Drejtori i Burgjeve letër urimi: Mesazhi për stafin dhe të burgosurit

31 Dhjetor 2019, 16:53Sociale TEMA

Drejtori i Burgjeve Agim Ismailaj ka përcjellë një urim me rastin e festës së Vitit të Ri.

Duke u nisur nga një bilanc i punës, ndër të tjera ai shprehet:

“Të Nderuar Drejtor Ju Uroj Gëzuar Vitin e Ri – shëndet, mbarësi e suksese ngamot në familjet Tuaja!

 Dita e fundit e vitit i gjen të gjithë duke shpjetuar për të kryer përgatitjet e fundit për festën por është edhe ditë reflektimi!

Ishte shumë i ngjeshur me veprimtari viti 2019 dhe akoma më i ngjeshur do jetë 2020 Përgjegjësia e a lartë që kemi bën që festën ta kalojmë me mëndje të pandarë nga detyra – pasi proçeset që drejtojmë natyrshëm që janë të pandërprera!

 Gjithsesi ndërsa ne do kemi mundësi të jemi pranë familjeve gjatë ndërrimit të Viteve – punonjës policie e staf shëndetësor kemi në detyrë anekënd vendit në gjitha IEVP e DPB.

 Ata sot janë duke sakrifikuar e për rrjedhojë duhen mbështetur! Lutem që në emrin tim, bashkë me inkurajimin për të rritur vëmëndjen në detyrë sidomos këto ditë festash, Tu përcillni atyre Urimet më të mira për Vitin 2020.

 Një Urim për Vitin e Ri përcjell edhe për të burgosurit – 1. duke Uruar atyre që përfundojnë vuajtjen e dënimit bashkim të suksesshëm të tyre me familjen e shoqërinë, ndërsa

Atyre që do vijojnë për më gjatë në burg, Ju uroj që viti 2020 të jetë për ta – një Vit Reflektimi të thellë për gabimet/fajet që kanë bërë në funksion të gjetjes së qetësisë njerzore e hyjnore – periudhë intensive rehabilitimit e riintegrimit e më tej përfitimin prej tyre të të gjitha benefiteve e lehtësirave që jep legjislacioni për ta Në vëmëndje të menaxhoni e ndiqni me kujdes të shtuar situatën dhe në çdo një orë të raportoni. 

Gëzuar! Përshëndetje”, nënvizon Ismailaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje