vone me kritikat tuaja muzikore se ja vlen te egzistojme si popull mos te asimilohemi si 500 vite sundimi turk ku shqiptaret u degdisen sa andej ketej pervec arberesheve qe jane ne itali po turku do na bej 500 shtepi plus xh…dhe mos ta flasim mire shqipen sic na la 500 vjet pa analfabet .Turp kush nuk e kupton
Të Tana –> t’tana
Megjithatë, e ka gabim në text “me tana”
Duhej me të tana –> “me t’tana”
XHAXHI TEKSI ME PERBERIE TE NDALUAR TE ARESTOHEN I KENDUAR GEGERISHT MUZIKA E NDALUAR FJALET TE PA TURPSHME TE UAJT THONE ME MOTIVEETNIKEJOOOOOOOOOOOOOOO THONE KETA
Me sa lexova teksti flet per dashurine me demek do ti jap te gjitha, shume dashuri,dashuri pa u ndal,nuk ka ndonje te keqe
Nuk është e ndershme që kënga të shkruhet gabimisht dhe pastaj të analizohet ajo që ke shkruar vetë.
Teksti i Elvanës është kështu
ME T’TANA
T’i kam fal ty me t’tana;
Me t’tana, o me t’tana;
Dashni me fal’?!
Oh! Kush ka me ma n’al?!
A ma thua edhe sa
duhet të t’pres ty me të pa’?!
Ta di, dua ta di dhe sa!
T’i kam fal ty me t’tana,
Me t’tana, o me t’tana
Dashni me fal?!
Oh, kush ka me ma ndal?
Shpirt ti më je se shpirtin ma jep.
Nëse ti nuk je, të gëzoj a kam arsye?!
Vetëm ti je, vetëm prej teje,
Sytë më shkëlqejnë si miliona yje!
Kohën ndale! Ndale!
Të shkoj ngadalë, ndale!
O më ngadalë! Ndale!
Shpirt ti më je se shpirtin ma jep,
Se ka ditë e netë që buza ime thahet,
Harroj botën, më mbyt vetmia,
Nuk ta bën askush çka të bën dashuria.
Për të justifikuar çfarë RTSH ka bërë në përgjithësi dhe në veçanti me këngën fituese, ata që duan të mbrojnë RTSH-në nuk kapen pas tekstit të këngës fituese, por e vënë fokusin tek kënga e dytë, për të dhënë arsye se edhe asaj mirë ia bënë. Në fakt, teksti i Elvanës nuk është me ndonjë figuracion të madh, por nuk diskutohet që është e thjeshtë dhe qëndron nga ana logjike dhe ndërtimore. Kujtojmë që kënga fituese “Shaj” nuk ka as logjikën as sintaksën shqipe, as figuracion brenda, as ndërtim as kuptim.
Teksti i Elvanës i shkruajtur siç do të duhej ka pak a shumë këtë mesazh që nuk është edhe aq i vogël në kushtet e një kënge. Ka një bosht mendimi dhe fjalët thuhen thjesht. Nuk ka çudira në llojin e fjalëve që përdor. Teksti rrjedh e rrjedh shumë mirë.
“T’i kam falur me të tëra. Dashuri të fal, kush ka për të ma ndaluar. A më thua edhe sa duhet të pres ty për të parë?! Ta di, dua ta di edhe sa. Shpirt ti më je se shpirtin ma jep. Nëse ti nuk je, të gëzoj a kam arsye. Vetëm ti je, vetëm prej teje, sytë më shkëlqejnë si miliona yje Shpirt ti më je se shpirtin ma jep, Se ka ditë e netë që buza ime thahet, Harroj botën, më mbyt vetmia. Nuk ta bën askush çka të bën dashuria.”
A mundet dikush të perifrazojë këngën “Shaj”, pra të na thotë si e ka kuptuar ai. Ne për Elvanën mundemi ta bëjmë dhe ja ku është më sipër.
Elvana ka një gabim që thotë “me tana” (duke vënë theks fundor, kur parafundor) dhe theksi është i rëndësishëm për të kuptuar me cilën fjalë kemi të bëjmë (fjala “liri” me dy thekse të ndryshme na jep dy fjalë të ndryshme). Meqë “me tana” është fjalë kyçe për këngën, gabimi bie më shumë në sy, por teksti nuk është gabim nga ana logjike dhe kuptimore. Për figuracion nuk po pretendojmë, sepse është opinion, por logjika dhe ndërtimi nuk janë opinione.
Fjala “me tana” nënkupton “me të tana” gjatë ose “me t’tana” shkurt. Ne presim që “t’t” të jetë e ngecur pak më gjatë që të kuptohet që janë dy tinguj “T”. Presim edhe që theksi të jetë parfundor që të kuptohet. Po ashtu fjala “ndale” theksin e ka parafundor nda’le dhe jo ndale’ dhe kjo është gabim. Por vetëm kaq ama. Teksti, siç shihet më poshtë, është në rregull.
Problemi i këngëve përveç sa thamë, është që ato nuk i gjen në një variant zyrtar të redaktuar mirë nga ana letrare. Veç kush mundet që nuk ka fare nivel gjuhësor del e shkruan këngën e hedh në faqen e teksteve dhe del ajo që del. Elvana, nëse e shkruan gabim (ta zemë se e ka shkruar ajo qtë që shohim në internet dhe jo dikush tjetër që e merr nga interpretimi) atë që thotë, ka gabim në të shkruar, por nuk ka gabim në atë që thotë. Ndërsa teksti “Shaj” i Lindon Berishës nuk mund të ndreqet me të shkruar sepse është gabim që në thelb dhe shkrimi nuk e sjell dot në terezi.
O kiki po fjala ” me tana” asht gegnisht e ti si injorant qe je merr nje perkthyes nqs nuk e kupton. Eshte gjuha e 70 % te shqiptareve
Nje popull qe nuk ruan dot kulturene tij eshte i destinuar te vdese.e vendintone vec vdekjes klinike te ekonomise eshte ne vdekje edhe arti,kultura e cdo gje shqiptare.Mos haroni basardiminqe po i behet gjuhes shqip,asaj gjuhe qe u rezistoj mijevjecareve,e pa shkruar,vetem me te folur ne familje.Shqiperia e sotme me kete rruge do te katandiset edhe me keq sec eshte.emi n renie te lre ne ajerakoma nuk jem perplasur ne fund te hunees.
Nje popull qe nuk ruan dot kulturene tij eshte i destinuar te vdese.e e vendin tone vec vdekjes klinike te ekonomise eshte ne vdekje edhe arti,kultura e cdo gje shqiptare.Mos haroni basardiminqe po i behet gjuhes shqip,asaj gjuhe qe u rezistoj mijevjecareve,e pa shkruar,vetem me te folur ne familje.Shqiperia e sotme me kete rruge do te katandiset edhe me keq sec eshte.Jemi ne renie te lire ne ajer,akoma nuk jemi perplasur ne fund te huneres.
C’est exactement comme ça, bravooooooo!
“me tana” eshte shqip…thejsht dhe sakte…. ato qe nuk e kuptojne nuk jane shqiptar…
ne gjuhen standarte perseritja e të-së eshte shume bajate..
“une dua të të ndihmoj atë ose të gjithë”….
gegenishtja, rrenja e vertete e gjuhes Shqype eshte perjashtuar pothuajse 90% nga gjuha zurtare apo letrare, prandaj mos u merzisni nese ky dialekt eshte bere trend ne mbare trevat shqyptare…
gjuha standarte ka nevoje per gegnishten sepse tingellon bukur, ka melodi, fjale te shkurta dhe te sakta, fjale qe japin mesazhe te forta etj etj
imagjino se si do te tingellonte fjale “kokeqytet” dhe jo Kryeqytet…
ruajeni shqipen nga gjuhet e huaja dhe jo nga “mushkeria” e saj… qe “organizmi” te jete i shendetshem duhet te funksionoje me 2 mushkeri apo jo” ?! sot ai po funksionin vettem me nji ndaj po lendon…jepini mundesi edhe gegnishtes qe ti jepni shanse vetes te fllisini e shpreheni me bukur
Kushedi sa bukur do dilte ne anglisht kjo kenga ne Eurovision!!!! Gjynah qe nuk fitoi! Gjithe ai tekst
Mire Kikia, je ca vone por memire vone se kurre! C’fare thoni? A ka drejtues TV publik shqiptar? Ai eshte pergjegjesi kryesor qe degradimi ka arritur ne kete shkalle! Edhe dicka tjeter:Cili eshte qellimi i ketij festivali, a i pergjigjet dot kesaj pyetje drejtorii TV publik shqiptar? Cili eshte i ngarkuari kryesor i drejtorit per kete festival? Pushim nga puna te dyve dhe dhenia gjyqit me mortvacion per degjenerim te muzikes shqiptare.
Festivali i 58 dole fare nga binaret dhe rregullat e 57 te tjereve.U be me keq se Kenga Magjike.Alketa nuk futi gjuhe brenda dhe mendoj se duhet te ishte nje cift prezantuesish dhe jo vetem ajo.Kishte TALLAVA me shumice dhe tekste kengesh qe te hapnin barkun.Ju dha e drejta te llapin ne skene dhe te perpiqen te manipulojne publikun si puna e asaj Gjates.C’a i duket vetja asaj?PERFUNDIMISHT MENDOJ SE KY FESTIVAL ISHTE NJE DESHTIM I PLOTE KU DIKUSH U PASURUA ME TAKSAT TONA.Ne djall Vera dhe Thomai qe e ka mbushur RTSH-ne me ushtaret e Janulles.
artikull kot , totalisht pall karit ku ke ë ne gegnisht iher , po pseudo artista si puna juj bajn kritikun . kjo a kang komerciale si tan bota kaq . shko te parashqevi simaku ti
Vite me pare babai i nje shokut “me nder” pështyti televizorin kur po dëgjonte nje kenge në festival…
-çke or bab i tha shoku im pse nxehesh…
po çte mos nxehesh tha, degjoje kete kenge…ka gjithe kengen qe vetem thote: “te bjerë shiu tē behet balta gjer ne gju”….po pse mor maskarai çka………hahaha….. eeee kjo ishte nje kenge e Bojken Lakos..Tani bojkeni ka talent po qe ca kohe bente tekse aluçinante…ose tip kastro..ka dhe tekste te tilla..jo te gjitha jane tekse te realizmit socialist apo demokratik… ?