FA shpërndan dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti. Xhaçka: Dhuruan lodra dhe shumë dashuri

30 Dhjetor 2019, 20:44Sociale TEMA
FA shpërndan dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti.

Forcat e Armatosura kanë shpërndarë dhurata me rastin e festave të fundvitit për fëmijët e prekur nga tërmeti në Manzë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka theksoi se Forcat e Armatosura dhuruan lodra dhe shumë dashuri për fëmijët e prekur nga tërmeti.

“Forcat e Armatosura pranë komunitetit në ditë të mira e të vështira!”-, nënvizohet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Efektivë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes rikthyen buzëqeshjen në fytyrat e rreth 100 fëmijëve të prekur nga tërmeti në Manzë.

Me rastin e Vitit të Ri, shpërndanë dhurata dhe shumë dashuri për fëmijët e zonës”-, përfundoi ministrja Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje