VIDEO: Nuk i lëshonte dorën, Papa nevrikoset me besimtaren, e godet me shuplakë

1 Janar 2020, 16:00Lifestyle TEMA

Papa Françesku është kapur në një video teksa goditet dorën e një gruaje, e cila e tërhoqi gjatë kohës që po uronte pelegrinët që po qëndronin në sheshin Shën Pjetër gjatë natës së ndërrimit të viteve.

83-vjeçari nevrikoset me besimtaren, e cila ia tërhoqi me forcë dorën Atit të Shenjtë.

Papa iu kthye dhe u përpoq ta tërhiqte dorën, ndërkohë që e godet lehtë me shuplakë në dorë gruan, duke kërkuar që ajo ta lëshojë.

Duhej ndërhyrja e truprojave të Papës që ajo ta lëshonte. Për këtë veprim Papa ka kërkuar ndjesë më pas.

“Të gjithëve na ndodh të humbim durimin. Më ndodhi edhe mua. Kërkoj ndjesë për shembullin që dhashë dje” u shpreh ai. (TemA)

4 komente në “VIDEO: Nuk i lëshonte dorën, Papa nevrikoset me besimtaren, e godet me shuplakë”

  1. Ton says:

    Ajo debile e lendoi…si mund ta terheqesh ashtu?! Njeri eshte Papa…do i kete dhembur ne shpirt.

  2. Soni says:

    Nje Pape modern e njeri i shkelqyer….

    1. Asd says:

      Papa ka humbur per gjithe te ardhmen e tij rolin si predikator. Nuk do te mundet kurre te jete i besueshem tu predikoje te tjereve te jene te durueshem, apo me “keq” akoma, te kthejne faqen tjeter pas shuplakes.

  3. Baliu says:

    A do t’ma zgjatesh doren, a do t’ma zgjatesh doren …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje