Netanyahu jep dorëheqjen nga postet ministrore

2 Janar 2020, 16:20Bota TEMA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dha dorëheqjen nga të gjitha postet e tij ministrore ndërsa përballet me akuzat për korrupsion, konfirmoi zyra e tij.

Netanyahu do të qëndrojë kryeministër, por do të heqë dorë nga katër poste të tjerë, shëndetësia, çështjet sociale, bujqësia dhe diaspora. Jakov Litzman, ish-zëvendësministri i shëndetësisë, është emëruar tashmë ministër i ardhshëm i shëndetësisë.

Zyra e kryeministrit shtoi se pasardhësit e posteve të tjera do të shpallen javën e ardhshme.

Prokurori i përgjithshëm deklaroi se Netanyahu do të akuzohet për marrje ryshfeti, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Është hera e parë në historinë e Izraelit që një kryeministër në detyrë përballet me akuza. Netanyahu foli për një përpjekje për grusht shteti dhe kritikoi ashpër gjyqësorin e Izraelit. Ai akuzoi policinë për presion ndaj dëshmitarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje