President Ylli Ndroqi, ka bërë një urim për Vitin e Ri, duke ndjekur shembullin e kryeministrit Edi Rama.
Urimi i president Ndroqit:
Në mbyllje të një viti sfidues dhe në vigjilje të një mundësie të re për të sjellë më të mirën për publikun shqiptar, në emër të Yldon Media Group dua t’ju uroj shqiptarëve, brenda e jashtë kufijve, në çdo kontinent: Gëzuar, vit të mbarë e të begatë për familjet tuaja dhe shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë!
Përgjatë 365 ditëve që po lëmë pas kanë ndodhur shumë ngjarje, që kanë lënë e me siguri do të lënë shenjën e tyre në histori. Politika ka zaptuar hapësirën publike, duke sjellë më shumë pështjellim se zgjidhje për shqiptarët. Por mediat e grupit tonë janë shndërruar në pasqyrën e Shqipërisë reale, në shërbim të interesit publik që nga janari i protestave të mëdha e deri tek dhjetori i pasojave të rënda të tërmeteve që nuk na kursyen.
Por për Yldon Media Group ky ka qenë një vit angazhimesh të jashtëzakonshme, duke sjelle disa platforma komunikimi në shërbim të publikut. Me RTV Ora, televizionin e familjes, me Ora News, të parët për lajmin e fundit, Web-in ndër më të klikuarit në vend, me Radion OraNeës kemi mbërritur denjësisht tek shqiptarët duke ruajtur me profesionalizëm balancën dhe qëndrimin kritik edhe kur presioni ekonomik e politik ka qenë dukshëm i lartë.
Shërbimi cilësor ndaj publikut për ne është thelbësor dhe për këtë dua të falënderoj bordin drejtues, gazetarët, operatorët, punonjësit e palodhur të medias, që arritën të përcjellin lajmet në kohë reale në kërkim të pa kompromis të së vërtetës, duke mos synuar vetëm klikimet, por ndikimin prej besueshmërisë. Mirënjohje të gjithë partnerëve, sponsorëve dhe kontribuuesve që i besuan logove tona, ideve dhe prodhimeve, për të cilat kemi punuar përulësisht e plot pasion.
Ju premtojmë se do të vijojmë me përkushtim të ndërtojmë vizionin më të mirë për të ardhmen. Ne po mendojmë për median në një mënyrë të re, duke ju ofruar disa kanale, gjeneralistë e tematikë, programacion që do të pasurohet si në investigime e informim, ashtu edhe në argëtim me variete, reality show e spektakle.
Ne na udhëheq pasioni dhe respekti ndaj audiencës sonë, sepse ne e dimë se një media e mirë është si një komb që i flet vetes. Ndaj uroj të na ndiqni sërish të shumtë në vitin e ri, me premtimin se çdo moment do të jetë ora juaj, ora e çdo shqiptari. Gëzuar!
Ylli Ndroqi
Ylli Ndroqi me te shoqen
Ilir Meta me Ylli Ndroqin, nen hetim per trafik droge
Edhe kete dealerin e droges kemi mangut.Me 4 klase shkolle,injorant ne kulm,i denuar si trafikant droge ne Turqi,ky rob,ka tv,consull nderi i Mexico’s, dhe nuk ka [email protected] business qe te jufistikoje shpenzimet mujore per televizionet,te cilat,jane te tmerrshme.Shume e thjeshte pyetja,ku i gjen paret ky robi?
I ke rene shume gjate. Me mire rrotullohu te shikojme ne se e ke canten e shpines. Ajo e ka shpetuar grupin tend nga cdo situate e veshtire.
Ku i ka gjet dhe i gjen paret per tv ky kokrra e hajdutit? Asht klysh i ilir florinit. Te tan kane degjue se ky Ndroqi ka ba tregtin e droges ne Turqi. Asht majr qe SPAK ta trajtoi kat hajdut. Tash ky hajn po na ban dhe mesazhe per vitin e ri.
O te dhjefsha mu ne media o mi haleje,me Sonilen dhe Zhejin, dy llapaqenet e Saliut dhe Metes mburresh ti,ptuuuu.