Demokratët në zi, ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i njohur i Partisë Demokratike

3 Janar 2020, 21:53Sociale TEMA

Është ndarë nga jeta ish-deputeti demokrat Ali Gripshi. Mësohet se Gripshi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike për Peqinin si dhe një nga deputetët më aktiv të PD-së në qarkun e Elbasanit gjatë viteve të para të demokracisë.

Së fundmi Gripshi mbante postin e Sekretarit të Partisë Demokratike në Peqin.

Në vitin 2014, gjatë kohës që vendlindja e tij do t’i akordonte titullin “Qytetar Nderi” ai u shpall në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike, gjatë aksionit të madh që ndërmori qeveria e socialistëve për reformimin e energjisë në vend.

10 komente në “Demokratët në zi, ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i njohur i Partisë Demokratike”

  1. ME VJEN KEQ... says:

    Ngushllime familjes,,,!d

    1. vang says:

      Mos e humbisni etiken me te vdekurin.Nuk eshte tradite e shqiptarit .Lajmeruat vdekjen dhe thoni qe vodhi energjine? Kete thojeni kur te jete rasti jo ne lajmin e vdekjes.Une as e njoh dhe as votoj PD por duhen respektuar disa rregulla se nuk di te jete terrorist .Mos te behemi edhe ne si ata te pd qe sulmuan Ramen per termetin.

  2. Burgajeti says:

    Jo,jo eshte “shpifje”…
    Ne PD nuk ka hajdute ordinere.Atje ka vetem bose te vjedhjeve,me mbi dy shifra milione euro…
    Ky ndjese paste,por ka qene nje miush para Saliut,Lulit dhe kompanise te tyre…

  3. Ben says:

    Ishin mbushur rruget me lot,Democratet ne zi.As nuk i bje nder men democrateve per Liun.

  4. ?????? says:

    Nuk i bjer ne mend PD per ket aka vdek ajo..ngushellime familjes ..lereni PD se PD eshte parti kriminelash

  5. Inna says:

    Cfare interpretimi banal e I pakuptimte. Rrofsh o Luke gazetari se e ke gather pa mendje kete pallate.

  6. Beni says:

    Ngushellime familjes se mikut tim te mire Ali,i qofte dheu i lehte

  7. Shoku says:

    e paska merituar titullin”Qytetar Nderi ” per vjedhje energjie. Bravo Pd-ista qani ,qani per hajdutet….

  8. fshatari says:

    Ngushellime familjes ,por duhet te shtonit se ne ceremoni do te marrin pjese edhe Zigur Qorri,Adi e plete te tjere si ky llum!

  9. Xhoda says:

    Ngushellime familjes! I paharruar!
    Dhe ne morte fusni Partine? Mallkuar qofshi!
    Por ishte burre fisnik, jo militant e partiak.
    Ishte familjar i mrekullueshem dhe jo partiak militant!
    O njerez ai eshte nje qytetar, perpara se te jete i PD-se ai eshte njeri i Zotit, bashkeshort, baba, gjysh, xhaje, daje.
    Mos bre!
    Ali Gripshi ka kontribute pa find per Arsimin ne Peqin!
    Ai ishte mik i te gjitheve, mbi partitine kishte atdheun, qytetin, njerzit!
    Mos i lendoni njerzit ne ikje me balte partiake!
    I paharruar Ali Gripshi! U prehsh ne paqe!
    Ngushellime familjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje