Sipas profesoreshës të Shkollës së Biznesit në Harvard, Ashley Whillans, ne nuk po bëjmë një gjë që mund të na lejojë më shumë kohë e cila është shpenzimi i parave për të eleminuar detyrat tona më stresuese ditore ose javore.
Shkëmbimi i parave për më shumë kohë të lirë mund të na bëjë më të lumtur. Në mënyrë të veçantë, “përdorimi i parave për të shpëtuar veten nga përvojat negative”, si larja apo palosja e rrobave ose pastrimi i shtëpisë.
Për Whillans, zgjedhja e saj për një apartament më të kushtueshëm afër punës, ku gjithçka është në këmbë dhe nuk ka asnjë udhëtim të lodhshëm tregon se “blerja e kohës” në këtë mënyrë çon në lumturi më të madhe dhe më pak stres. Por shpesh, diçka na mban larg.
Pagimi i dikujt për të bërë punë të ndryshme shtëpiakë dhe jo vetëm na bën të ndjehemi si një barrë, tha ajo. Ne gjithashtu ndjehemi sikur u tregon të tjerëve që nuk jemi të aftë të bëjmë punët tona.
Mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë atyre ndjenjave të fajit, tha Whillans, është që të përqendroheni në vlerën që po fitoni. Çelësi për të siguruar që koha e lirë të çon në lumturi më të madhe është ta bësh atë kuptimplotë, tha ajo.
“Vetëm akti i thjeshtë i të menduarit për të hequr dorë nga paratë për të pasur më shumë kohë të lirë duket se i bën njerëzit të planifikojnë kohën e tyre pak më mirë. Kurdoherë që hapim portofolin tonë, argumenton ajo, ne duhet të pyesim veten “A po ndryshojnë këto para mënyrën se si e kaloj kohën time?”