Mjekët po ikin! Spitalet po boshatisen! Specialistët me përvojë kanë lënë sistemin shëndetësor për një punë më të mirë jashtë vendit. Ndërsa shumë mjekë të rinj nuk arritën të hynin në pavione. Me valixhet gati, me të marrë diplomën u larguan edhe ata.
Aurora dhe Elona Meta janë dy nga shumë mjekët shqiptarë të vendosur në Gjermani. Si të gjithë të rinjtë e shkëlqyer në mësime, edhe për dy motrat nga Patosi i Fierit, mjekësia ishte ëndrra dhe dëshira e tyre. E prekën, por nuk arritën të bënin betimin e Hipokratit në vendin e tyre. U larguan shumë arsye.
“Konkursi atëherë ka qenë goxha i vështirë, edhe në periudhën time, me forcat e mia dola në 20-shen e parë të fituesve për mjekësi. Dhe kjo ishte krenari në atë periudhë”, thotë Aurora. “Sa më afër vinte fundi që po shikoja që do të mbaroja dhe si ishte gjendja me punësimin dhe specializimin vihej re se kush do të bëhej pedagog, kush do të bëhej shef, ose që do të merrte një vend specialiteti. Pasi e nuhata që nuk kisha asnjë lloj perspektive vendosa që do të shkoj diku jashtë shtetit”.
“Duhet të vendosja a duhet të jetoja në Shqipëri, me të ardhura të kufizuara ku ardhmja është e reduktuar, apo do të jetoja në një vend si Gjermania, ku duhet të jap mbi 100%”, tregon Elona. “Më dha shumë motivacion ideja që motra iku dhe thashë edhe unë pas saj”.
Fillimi nuk është asnjëherë lehtë. Përballja me mjeket gjermanë dhe diskriminimi prej tyre përcillej edhe përmes të bardhës së bluzave. “Më kanë thënë direkt që ‘është më mirë të ikësh, ta lesh vendin tonë’ dhe në fillim mua mu duk diçka traumatike, por kjo më ndihmoi që të luftoja edhe më tepër”, kujton Elona.
Aspak miqësorë ishin dhe mjekët italianë në përballjet e parë me kolegët shqiptarë. “Mirë se erdhe në shtëpinë e gjarpërinjve!”… kjo ishte përshëndetja e mjekëve italianë ndaj Adela Sulejmanit, mjekes se re që u vendos në Itali pas një burse të fituar. Zgjodhi të flasë me pune dhe prej 5 vitesh po merret dhe me kërkim shkencor. “Në vitin 2014 mu ofrua një bursë nga “Policilinico Gemelli” i Romës dhe kam ardhur për të bërë kërkime shkencore dhe një master. Më pas vendosa të bëja konvertimin e diplomës dhe të punoja në Itali”, thotë Adela Sulejmani.
Pas shume vitesh punë, thyen kufijtë me koleget e huaj. Aurora Meta Dollenberg ka hapur klinikën e saj ne Volfenbytel në Gjermani. Punon mjeke familje, po ashtu si motra e saj, ndërsa Adela në Itali, ku tashmë ndihen të vlerësuara jo vetëm financiarisht. “Bursa që unë marr është 1600 euro, ndërsa kur bëj roje rroga shkon deri në 300 euro në ditë. Ndërkohë që pasi mbaroj specializimin varion në 3000 ose më shumë euro në muaj”, thotë Adela. “Në spitalin ku unë punoj janë 3 mjekë dhe 15 infermierë shqiptarë dhe rreth 40-45 ndihmësinfermiere”.
Nuk ka shifra zyrtare të mjekëve të punësuar vitet e fundit në Europë, ndërsa SOS-i për boshatisjen e spitaleve është dhënë nga shefat e shërbimeve, madje në specialitetet më të rëndësishme. “Në repartin e anestezi-animacionit, ne tashmë kemi mungesë personeli. Qeveria duhet të shpallë SOS-in. Të gjejë mjete për t’i mbajtur këto kontingjente”, thotë Agron Dogjani, kirurg në spitalin e traumës.
Por përse po ikin mjekët sipas drejtuesve më të lartë të ministrisë së shëndetësisë dhe çfarë politikash po ndjek për të frenuar eksodin e tyre? “Më pëlqen të përdor fjalën lëvizje e lirë e mjekëve”, thotë Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë. “Sikurse të gjitha profesionet kërkojnë mundësi në vend tjetër, edhe mjekët e bëjnë këtë. Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e ka në vëmendje të veçantë përmirësimin e kushteve të punës së mjekëve”.
Në spitalet e Tiranës mjekët janë më të ngarkuar, ndërsa në rrethe mungesat mbulohen përmes sistemit të patronazhimit, ku specialistë nga Tirana shkojnë disa herë në muaj për të kryer vizita në shërbimet që mungojnë. Ndërsa mjekëve specialistë, që punojnë për 6 deri 1 vit në një nga spitalet rajonale të vendit, iu ofrohet bonusi prej 250 mijë lekësh në muaj mbi pagë.
Por as kjo politikë nuk i ka ulur ikjet. Ne 4 vitet e fundit 650 mjekë janë larguar nga Shqipëria, afërisht sa numri i të diplomuarve për mjekësi në të njëjtën periudhë.
Ndërkohë, Aurora dhe Elona Meta, veç punës dhe familjes në Gjermani, kanë krijuar federatën e mjekëve, vijim i organizatës së mjekëve të së ardhmes krijuar që kur ishin studente. Tashmë synojnë edukimin në vazhdim të specialistëve të mjekësisë. Konferenca e radhës, me mjekë shqiptarë që punojnë në Tiranë dhe shtete të tjera të Europës, u mbajt në Milano.
Shkëmbimi i eksperiencave mes mjekëve shqiptarë në Europë do të vijojë, por kthimi për ta në Shqipëri duket i largët, gati i pamundur.
Nëse eksodi i mjekëve drejt vendeve të Europës do të vijojë me këto ritme, pas disa vitesh nuk do të kemi ku të vizitohemi në Shqipëri, e ndoshta për një vizitë rutinë do të shkojmë në Itali, apo Gjermani, ku janë të punësuar qindra mjekë shqiptarë.(a2)
Nuk e kuptoj pse nuk vijne ne Ameriken e Veriut. Nese je i zoti jep provimet, bej residencen dhe merr rroge 2-3 fishin e Gjermanise. Nje infermiere ben 80-120 mije. Mjeku mesatar 2-3 fishin e infermires. Plus nuk diskriminohesh si i huaj. Gjithsesi me mini shengen do zgjidhet problemmi plus brezi i vjeter nuk iken dot se as gjuhen e as ngarkesen nuk e perballon. Ekonomia e tregut e gjen zgjidhjen. Dhe sa per dijeni nese Shqiperia do hynte ne Europe ky fenomen do perforcohej se njerizit do punesoheshin lirisht kudo.
Kto qe kane ikur jashte dhe diplomuar me leket e taksapaguesve shqiptare, duhen me e pakta ne shenje humanizmi te paguajne bursa per koleget
tju japin shancin edhe atyne!
Po si mund te paguajn bursa duke lare bytha pleqesh e duke shtyre shtreter, edhe pse ideja jote eshte plotesisht e drejte. Ka shum shipeca qe e braktisin profesionin dhe atedheun per tu bere sherbetor ne nje vend te huaj, ku gjoja jetojne te “lire” pa guxuar te flasin edhe me vetveten. Le te ngopen “jete me te mire” si te huaj.
Si mendon ti? Eshte me mire te lajne bytha pleqesh e te jetojne me ndere, apo ta bejne fytyren bythe dhe te rjepin allexhijte qe shkoin ne spitale nga halli ne Shqiperi? Une do i sugjerja te paren, sepse njerezit qe jane me norma te qeshin po vodhe, po mashtrove etj jo se cfar pune ben
Nuk na thate sa taksa paguani…
Akoma ne Shqiperi paga dhe lodhja e mjekut nuk paguhet po Fare. Shqiperia parajsa politikaneve hajdut te medhej kane bere miliarda $$ kolegu no understand.
Ne shqiperi vetem me rroge nuk mundet njeri me jetu, i duhet ta beje fytyren bythe te nxjerr ndonje leke me Korruption ose ti bjere ne qafe hallexhijeve per ndonje leke. Normal qe ne vende te huaj eshte e veshtire, por kushe eshte i zoti ja dele dhe thote si une kam lindur dhe njehere. Ne shqiperi punoja 2 pune, gruaja ne pune dhe gjithmone rroba te perdorura blenim, i fusja makines 10 mij leke te vjetra karburant, kur iknim ne plazh kerkonim hotelet me te Lira e me kushtet cop cop.Tani ne gjermani punoi vetem nje pune mirembajtje ose Hausmeister si i thone ketu, po te e njejta firem gruaja pastruese, 40 ore Java jemi shume here me te qete, asnjehere nuk blejme te perdorura, makines i hedhim karburant gjithmone plot, per te takuar familjen shoket dhe miqet pushimet i beje ne Shqiperi dhe shkoim ku jane zonat me te bukura, qe i bie te dhjevsha krenarine qe une isha Oficer Policie e gruaja arsimtare , per 4 vjete ketu e kam mobiluar shtepin shume here me mire sesa 20 vjete pune ne Shqiperi, nuk e harroi kur iknin femijet ne shkolle me rezistence ne dore, dhe ku ne qender te tiranes, ose ajo pjesa kure nderrohej pushteti dhe iknin disa injorante militante koke boshe qe na e kishin nxire dhe vinte pala tjeter po e njejta prerje etj..Ndoshta bera zgjedhjen e gabuar por une preferoje qetesine dhe jo krenarine. Per Shqiperine me vjene keqe qe iken mjeket, policat, arsimtaret , dhe shume njerez te mire e me vlera kjo eshte fakte dhe humbje e madhe qe do shume kohe te rikuperohet ose nuk behet kurre