Albin Kurti i kujton Ramës basketbollin: Me Mini-Shengenin ballkanik gabove në hapa. Artur Zheji: Ku di të luajë ai

3 Janar 2020, 09:19Politika TEMA

Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti gjatë intervistës me gazetarin Artur Zheji në emisionin “360 gradë” në RTV Ora foli edhe për Mini Shengenin ballkanik.

Sipas Kurtit, kjo nismë është një gabim në hapa nga kryeministri Rama, duke i kujtuar këtij të fundit edhe basketbollin.

Kurti i tha Ramës se kur gabon në hapa, ke humbur edhe topin, për të cilin tha se tashmë e ka Aleksandër Vuçiç. Nisma për mini shengenin ballkanik, tha Kurti, duhet të niste nga Kosova.

Albin Kurti: Kryeministri Edi Rama ne e dimë që është basketbollist apo jo?

Artur Zheji: Ka qenë, është e rëndë kjo që thatë, që kryeministri Rama është basketbollist d.m.th që…është piktor akoma. Pikturën e ushtron, basketbollin e bën për show elektoral. Gjuan 7 herë për të kapur një kosh.

Albin Kurti: Ndoshta e kisha nga përfytyrimi i zyrës që është ai koshi aty.

Artur Zheji: E mban një kosh të vogël.

Albin Kurti: Nuk është vetëm piktura në zyrë ose vizatimi është edhe koshi. D.m.th si një ish-basketbollit, ose si një njohës i basketbollit, ose si një ushtrues, praktikues …e di çka do të thotë gabim në hapa.

Kur gabon në hapa e humbet topin. Për bindjen time mini shegeni ballkanik është gabim në hapa sepse nis me Serbinë, nuk mund të nisesh me Serbinë.

Duhet të fillosh me Kosovën. Është gabim në hapa meqë duhet të fillohet me Kosovën, me aleatë të tjerë edhe brenda NATO-s, edhe drejt BE, edhe në raport me Kosovën dhe kombin shqiptar, që na i kërkojnë edhe rilindasit sepse kjo është teza e tyre.

Në fund vjen Serbia. A nuk do të duhej që qeveria e Republikës së Shqipërisë me kryeministër Edi Ramën dhe qeveria e Republikës së Kosovës me kryeministër mua, të bëhemi bashkë në një mbledhje njëherë si dy qeveri të diskutojmë të gjitha çështjet e rajonit. Meqë është gabim në hapa dhe humbi topin, a konsideroni që tani topin e ka Vuçiç?

Artur Zheji: Pa diskutim, unë po.

5 komente në “Albin Kurti i kujton Ramës basketbollin: Me Mini-Shengenin ballkanik gabove në hapa. Artur Zheji: Ku di të luajë ai”

  1. kasapi says:

    Artur Zhejifelliqesira me e madhe e gazetarise shqiptare. Albin Kurti nje histerik qe nuk i duhet askijt. Edi Rames ti merrni te keqen te gjithe ju qe o jeni budalla o cinik. Nje nga komentuesit ka shkrujt se qeveria shqiptare koqovareve duhet tju vendosi rregjimin e vizave, une po jam ne medyshje.

  2. kasapi says:

    Artur Zhejifelliqesira me e madhe e gazetarise shqiptare. Albin Kurti nje histerik qe nuk i duhet askijt. Edi Rames ti merrni te keqen te gjithe ju qe o jeni budalla o cinik. Nje nga komentuesit ka shkrujt se qeveria shqiptare koqovareve duhet tju vendosi rregjimin e vizave, une po jam ne medyshje.

  3. eli-tiv says:

    ..Albin boll u morre me te tjere….shko bej detyrat e shtepise…Je si ai nxenesi qe nuk ben detyrat e shtepise e fillon te korigjoje detyrat e tjetrit…Albin kujto se ne pozicion qe nuk di te shkruash (akama s’ke filluar te shkruash A)…Na mbyten te papunet..e mendjemedhenjte..

  4. SHKELZENI says:

    ZHEJI KOKE PA LARI 24 ORE NE 24 NON STOP MENDONE VETEM RAMEN IKU NGA MENDJA KY KARE
    O ZHEJI O ZHULS MBAS KRYEMINISTRIT DO BEHET PRESIDENT RAMA SI DO BESHE MORE TE KEQEN TE CMENDI RAMA FARE TE COJE PER LESH BUBI .
    NDERSA ALBINI DO TI SHIKOJE HAPAT E GABUARA QE PO HEDHE ZHEJI NUK ESHTE GJE TJETER VECSE NJE GJYSEM GAZETAR TE BASHKOHESH ME TE DOBTIN ME HUMBSIN MUNGESE EXPÉRIENCE PER ALBININ GJITHMON KAMPIONI KA NEVOJE PER KAMPIONE JO ME ZHULS SI ZHEJI ALBINE E NISE KEQ DO PERFUNDOSHE KEQ

  5. Olimpia says:

    Ne se deri dje kisha ndonje mendim se Kurti mund te sjelle dicka te re ne politike,me shkuarjen ne programin e nje vagabondi politik gebelsian si Zheji,Kurti deshmoi vazhdimesine provinciale karieriste qe kane shumica derrmuese e politikaneve shqiptare.Zheji eshte etalon i degjenerimit intelektual,eshte gazetari me i ndyre helmues,mashtrues,megalloman periferie,peson pa asnje princip qe per te hequr Ramen nuk do te nguronte ti vinte flaken vendit.Natyrisht tek Zheji mund te shkoje cdo pijanec,vagabondi,aventurier,bandit zyre apo periferie,analist i tipit Lubonja apo A.Bushati.Por kurre nje person si Kurti qe la shpenzuar miliona fjale per te shitur moral dhe patriotizem .Dhe papritur perfundon ne bashkebisedim me nje antishqiptar te pandreqshemTani jam bindur qe Kurti la frike te marre pergjegjesi dhe shtyn kohen neper studio e televisive per te maskuar deshtimin ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje