Ish-bosi i gjigantit të makinave u arratis nga shtëpia, i fshehur brenda çantës së violinçelit

2 Janar 2020, 09:51Lifestyle TEMA

Ish-pronari i kompanisë së makinave Nissan u largua nga Japonia i fshehur në një çantë violinçeli pasi akuzohej për korrupsion.

Carlos Ghosn u arrestua në nëntor të 2018 me katër akuza të falsifikimit të pasqyrave financiare dhe qëndroi 100 ditë në paraburgim.

Më pas, u vendos në arrest shtëpie, në pritje të gjykimit, por arriti të shmangte mbikëqyrjen e policisë.

Një grup personash të veshur si muzikantë u futën në shtëpinë e miliarderit për të performuar në një festë që ai vetë kishte organizuar.

Ata u larguan së bashku me Ghosn, të cilin e kishin fshehur brenda çantës së violinçelit.

65 vjeçari më pas u largua nga Japonia për në Lindjen e Mesme nëpërmjet një pasaporte false.

Sipas raportimeve të policisë, kjo ishte një skemë e mirëmenduar dhe e organizuar kohë më parë.

Ata dyshojnë se Ghosn është larguar për në vendin e lindjes në Liban, ku nuk ka marrëveshje për ekstradim me Japoninë.

3 komente në “Ish-bosi i gjigantit të makinave u arratis nga shtëpia, i fshehur brenda çantës së violinçelit”

  1. vang says:

    po cfare ishte ai femije qe ta fshihnin ne kllef violonceli? Mos ka qene kllef kontrabasi?

  2. Tan Tirona says:

    O Merooooo, jo pronari por CEO, ose administratori

  3. Bato says:

    Japonez sa një violinçelë ka plot, pse habisesh ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje