Rama flet për projektet e rrugëve gjatë 2020-ës: Këtë vit, prioritet lançimi i tenderit ndërkombëtar për Thumanë-Rrogozhinë me pagesë

4 Janar 2020, 23:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama foli për projektet e rrugëve, që qeveria e tij pritet të nisë përgjatë vitit të saponisur 2020. I ftuar në emisionin “Java”, në TVSH, kreu i qeverisë deklaroi se një ndër projektet e mëdha të ditëve në vijim është ai i rrugës Thumanë-Rrogozhinë, që sipas tij, do të jetë me pagesë, pasi do të jetë rrugë e re.

Më tej, Rama tha se është e rëndësishme që projektet e rrugëve të jepen me koncesion (Partneriteti Publik Privat), në mënyrë që të mbarohen më shpejt. Këtu ai solli në vëmendje Rrugën e Arbrit, duke thënë se me PPP ajo do të mbarojë për 3 vite, ndërsa në të kundërt do të kërkonte 13 vite.

“S’kam asnjë lidhje me ato që bën agjencia e rrugëve. Një qeveri, ashtu si një familje, ku ka anëtarë të tjerë, nuk gjykohet nga cfarë ndodh në një rast apo në një tjetër, por gjykohet si reagon. Nëse reagon drejt, apo shtrembër.

Ne kemi reaguar që në sekondat e para dh eta cojmë cështjen në Prokurori. Prokuroria ka gjithë lirinë për të zbardhur cështjen. Këto gjëra është mirë të mos ndodhin, por nuk është se nuk kanë ndodhur edhe më parë, apo edhe në vendet e tjera. Për fat të keq, dicka e shëmtuar na pengoi për të cuar përpara projketin, por edhe cenoi kredibilitetin e një projekti të rëndësishëm”, tha Rama.

Cfarë do bëhet me Unazën?

Projekti do të vazhdoje dhe do të bëhet. Është riparë nga ana ime.

Më 2021-2022 a rrezikon Shqipëria të përplaset në një gropë financiare, sa i takon projekteve me PPP?

Merrni tenderat e rrugëve të bëra nga qeveria e mëparshme dhe shikojini se si kanë filluar e si kanë përfunduar. Shikoni Rrugën e Elbasanit, ndërkohë që Rruga e Arbrit nuk rritet dot, I është thënë privatit aq. Ne e dimë ku shkojmë. Po të shikosh tenderët e rrugëve janë katastrofë. Medemek kanë bërë rrugë ata, por unë s’e kam me ata, por me tenderët.

FMN ka një shqetësim, që ne e kemi adresuar, që ne e kemi vendosur në ligj, që detyrimet ndaj palëve për PPP nnuk munnd të kalojë 5% të buxhetit. Kjo do të thotë se ka tavan.

Milot-Balldren e keni hequr?

Nuk e kemi hequr, është aty. Ka kohën e vet. Thumanë-Kashar e kemi hequr. Këtë vit një nga gjërat e mëdha që do të bëjmë, do të lancojmë tenderin ndërkombëtar për Thumanë-Rrogozhinë me pagesë, se do jetë rurgë e re dhe me investim privat.

15 komente në “Rama flet për projektet e rrugëve gjatë 2020-ës: Këtë vit, prioritet lançimi i tenderit ndërkombëtar për Thumanë-Rrogozhinë me pagesë”

  1. Qytetar says:

    Hajd pra te shkreten te shofim dicka te hajrit, se u bene legjende rruget. Edhe ato rruge qe fillojne, pas pak kohesh fillojne problemet…
    Shpresojme tani qe gjerat te behen te sakta

    1. Kalec Dega says:

      Qytetari duhet te kuptoje cdo te thote me ‘ lancim ‘, Kriministri……..mire ben qe ka besim te “lancimet” e Kryeministrit, nese kupton. LOL!
      =
      LANCIMET????
      …. Po na njollos dhe shqipen ky neveri e vella siamez i Saliut.

  2. Zorro says:

    Kam disa muaj qe shetis ne shtetin e Michigani-it (SHBA)por brenda shtetit nuk ka asnje rruge me pagese,pervec rrugeve hyrese ne kete shtet.
    Pagese prej 1.5 dollar paguam vetem kur hyme ne kete shtet nga Chicago.
    Ndersa Rama u kerkon vellezerve kosovareve turiste nga 5 euro per veture e 45 euro per kamion,qe doemos i shtohen ne cmim shqiptareve bleres.

  3. Raimond vlonjati says:

    Ky hajduti Kryeminister ,
    kete vit do beje me pagese edhe rugen kombetare : kushine – nevojtore

    Nuk ka e ndalur, ky hajdut,
    cdo gje do behet me leke ne dore . Do ju rjepi te gjalle ky se tani ka edhe Banken te shoqes ku i fut parate qe ju vjedh taksapaguesve te varfer Shqiptare

  4. Dashnori i grus meros says:

    Milot-Balldren u kapet me presh ne duar o dashnori i grus meros. PPP i keni vene se ska me para buxheti, dhe vidhni parate e te ardhmes. Qeveri fashiste

  5. Zorro says:

    Ky merret me rruget kur ka 20 mije njerez pa shtepi nga termeti!
    Pse nuk flet bururania “NJESHI” i Rames,por flet dyshi?
    Kaq keq ia ka mbledhur bukurania ketij tellalli?

  6. Zigur Qarri says:

    Premtimet(mashtrimet) e “rilindjes”.Milva Ekonomi: Porti në Karpen, detajet e megaprojektit 5 miliardë USD.Parlamenti votoi projekt
    ligjin që i hap rrugë negocimit të kontratës me “Star Bridge Developments Limited” për ndërtimin e një porti në Karpen të Kavajës.
    Milva Ekonomi Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes i paraqiti parlamentit këtë projekt ligji për procedurën
    e veçantë të negocimit të kontratës me kompaninë qe do te ndërtoje portin.Bëhet fjalë për një investim strategjik me vlerë 5 miliard USD
    nga i cili pritet të krijohen 70.000 vende të reja pune. Në një intervistë për Tema Online Ministrja Milva Ekononi me detaje shpjegon projektin.23/07/2016.E gjith garda e”rilindasve” është përfshirë në afera korruptive,pa përjashtim.PPP-ja eshte plaçkitja prones publike
    nga privati ne bashkepunim me Qeverine mafioze te “rilindjes”ne dëm te Shtetit. Zaev dha dorheqje se nuk mbajti nje premtim,ate qe
    nuk u finalizua hapja e negociatave me BE-ne(megjithese u penalizua prej Shqiperise,sepse e meritonte).Ndersa talibani yne,nuk ka
    mbajtur asnje premtim,pra ka mashtruar per gjithshka,gati çdo Muaj te qeverisje nje afere korruptive,e ka kthyer Shqiperine ne
    Kolumbine e Europes,jan larguar te gjitha firmat e huaja serioze,largim masiv te shqiptareve,mjerim dhe kolaps te ekonomise,dhe akoma premton(mashtron)!Për shtëpinë në Surrel, si e bëtë, meqë keni deklaruar se punoni dhe merrni 2 mijë euro. Unë e justifikoj timen,
    po ju i justifikoni tuajat”, i tha D’Ramës studenti Bërdëllima në Vlorë. Nga ana e kryeministrit janë përmendur vitet që ka qënë në
    emigracion që sipas tij kanë qënë vite që ka nxjerrë përfitime të konsiderueshme. “Unë nuk kam deklaruar se kam vetëm 2 mijë euro
    kjo është gënjeshtër. Unë kam qenë emigrant dhe si emigrant, si të gjithë kam bërë edhe unë pjesën time të sakrificave në emigracion”.
    Kur vertetua qe Evin Escobar D’Drama nuk ka punuar as edhe nje Dite ne emigracion,pas dy Javesh nga deklarata ne Vlore,figura
    qendrore e groteskut më banal te politikes shqiptare tha,se Vilen ne Surrel e ka bere me Leket e Gruas se tij!Dhe ky mashtrues me
    patente,ky drogaxhi,eshte Kryeminister!Ne Vitin 2016 me firmen e Edvin D’Rames, fonde shteterore prej 500 mije dollaresh kaluan te fondacioni i Bienales së Venecias, ku vetë Rama ekspozon punimet e tij,piktura qe u cilesuan te nje adoloshenti nen efektin e droges.

  7. BE says:

    Nuk ka rruge apo autostrada me sakte ne evrope pa pagese. Edhe ne ato shtete ku nuk ka TOLLS, behet pagese sapo hyn ne ate shtet, prandaj mos e zgjasni, gjeni investitor te vijne se i kemi akoma rruget skandaloze

  8. 666 says:

    A ka institucion kombetar e nderkombetar qe ta kontrolloje leverdine e te gjitha rrugeve qe ben Rama me kosto super te larta duke lene popullin ne mjerim?
    I eshte bere mendja vetem rruge,se aty del edhe fitimi gjigand!

  9. Geen says:

    Shiko cfare prioriteti ka ky mjekerr cjapi:rruget!
    Po si rruget,more sharlatan kur ke 30 mije njerez pa shtepi e duhet te ndertosh mijra shtepi?
    Doemos rruget do kesh prioritet se aty te del llokma e madhe!

  10. ilir Berisha says:

    Shif njehere sa paguan ne Kroaci,Austri,Itali itj pastaj thuaj eshte shtrenjte.
    Per ato se hapin kush gojen por e bejne pagesen nje pe nje.Nders ane Shqiperi i duan falas te gjitha.

