Ditët festive të ndërrimit të viteve nuk sollën qetësi në Kili. Në datat 30 dhe 31 dhjetor, mijëra protestues dolën sërish në rrugët dhe sheshet e vendit për të kërkuar kushte më të mira jetese, paga më të larta dhe taksa më të ulta nga Qeveria.
Protestat u shoqëruan me episode dhune, nga bombat molotov, gurët e sendet e tjera të forta, e deri tek gazi lotsjellës dhe “mundja klasike” mes policisë dhe protestuesve.
Në kryeqytetin Santiago, më 30 dhjetor protestuesit ngritën barrikada në rrugët kryesore të vendit, duke paralizuar gjithë qytetin, ndërsa policia u përpoq që të shpërndajë turmat me gaz lotsjellës dhe topa uji.
Protestat nisën në fund të tetorit në Santiago. Shkak u bë vendimi i pushtetit vendor për të rritur çmimin e biletës së metrove. Rritja nuk ishte domethënëse, por analistët dhe mediat ndërkombëtare e interpretojnë reagimin qytetar si derdhja e një kupe që po mbushej prej kohësh.
Qeveria vendase akuzohet se mbron interesat e klientëve të saj, që i dorovit përmes proceseve korruptive të privatizimit. Ekspertët thonë se kjo ka thelluar pabarazinë dhe ka rritur koston e jetesës për pjesën më të madhe të qytetarëve.
Demonstrators clash with security forces in Santiago, on October 24, 2019. - The United Nations said Thursday it would send a special mission to investigate human rights abuses in Chile, where a general strike went into its second day following a week of street protests that left 18 dead. (Photo by Pedro UGARTE / AFP)