  11. gjergji says:

    o zorro apo Zorre.Shtepiat e demtuara apo te rrezuara nga termeti jane private.Ne asnje vend te botes shteti as riparon apo nderton shtepi te reja per private.Hiqeni mendjen prej “patave”Shteti nuk eshte donator apo filantrop.Me perjashtim te dhenies cadrave apo gjetjes se mendyrave te tjera per banim p.sh palestra,magazina,pallate sporti.Shpejtesia per ti sistemuar te demtuarit e termetit solli at qe ato edhe pas nje muaji nuk dalin nga hotelet ku jane sistemuar?Duan parat ne dore per demtimet apo qerat???!!!!Pse.Nga ana tjeter lind pyetja :pse duan cdo gje qyl(hajne e pijne ne hotele,ato tjeret marrin qira nga shteti) e ma teper kercnojne shtetin me “greve urije”.Pse duan qe demtimet ti paguaj shteti,kur ka kompani qe pronen apo mallin e patundeshem e ke te siguruar?Cfaj ka shteti qe ato nuk sigurojne shtepit e tyre.A ka vend te botes qe shteti ju nderton apo riparon shtepit e demtuara,qe ju paguan qirat e shtepijave familjeve te demtuara nga termeti apo qylaqijeve qe hane e pine ne hotel,bile tashma edhe te kercnojne? I madhe e I vogel jane ne kambe per ta vjedhur ket shtet kudo e ku te munden!!!!!!!

  12. Damiani says:

    Teatri do vazhdoje dhe kete vit……..bla bla bla, poturet veshur, atletet, xhupi i juventusit, syzet John Lennon, Zaho, Erjoni, Belinda, Hakiu, Arbeni, Legeni, kalastreni, vk…… I njejti muhabet, lloqe kavaje. Shpelarje truri pa fund

  13. Politikanët shqiptarë janë mafiozë says:

    1) Për mafien politike shqiptare PPP nënkupton – (P)astrim i (P)arave të (P)ista.
    Paratë e pista janë ato që janë vjedhur buxhetit të shtetit nga politikanët dhe paratë e drogës së trafikantëve të cilat bëhen bashkë dhe financojnë projekte të ndryshme në infrastukture nëpërmjet kompanive fantazma ‘ndërkombëtare’ më së tepërmi nga SHBA-ja e madhe.
    Këto kompani fantazma vijnë normalisht me aksionerë ‘ndërkombëtarë’ grekë qipriotë, indianë, italianë ,pakistanezë etj dhe sigurisht ata që ‘run the show’ janë dy-tre shqiptarë me emra të ndryshuar.

    2) Nuk është e vërtetë që në të gjithë BE-në duhet të paguash para për përdorimin e rrugëve ‘ pa të ngrihen trarët e të kalosh’. Në Angli p.sh. ata paguajnë vetëm një taksë të vogël vjetore rruge diku tek rreth 30-215 paund në bazë të tipit të makinës dhe skanë detyrime të tjera për rrugët. Në shtetet e tjera të BE-së ke opsione ku mund të përdorësh rrugë pa pagesë përveç rrugëve me pagesë.
    Le ti lejmë krahasimet me BE-në se jemi nja 200 vite mbas nga BE-ja , por Shqipëria si vend i varfër dhe vend në zhvillim me njerëzit ‘pa brekë në bythë’ duhet të ketë sa më shumë lehtësira për lëvizjen e tyre. Të shkojnë të punojnë e të blejnë e të shesin mallra nëpër qytete pa taksë rruge 6500 lekëshe, të vijnë vëllezërit tanë nga Kosova,apo turistë nga shtetet e tjera për turizëm e tregëti pa taksë rruge.
    Ky nga njëra anë do që të hapi kufijtë me ‘Mini-shengen’ të lëvizin njerëzit e mallrat pa pengesë dhe nga ana tjetër do ta mbushi Shqipërinë vetëm me trarë.

    3) E vërtetë që në botë qeveritë nuk meren me shtëpitë private të njerëzve në rastet individuale, por kur ka KATASTROFË NATYRORE siç ndodhi në vendin tonë apo siç po ndodh në Australi është detyra e shtetit ti mbrojë njerëzit, tu shpëtojë jetën dhe ti mjekojë , akomodojë e ti ushqejë deri sa të zgjidhen gjërat që nga siguracionet e deri te rimbursimet.
    Edhe shtetarët janë njerëz, pamvarësisht se këtu tek ne janë kafshë e su kërcet shumë për popullin që i kanë thithur gjakun, se kanë 30 vite që tallen me ne.

  14. Jepi drejtim sa me pare says:

    Do jete investim privat o komentus, pra do investohet per nje rruge te re 100% nga nje privat dhe padyshim do jete me pagese. Kush do kalon te rruga e vjeter , kush do kalon te rruga e re me pagese, sic e ka gjithe bota, ça boni kot bla bla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje